19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Do të doja të isha pranë teje, e shtrenjta konteshë; do të flisnim së bashku për

Bajronin e dashur, do të kujtonim kohën që kemi kaluar së bashku - për

shëtitjet tona, kur ai na dilte përpara me atë madhështinë e bukurisë së tij dhe

bisedat nuk do të kishin të mbaruar. Sigurisht që nuk të mungon simpatia e

miqve të tu; më ngushëllon mendimi që ndodhesh ndërmjet miqve dhe që

shijon kënaqësinë që miqësia e vërtetë mund të falë.

Sa frikë për këtë udhëtim! Çdo ditë bindem se Zoti na ka dhënë një forcë për

të parashikuar të këqijat. Por jemi të gjitha Kasandra; e kështu të verbra si

jemi, nuk bëjmë kujdes ndaj zërave të heshtur që dëgjohen në shpirt. Dhe kur

profecitë plotësohen, atëherë njihet e vërteta…

Zonja Williams ju lutet të pranoni shprehjet e simpatisë së saj. E shkreta ajo!

Është shumë keq: dobësuar sa të tmerron, me shëndetin të shkatërruar

plotësisht. Për ne jugorët nuk ka pranverë që shëron trupat e vuajtur; të

ftohtët, shiu dhe ndryshimet e motit dobësojnë dhe shkatërrojnë edhe trupat

më të fortë; dielli për ta është gjithmonë i zënë. Por le të mos flasim për këto

vogëlsira. Kjo fatkeqësi do të errësonte edhe qiellin e bukur të Italisë, ndërsa

lulet për ju nuk do të ishin gjë tjetër veçse zbukurime për varrin e dashurisë

suaj. Megjithatë, ki kurajo, siç duket kemi një ligj të ri të natyrës: do të

vdesim të gjithë të rinj! Pra, kurajë! Kështu që për ne rruga e panjohur e

vdekjes është e shënuar nga të dashurit tanë dhe kur të bëjmë po atë rrugëtim,

do të mbërrijmë në një vend të panjohur, ndërsa ata që duam do të jenë

ndërkaq atje dhe do të shpejtojnë të na urojnë mirseardhjen. Të vdesësh, për

ne, nuk do të jetë një ndarje nga të mirat e jetës, por një bashkim me të

shtrenjtët tanë që na i ka rrëmbyer Vdekja.

Eh! E shtrenjta ime, më shkruaj sa më shpejt (…)

305

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!