hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

Bajronin dhe miqtë e tij. Kam frikë se arsye të njëjta nuk do të shkojnë kot për të dhënë të njëjta pasoja, në qoftë se udhëtimi që po planifikoni, do të bëhet. E mësuar me mënyrat e urta të Italisë si jeni ju, madamë, vështirë se mund të hamendësoni se ç‘vrull ka mbërritur kjo urrejtje shoqërore në një moment më pak të lumtur. Mua më takon t’ua them këtë. Unë kam parë të gjithë ata që ishin më të dashur për mua të ndërlikuar në mënyrë të pashmangshme në këtë shpifje. Gjendja ime ka disa ngjashmëri me të vëllait tuaj dhe tamam për këtë, jam i zellshëm t’ju shkruaj gjithë këto, t’ju shkoqis të gjitha prapësitë, të cilat për dreq i kam vuajtur vetë. Jemi tashmë motra në fatkeqësi! 72 Meri Shelli - Teresa Guiccioli Shumë e dashur mikeshë, Si mund t’ju shkruaja? Si të shpreh dhimbjen e madhe që më sëmbon zemrën? E shkreta Terezë! Jemi tashmë motra në fatkeqësi! Ndruhem se mos letra ime ta dyfishon trishtimin tënd dhe, fatkeqësisht, ndiej se s’ka për të ngushëlluar ndopak. Nuk mund të përdor fjalë të përgjithshme për t’ju ngushëlluar, sepse e di që ato nuk shprehin shumë. Si mundem të them se paqja do jetë me ju atëherë kur koha të ketë shëruar plagët e dhimbjes, nëse e ndjej se, për këto plagë, koha nuk mund të bëjë asgjë? Për ditë e më shumë ndiej brenda meje se sa pak vlen bota kur ajo çka do, të mungon. A nuk e ka thënë vetë i shtrenjti Bajron (ai që njihte me themel zemrën e femrës) se gjithë ekzistenca e një femre varet nga dashuria dhe, atëherë kur ajo humbet të dashurin, nuk i mbetet tjetër veçse të gjejë strehë në To love again and be again union (anglisht ne tekst: Të dashurosh përsëri dhe të bashkohemi përsëri). Por ne, e shtrenjta Guccioli, nuk e kemi këtë strehëzë. Fati na dha të dyjave shpirtrat e parë që deshëm dhe, tani që i humbëm ata, nuk ka për ne një dashuri të dytë; dhe zemrat tona, më shumë se kurrë të vetmuara, nuk janë gjë tjetër veçse monumente që tregojnë lumturinë që është varrosur aty. Dhe e pashë për herë të fundit! Nuk kam për të parë më kurrë më të bukurin e të gjithë burrave, këtë krijesë të lumturuar që ishte mburrja e gjithë botës; kurrë s’kam për të dëgjuar zërin e tij duke lexuar një poezi të re, fryt i gjenisë së tij të paarritshme. E di që nuk duhet të shfrej në këtë mënyrë duke të shkaktuar lot tani që sytë e mi janë të mjegulluar nga lot të dhimbshëm. Kur unë humba gjysmën e dashur të vetes time, asgjë nuk më ngushëlloi më shumë se sa fjalët tij, më qetësonin aq shumë ato, dhe marr me mend tani se edhe ju do të doni të ndjeni në vuajtjet e një mikeshe të Bajronit, jehonën e lotëve të tu. 72 Përkthyer nga origjinali, Petraq Truja. 304

Do të doja të isha pranë teje, e shtrenjta konteshë; do të flisnim së bashku për Bajronin e dashur, do të kujtonim kohën që kemi kaluar së bashku - për shëtitjet tona, kur ai na dilte përpara me atë madhështinë e bukurisë së tij dhe bisedat nuk do të kishin të mbaruar. Sigurisht që nuk të mungon simpatia e miqve të tu; më ngushëllon mendimi që ndodhesh ndërmjet miqve dhe që shijon kënaqësinë që miqësia e vërtetë mund të falë. Sa frikë për këtë udhëtim! Çdo ditë bindem se Zoti na ka dhënë një forcë për të parashikuar të këqijat. Por jemi të gjitha Kasandra; e kështu të verbra si jemi, nuk bëjmë kujdes ndaj zërave të heshtur që dëgjohen në shpirt. Dhe kur profecitë plotësohen, atëherë njihet e vërteta… Zonja Williams ju lutet të pranoni shprehjet e simpatisë së saj. E shkreta ajo! Është shumë keq: dobësuar sa të tmerron, me shëndetin të shkatërruar plotësisht. Për ne jugorët nuk ka pranverë që shëron trupat e vuajtur; të ftohtët, shiu dhe ndryshimet e motit dobësojnë dhe shkatërrojnë edhe trupat më të fortë; dielli për ta është gjithmonë i zënë. Por le të mos flasim për këto vogëlsira. Kjo fatkeqësi do të errësonte edhe qiellin e bukur të Italisë, ndërsa lulet për ju nuk do të ishin gjë tjetër veçse zbukurime për varrin e dashurisë suaj. Megjithatë, ki kurajo, siç duket kemi një ligj të ri të natyrës: do të vdesim të gjithë të rinj! Pra, kurajë! Kështu që për ne rruga e panjohur e vdekjes është e shënuar nga të dashurit tanë dhe kur të bëjmë po atë rrugëtim, do të mbërrijmë në një vend të panjohur, ndërsa ata që duam do të jenë ndërkaq atje dhe do të shpejtojnë të na urojnë mirseardhjen. Të vdesësh, për ne, nuk do të jetë një ndarje nga të mirat e jetës, por një bashkim me të shtrenjtët tanë që na i ka rrëmbyer Vdekja. Eh! E shtrenjta ime, më shkruaj sa më shpejt (…) 305

Bajronin dhe miqtë e tij. Kam frikë se arsye të njëjta nuk do të shkojnë kot

për të dhënë të njëjta pasoja, në qoftë se udhëtimi që po planifikoni, do të

bëhet. E mësuar me mënyrat e urta të Italisë si jeni ju, madamë, vështirë se

mund të hamendësoni se ç‘vrull ka mbërritur kjo urrejtje shoqërore në një

moment më pak të lumtur. Mua më takon t’ua them këtë. Unë kam parë të

gjithë ata që ishin më të dashur për mua të ndërlikuar në mënyrë të

pashmangshme në këtë shpifje. Gjendja ime ka disa ngjashmëri me të vëllait

tuaj dhe tamam për këtë, jam i zellshëm t’ju shkruaj gjithë këto, t’ju shkoqis

të gjitha prapësitë, të cilat për dreq i kam vuajtur vetë.

Jemi tashmë motra në fatkeqësi! 72

Meri Shelli - Teresa Guiccioli

Shumë e dashur mikeshë,

Si mund t’ju shkruaja? Si të shpreh dhimbjen e madhe që më sëmbon

zemrën? E shkreta Terezë! Jemi tashmë motra në fatkeqësi! Ndruhem se mos

letra ime ta dyfishon trishtimin tënd dhe, fatkeqësisht, ndiej se s’ka për të

ngushëlluar ndopak. Nuk mund të përdor fjalë të përgjithshme për t’ju

ngushëlluar, sepse e di që ato nuk shprehin shumë. Si mundem të them se

paqja do jetë me ju atëherë kur koha të ketë shëruar plagët e dhimbjes, nëse e

ndjej se, për këto plagë, koha nuk mund të bëjë asgjë? Për ditë e më shumë

ndiej brenda meje se sa pak vlen bota kur ajo çka do, të mungon. A nuk e ka

thënë vetë i shtrenjti Bajron (ai që njihte me themel zemrën e femrës) se

gjithë ekzistenca e një femre varet nga dashuria dhe, atëherë kur ajo humbet

të dashurin, nuk i mbetet tjetër veçse të gjejë strehë në To love again and be

again union (anglisht ne tekst: Të dashurosh përsëri dhe të bashkohemi

përsëri).

Por ne, e shtrenjta Guccioli, nuk e kemi këtë strehëzë. Fati na dha të dyjave

shpirtrat e parë që deshëm dhe, tani që i humbëm ata, nuk ka për ne një

dashuri të dytë; dhe zemrat tona, më shumë se kurrë të vetmuara, nuk janë gjë

tjetër veçse monumente që tregojnë lumturinë që është varrosur aty.

Dhe e pashë për herë të fundit! Nuk kam për të parë më kurrë më të bukurin

e të gjithë burrave, këtë krijesë të lumturuar që ishte mburrja e gjithë botës;

kurrë s’kam për të dëgjuar zërin e tij duke lexuar një poezi të re, fryt i gjenisë

së tij të paarritshme. E di që nuk duhet të shfrej në këtë mënyrë duke të

shkaktuar lot tani që sytë e mi janë të mjegulluar nga lot të dhimbshëm. Kur

unë humba gjysmën e dashur të vetes time, asgjë nuk më ngushëlloi më

shumë se sa fjalët tij, më qetësonin aq shumë ato, dhe marr me mend tani se

edhe ju do të doni të ndjeni në vuajtjet e një mikeshe të Bajronit, jehonën e

lotëve të tu.

72 Përkthyer nga origjinali, Petraq Truja.

304

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!