19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

DHIONIS QIRZIDHI

Nga jeta e Bajronit...

(Din viaţa lui Byron)

Ky libër nuk ka si qëllim historinë e jetës së furishme të Bajronit: poet dhe

personazh, as të bëjë analizën e veprës së tij. Me anë të këtij libri, pas leximit

të dhjetëra biografive, monografive, studimeve, do të përpiqemi të tregojmë

jo vetëm të thënat, por sidomos të pathënat, të njohurat, por dhe të

panjohurat për lexuesin kureshtar; misteret që e shndërruan shtegtarin e

dashurisë në simbol të shtegtarit të lirisë.

Një kreshtë dallge e lirë e cila udhëtonte nëpër vite lufte, atje ku e drejtonin

erërat poetike, përplasej shkëmbinjve buzë Jonit. Mes shkulmeve të dallgëve,

ashtu si në mitet, përlind “Afërditën bajroniane”, Çajlld Haroldin. Ngjitet

majë Alpeve, haplehtë buzë liqenit Leman dhe grykës së Ronit: “Vendlindja

e dashurisë për natyrën”. Kalëron prej Po-së në Arno. Tek “Ura e

Psherëtimave”, në Venedik, këndon me gondolierët kanconeta me vargje të

Turquato Tassos. Mban iso në këngën korale me Të rreptët bijt’ e shqipes!:

”Bo-bo-bo-bo-bo-bo-bo, Burra, Burra...”. Mediton tek shushurima e

Aousës 60 së lashtë. Fle, ku e zë nata; pranë zjarrit, mbuluar me gunën e bariut.

Herë mbi rrogoz o mbi hejbet, me kacekë me lëkurë dhie plot me verë. Nga

dritaret e vogla të shtëpive të mikpritësve të tij: pamjet e korijeve plot

koçimare. Fshatrat i sodit, ashtu siç i ka përshkruar Virgjili: “brofnin si dhitë

e varura ndër shkëmbinj”. 61 Mëngjesi e gjen në pallat, mbrëmja në kasolle

lopësh. Të nesërmen me një admiral. Muzgu i hirtë i dimrit, me kleftët.

Ulet këmbëkryq. Pi raki, “shpirtin e zjarrtë që nxjerrin nga rrushi”. Nën

flakëritjen e zjarrit: magjia e valleve shqiptare. Në majë-malet blu

Akrokeraune, “me syrin e zemrës” 62 sheh dymbëdhjetë shqiponjat që

fluturonin në Parnas. Fantazon Karontin tek pinte eliksirin. Harpën e Orfeut.

Zërin e Najadës. Shijimin e ambrozës. Frymëmarrjen e dallgës lozonjare, që i

qahet bregut të detit. Buçimën e oqeanit. Ulërimën e talljes.

Në mendimet fisnike, në aktet kalorësiake, shpirti i tij shpërthen brigjeve të

Mesdheut me vetëflijimin për lirinë. Nëpërmjet poezive zbuloi imazhin e

Greqisë dhe Shqipërisë, me pasione dhe ngjyra më të gjalla, vënde, që

banoheshin nga qytetarë, bashkëkohës, të cilëve u takonte një fat më i mirë.

Poeti i çudirave të mëdha, në Olimpin poetik, do të adhurohej nga shqiptarët

60 Emri i vjetër i lumit Vjosë.

61 Xhon K. Hobhouse, “Letra nga Shqipëria”, f. 94.

62 Varg nga “Prometheu” i Eskilit.

295

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!