hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

si Promete i shekullit të vet. Nga italianët: miku më i bukur i lirisë. Nga grekët do të krahasohej me Adonisin, Apolonin dhe heroin më fisnik të Pavarësisë. Mendjet, më të ndritura të Evropës dhe të botës, e konsideruan njeriun e tyre, për artin e tij, pikëpamjet demokratike, antiabsotuliste. Sa për ta ilustruar këtë mendim, nga dhjetëra shembuj, përmendim: Gëtia deshi të plazmonte figurën e tij në pjesën e dytë të “Faustit”, Delakruain e frymëzoi për ciklin e kompozimeve në pikturë, Verdin, Paganin e shumë të tjerë në muzikë. Tenisoni, Skoti, Hygoi, Lamartini, Floberi, Pushkini, Lermontovi, Dostojevski, Miskeviçi, Edgar Allan Poe, George Richard Wilson Knight e shpirtëzuan Milordin me metaforën më të zjarrtë liridashëse. Bajroni, i cili u foli popujve me zemër dhe jo me fjalë, gati njëqind herë e botuan dhe ribotuan Çajlld Haroldin, në atdheun e Xhorxh Uashingtonit, që poeti e pati idhull, kësisoj se ai nuk shkeli mbi kombet e tjera që të çlironte popullin e vet. Libri, pra, fton për një udhëtim në anijen me vela, pa kapedan. Anije së cilës i japin flatra fjollat e erërave poetike, nëpër dete e stere të njohura e të panjohura, plot me lojëra fati, aventura dashurie, patos dhe dhimbje, në këndvështrimin e shumë njerëzve të përfshirë tek Bajroni: Poeti i të gjithë epokave. Tereza Guiccioli (Gamba) Tereza, në sallonin e konteshës Albrizzi, plotësonte kostelacionin e yllësisë së bukurisë femërore. Me “romantiken kryeneçe” aventura nisi me një copëz letër, që ia lë në dorë tek largohet. Shkruante se dëshironte ta takonte, duke i lënë orën e vendin e takimit. Më 29 qershor, i shkruante Murray-t: “...kalëroj ose prij çdo ditë nëpër pyll e në pishnajë... dhe shoh çdo ditë Damën time në orë të sakta (o të gabuara)... Duke e humbur atë, do të humbja një krijesë që ka rrezikuar shumë për mua, kështu kam arsye të shumta për ta dashur... Unë nuk e di se çfarë do të bëja nëse ajo do të vdiste... nëse nuk do të më ikë mendja e kokës...” Letrën të shoqëruar me poezi-parodi ia dërgon poetit Moore në Londër, që ta shkëpuste nga prozaizmi londinez dhe të harmonizohej për pak çaste me serenatat mbi gondolat e Kanalit të Madh. Thomas Moore, me të vërtetë la Londrën për të shijuar mrekullitë e Venecias dhe për të soditur hiret e koketës elegante, tetëmbëdhjetëvjeçare, konteshës Tereza 63 . 63 Tereza Gamba Guccioli ishte e bija e Ruggero Gamba, nga familjet e vjetra aristokrate të Ravenës, me origjinë rumune. I ati ishte një pjesëtar energjik në lëvizjen për pavarësinë e Italisë. Tereza pasi mbaroi shkollën e mesme në Manastirin Santa Chiara në Faenza, martohet me kontin Alessandro Guiccoli, dyzet vjeç më i madh. Pas mosmarrëveshjes me të shoqin, i cili e pat zënë në flagrancë në Ravenë me 296

Ajo ishte dhe s’ishte Molla e Ndaluar e Dhiatës së Vjetër! I shoqi i saj, konti Aleksandri Guiccioli, ishte mëse shtatëdhjetëvjeçar, i martuar disa herë, me lidhje të shumta jashtëmartesore, me katër a pesë kopile të zëna nëpër orgji me kamerieret. Takimet e fshehta, me plot trille, i japin ndjesinë fatlume l’ultima mia Passione, tek shijonte eliksirin e buzëve të saj. Vila Foscarini, La Mira, ku bujti, bëhet çerdhja e tyre. Bashkëjeton mes qetësisë së natyrës, nxitet të rishkruajë nga përkëdheljet karizmatike të një gruaje frymëzuese. Detaje këto që ajo i përshkruan në kujtimet e saj. Rrinin orë të tëra në kopshtin me portokalle duke lexuar poezitë dhe mandej Terreza merrte kitarën e këndonte. Bajroni, i dashuruar, shkruante këngët në çdo çast kur i shkrepte, në çdo letër që gjente përpara. Vinte mandej m’i lexonte, gjithë qejf, por që gjatë recitimit, bënte ndreqjen e poezive, qeshte, qeshte, qeshte, me gjithë patos, i përmbyste mandej poezitë, që të tingëllonin më të bukura... Megjithëse si temperament ishte flegmatik. Ndjente se dashuria që lindi, rronte dhe do të vdiste ndër sytë. Piktori amerikan William Edward West, me porosi të Mouri-t, në prill 1822 i bën portretin Bajronit dhe dëgjon nga dhoma përbri zërin e Terezës. ”Mbeta i mahnitur. Flokët e saj të verdha binin të shpleksura mbi supet dhe drita e diellit i bënte të dukeshin të florinjta. Buzëqeshja romantike, sytë e saj shumë të bukur, metamorfozoheshin në vegim qiellor” - shkruan Wets-i i cili i pikturon dhe Terezës portretin. Letër e Bajronit për Terezën George Gordon, Lord Byron to Teresa Guiccioli Bologna, 25 August, 1819 My dearest Teresa, I have read this book in your garden, my love, you were absent, or else I could not have read it. It is a favorite book of mine. You will not understand these English words, and others will not understand them, which is the reason I have not scrawled them in Italian. But you will recognize the handwriting of him who passionately loved you, and you will divine that, over a book that was yours, he could only think of love. In that word, beautiful in all languages, but must so in yours - Amor mio - is comprised my existence here and thereafter. I feel I exist here, and I feel that I shall exist hereafter, to what purpose you will decide; my destiny rests with Bajronin, kërkon nga Papa i Romës ndarjen, e cila i jepet me ndërmjetësinë e të atit të Terezës. Pasi i ati me të vëllain, Pietron, largohen nga Italia për të mos u arrestuar, Tereza bashkëjeton me Bajronin, derisa ndahet në Pizë. 297

si Promete i shekullit të vet. Nga italianët: miku më i bukur i lirisë. Nga

grekët do të krahasohej me Adonisin, Apolonin dhe heroin më fisnik të

Pavarësisë.

Mendjet, më të ndritura të Evropës dhe të botës, e konsideruan njeriun e tyre,

për artin e tij, pikëpamjet demokratike, antiabsotuliste. Sa për ta ilustruar këtë

mendim, nga dhjetëra shembuj, përmendim: Gëtia deshi të plazmonte figurën

e tij në pjesën e dytë të “Faustit”, Delakruain e frymëzoi për ciklin e

kompozimeve në pikturë, Verdin, Paganin e shumë të tjerë në muzikë.

Tenisoni, Skoti, Hygoi, Lamartini, Floberi, Pushkini, Lermontovi,

Dostojevski, Miskeviçi, Edgar Allan Poe, George Richard Wilson Knight e

shpirtëzuan Milordin me metaforën më të zjarrtë liridashëse. Bajroni, i cili u

foli popujve me zemër dhe jo me fjalë, gati njëqind herë e botuan dhe

ribotuan Çajlld Haroldin, në atdheun e Xhorxh Uashingtonit, që poeti e pati

idhull, kësisoj se ai nuk shkeli mbi kombet e tjera që të çlironte popullin e

vet.

Libri, pra, fton për një udhëtim në anijen me vela, pa kapedan. Anije së cilës i

japin flatra fjollat e erërave poetike, nëpër dete e stere të njohura e të

panjohura, plot me lojëra fati, aventura dashurie, patos dhe dhimbje, në

këndvështrimin e shumë njerëzve të përfshirë tek Bajroni: Poeti i të gjithë

epokave.

Tereza Guiccioli (Gamba)

Tereza, në sallonin e konteshës Albrizzi, plotësonte kostelacionin e yllësisë

së bukurisë femërore. Me “romantiken kryeneçe” aventura nisi me një copëz

letër, që ia lë në dorë tek largohet. Shkruante se dëshironte ta takonte, duke i

lënë orën e vendin e takimit.

Më 29 qershor, i shkruante Murray-t: “...kalëroj ose prij çdo ditë nëpër pyll e

në pishnajë... dhe shoh çdo ditë Damën time në orë të sakta (o të gabuara)...

Duke e humbur atë, do të humbja një krijesë që ka rrezikuar shumë për mua,

kështu kam arsye të shumta për ta dashur... Unë nuk e di se çfarë do të bëja

nëse ajo do të vdiste... nëse nuk do të më ikë mendja e kokës...”

Letrën të shoqëruar me poezi-parodi ia dërgon poetit Moore në Londër, që ta

shkëpuste nga prozaizmi londinez dhe të harmonizohej për pak çaste me

serenatat mbi gondolat e Kanalit të Madh. Thomas Moore, me të vërtetë la

Londrën për të shijuar mrekullitë e Venecias dhe për të soditur hiret e koketës

elegante, tetëmbëdhjetëvjeçare, konteshës Tereza 63 .

63 Tereza Gamba Guccioli ishte e bija e Ruggero Gamba, nga familjet e vjetra

aristokrate të Ravenës, me origjinë rumune. I ati ishte një pjesëtar energjik në lëvizjen

për pavarësinë e Italisë. Tereza pasi mbaroi shkollën e mesme në Manastirin Santa

Chiara në Faenza, martohet me kontin Alessandro Guiccoli, dyzet vjeç më i madh.

Pas mosmarrëveshjes me të shoqin, i cili e pat zënë në flagrancë në Ravenë me

296

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!