19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

qytetërimit, duke mbetur disa nga qytet më të vjetër jo vetëm në Ballkan, por

edhe më gjerë. Bijtë e këtyre trevave u bënë burra shteti me emër në

Perandorinë e Bizantit. Anasatasi i Durrësit u bë perandor, Shën Eleuteri,

Gjon Françesk Albani u zgjodhën Papë të Romës, Nifoni u zgjodh Patrik në

Patrikanën e Stambollit; familja e Qypërlinjeve menaxhoi Perandorinë

Osmane; Kapodistria u zgjodh i pari kryeministër në shtetin Helen;

Françesko Krispi – nga të parët kryministra të Republikës Italiane, ndërsa

Gjerjgj Kastrioti, në kohën kur pushtimet osmane kërcënonin pushtimin e

Europës dhe Kristianizmin në veçanti, ndërtoi shtetin Arbëror dhe shkatërroi

planet ambicioze të superfuqisë të botës të asaj kohe.

Së treti, interaktiviteti dhe koherenca e zhvillimeve në trevën iliro-arbëroreshqiptare

pati baticat dhe zbaticat e saj. Vala e luftrave dhe pushtimeve

shumëshekullore mbizotëruan në zhvillimet ekonomiko-shoqerore. Në

kushtet e pushtimit dhe nën një strukturë administrative të ndërtuar nga

pushtuesi, u shfrytëzuan energjitë për luftën për çlirim dhe mbijetesë. E

veçantë, në dallim nga shumë popuj të tjerë, lufta nuk shteroi energjitë, por

indetifikoi atë si popull trim dhe të paepur ndaj çështjes së lirise, përcaktime

të cilat hynë thellë në gjenetikën, traditën dhe përcollën virtutet më të mira të

mundshme që mund të ketë një komb. Në të gjitha aleancat ushtarake,

historia, qysh nga kohët e lashta e deri në ato moderne evidenton se prijësit

shqiptarë u kanë qëndruar besnikë bashkëpuntorëve. Në fjalorin politik

tashmë është e njohur shprehja “si fitorja e Pirros”, është e njohur strategjia e

artit ushtarak e luftës me njësitë e vogla, e aplikuar nga Skënderbeu, janë të

njohur njohur vetmohimi dhe herozimi i shqiptarëve jeniçerë në luftrat

shekullore të Perandorisë Osmane, është e njohur trimëria e arbëreshëve në

fushatën e Garibaldit në Itali, dhe ishte një besim për revolucionin fshatar të

Teodor Vladimereskut në Oltenia të Rumanisë duke patur luftëtarë shqiptarë

në krah të tij. Nuk është e rastit që, krahas burrave kanë luftuar edhe gratë,

dhe Teuta është një personifikim jo vetëm i emancipimit shoqëror, por edhe i

një niveli të lartë kulture dhe aftësish, krahasuar me botën përreth. Si sintezë,

vlen të përmendet thënia e francezit Lamartin “Dihet që Homeri gjeti në

Shqiperi Akillin, Greqia Aleksandrin e Madh, Turqia Skenderbeun, heronj

nga e njëjta racë e nga i njëjti gjak”

Por në rast se lufta imponoi në mënyrë kategorike ekzistencën dhe mbijetesën

kombëtare dhe forcat mendore e materiale u përqëndruan në këtë drejtim,

populli gjeti forma të tjera intelektuale për të marrë pjesë aktive në gjithë

fushat ku përparimi përbënte një shqetësim po aq jetësor. Që në kohën

prehistorike praktika Ilire e tumave, e cermonialeve të varrimit, sipas

Hamodit, ka zanafillë lindjen e poezisë orale në Ballkan, ndërsa bashkëkohës

dhe aktivistë në Rilindjen e kulturës europiane gjen edhe arbër si Gjon

Gazulli poliedrik nga aftësitë si matematikan, astronom, diplomat dhe avokat

290

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!