hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

gruaja ime, ish-dashnore e Lord Bajronit 66 . Por, sa do të zgjatej kjo dashuri në krahët e entuziazmit? Dëshpërimi i Terezës ishte i pangushëllimtë kur mësoi se Bajroni përgatitej për të shkuar në Greqi. Kupidoni i verbër ishte e pashmangshme të mos bënte krahë e të ikte. Bajroni me parimin, se: Dashuria për burrin është një rast i veçantë i jetës së tij, kurse për gruan është gjithë jeta e saj, - parandjente se nektarin e dashurisë tek ajo “lule kontesha”, e kishin thithur dhe mbaruar. Letra e Teresa Guicciolit drejtuar z. Hobhouse Pas largimit te Hobhouse-it, Teresa Guiccioli i dërgoi atij një letër, në stil zyrtar, në të cilën, ndoshta, tregon se sa me finesë ajo kishte marrë me mend mosmiratimin e tij për të: Në anën e sipërme të zarfit: To The Honorable / J.C. Hobhouse/ Florence 23, shtator, 1822 Fort i nderuari Zotëri Do të gjeni këtu brenda një letër plot sqarime të babait tim drejtuar Markezë Sacrati-t, një kushërirë e jona, njohja me të cilën shpresoj të të shërbejë në Romë dhe shoqëria më të cilën të mos jetë e bezdisshme. Ndërkohë, me kënaqësi të madhe, përfitoj nga rasti për t’ju shprehur ndjenjat e konsideratës time dhe për t’ju siguruar për vlerësimin që më jep njohja me ju. Imzot, pasi vuajti shumë për dy ditë rresht nga dhimbjet e reumatizmës, tani ndjehet më mirë në sajë të një kure të menduar nga Vacca, i cili ka një butësi të çuditshme në raste të tilla, për të cilën nuk kam ç’të mendoj tjetër veçse ndikimit të këshillave tuaja të urta. Dhe kjo gjë është për mua një ngushëllim i madh - i cili do më bëjë të kujtoj praninë tuaj për ta mbajtur ashtu siç duhet - si ajo e një gjeniu bamirës - që edhe sikur ta dëshiroja nuk do më largonte cilësitë e rralla si dhe kënaqësinë për ta parë më të gëzuar Bajronin. Unë shpresoj se do të bëni, dhe keni për të bërë, një udhëtim të këndshëm për aq sa lejon stina me kohë të paqëndrueshme, e cila mund ta bëjë jo të sigurt nisjen tuaj, por që mund të bëhet të mërkurën e ardhshme. Mora guximin t’ju 66 Tereza në vitin 1832 shkoi për pelegrinazh në Londër për të vënë një buqetë me lule mbi varrin e Bajronit. I bën vizitë Augustës, duke biseduar me të për orë të tëra me kujtimin e Bajronit. Kontesha martohet në moshën pesëdhjetëvjeçare përsëri me Markezin Buassi. Në sallonin e madh të shtëpisë në Paris kishte portretin e Bajronit. Kur vdiq markezi, shkroi kujtimet e saj për Bajronin. Lamartini shkon dhe e viziton shpesh për të shkruar dhe ai më vonë kujtimet, sipas mënyrës së tij. 300

shkruaj në italisht, gjë për të cilën ju kërkoj falje, meqenëse ju e njihni kaq mirë gjuhën tonë. Imzot ju dërgon të fala të përzemërta si dhe me shumë respekt dy zonjave, motrave tuaja. Ju lutem pranoni të përsëris vlerësimin dhe mirënjohjen time, duke e quajtur veten, shërbëtorja juaj e përkushtuar. Teresa Guiccoli Gamba Krenohu, mbret i këngëve të pavdekshme! Kujtimet e Lamartinit Intermezzo “Bajroni qe një nga magët e mëdhenj të romantizmit evropian. Sindroma e romantizmit është e ndikuar nga lëvizjet kalodoiskopike të Evropës në këtë shekull. Revolucioni francez u bë heraldika shpirtërore e lirisë... Poetët u bënë apostolues të lirisë dhe të principeve të mëdha të romantizmit”- shkruan poeti Moikom Zeqo. Lamartini ishte dy vjet më i vogël se Bajroni. Në vitin 1819 lexoi Kursarin, Lara, Manfredin. I dehur me poezinë e Milodrit, në vitin 1820, botoi përmbledhjen poetike Premiers Meditations poetizues, duke i kushtuar disa poezi Bajronit Toi, dont le monde entiere ignore le vrai nom (Ty, që të gjithë të mohojnë emrin e vërtetë). Në vitin 1829 shkroi Çajlld Haroldin e vet, Denier Chant du peterinage d’Harold. Tereza i përgjante si tip me Sanseverinën, te Manastiri i Parmës i Stendalit, e cila pohonte se një dashuri e zjarrtë meriton sakrifica dhe duhet të zgjedhësh atë në vend të banalitetit të një dashurie bashkëshortore. Njihet me Terezën në Romë, në festimet e Vitit të Ri – 1827. E viziton në shtëpi, me kopshtin e madh gjithë lule, me aroma, që i bënte më shprehëse kujtimet e bukura të dashurisë së saja. Me lajtmotivin, që përsëriste: Oh sa i bukur që Bajroni ishte!, dukej se ftonte nga qiejtë “Këngën e Këngëve” të jetës së saj: Dieu! Qu’l etanit beau!... Duke lozur në kitarë dhe në piano, këndonte copëza kanconetash me tekst të Bajronit, para portretit të Poetit. Mbi piano libri me kujtimet e saj Storia 67 . Leximi i kujtimeve të Terezës e nxiti edhe më shumë Lamartinin për të shkruar librin e tij Vie de Byron 68 . Në vitin 1828 Lamartini shkoi në Florentinë që të bisedonte me ledin Blessing. Ledi shkruan, se, Lamartini ishte shumë i bukur, xhentëlmen, që nuk të bënte të dyshoje se ishte poet! Ajo i hapet me kujtime befasuese, duke 67 Tereza Guiccoli shkroi në frëngjisht Lord Byron juge par les temoins de sa vie. Në frëngjisht la dorëshkrimin rreth 1700 faqesh në Bibliotekën Classense të Ravernës, me titull La Vie de Lord Bayron en Italie. ( P. Kanelopçulu f. 171) 68 Për Lamartinin dhe Bajronin u shfrytëzuan informacionin që na jep shkrimtarja angleze Fiona MaCarthy, në librin Bajroni jeta dhe legjenda, f. 553- 554 301

shkruaj në italisht, gjë për të cilën ju kërkoj falje, meqenëse ju e njihni kaq

mirë gjuhën tonë. Imzot ju dërgon të fala të përzemërta si dhe me shumë

respekt dy zonjave, motrave tuaja. Ju lutem pranoni të përsëris vlerësimin dhe

mirënjohjen time, duke e quajtur veten,

shërbëtorja juaj e përkushtuar.

Teresa Guiccoli Gamba

Krenohu, mbret i këngëve të pavdekshme!

Kujtimet e Lamartinit

Intermezzo

“Bajroni qe një nga magët e mëdhenj të romantizmit evropian. Sindroma e

romantizmit është e ndikuar nga lëvizjet kalodoiskopike të Evropës në këtë

shekull. Revolucioni francez u bë heraldika shpirtërore e lirisë... Poetët u

bënë apostolues të lirisë dhe të principeve të mëdha të romantizmit”- shkruan

poeti Moikom Zeqo.

Lamartini ishte dy vjet më i vogël se Bajroni. Në vitin 1819 lexoi Kursarin,

Lara, Manfredin. I dehur me poezinë e Milodrit, në vitin 1820, botoi

përmbledhjen poetike Premiers Meditations poetizues, duke i kushtuar disa

poezi Bajronit Toi, dont le monde entiere ignore le vrai nom (Ty, që të gjithë

të mohojnë emrin e vërtetë). Në vitin 1829 shkroi Çajlld Haroldin e vet,

Denier Chant du peterinage d’Harold. Tereza i përgjante si tip me

Sanseverinën, te Manastiri i Parmës i Stendalit, e cila pohonte se një dashuri

e zjarrtë meriton sakrifica dhe duhet të zgjedhësh atë në vend të banalitetit të

një dashurie bashkëshortore. Njihet me Terezën në Romë, në festimet e Vitit

të Ri – 1827. E viziton në shtëpi, me kopshtin e madh gjithë lule, me aroma,

që i bënte më shprehëse kujtimet e bukura të dashurisë së saja. Me

lajtmotivin, që përsëriste: Oh sa i bukur që Bajroni ishte!, dukej se ftonte nga

qiejtë “Këngën e Këngëve” të jetës së saj: Dieu! Qu’l etanit beau!...

Duke lozur në kitarë dhe në piano, këndonte copëza kanconetash me tekst të

Bajronit, para portretit të Poetit. Mbi piano libri me kujtimet e saj Storia 67 .

Leximi i kujtimeve të Terezës e nxiti edhe më shumë Lamartinin për të

shkruar librin e tij Vie de Byron 68 .

Në vitin 1828 Lamartini shkoi në Florentinë që të bisedonte me ledin

Blessing. Ledi shkruan, se, Lamartini ishte shumë i bukur, xhentëlmen, që

nuk të bënte të dyshoje se ishte poet! Ajo i hapet me kujtime befasuese, duke

67 Tereza Guiccoli shkroi në frëngjisht Lord Byron juge par les temoins de sa vie. Në

frëngjisht la dorëshkrimin rreth 1700 faqesh në Bibliotekën Classense të Ravernës, me

titull La Vie de Lord Bayron en Italie. ( P. Kanelopçulu f. 171)

68 Për Lamartinin dhe Bajronin u shfrytëzuan informacionin që na jep shkrimtarja

angleze Fiona MaCarthy, në librin Bajroni jeta dhe legjenda, f. 553- 554

301

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!