19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

më pedant, duke shijuar portretin e autores, nuk do të ketë kurajën ta shajë atë

palo poezi...

Sapo jam ndarë nga poetesha e bukur, kur në adresën time vijnë thuajse

njëkohësisht dy ftesa:

1. Dëshiron të bëhesh anëtar i grupit “Kundër hipokrizisë së Ismail

Kadaresë”?

2. Dëshiron të bëhesh anëtar i grupit “Ne mbrojmë vlerat e Ismail Kadaresë”?

Kujtohem se kohët e fundit jam sharë e kritikuar thuajse njëkohësisht edhe si

“mik” i Kadaresë, edhe si “armik” i tij, prandaj dhe i pranoj pa hezitim (OK)

të dyja ftesat.

Por befasitë në facebook nuk paskan të sosur! Ftesën e radhës ma dërgon

Ridvan Dibra, domethënë vetja ime: “Dëshiron të jesh shok me Ridvan

Dibrën?”. Thuajse pavetëdijshëm (ndjesë për mungesën e modestisë!),

kujtohem sakaq për gjithë ata shembuj shkrimtarësh të shquar (Kafka,

Pirandelo, Pesoa, Dostojevski, Prust, Borges, Apdajk, Forster dhe plot të

tjerë), të cilët kanë pasur probleme me personalitetin e tyre të dy apo të

shumëfishtë.

“Hi Ridvan Dibra!”

“Hi Ridvan Dibra!”

“Je një shkrimtar koti”.

“Jam”.

“Cinik dhe i shtirur”.

“Ndoshta...”.

Alter egoja ime virtuale më shan e fyen sa mundet dhe mandej largohet (me

siguri!) i kënaqur. Unë nuk kam nge t’i bluaj sharjet e fyerjet, sepse,

ndërkohë, në adresën time kanë vërshuar me dhjetëra e dhjetëra ftesa “për

shok e mik” (kurrë, në jetën time reale, nuk kam pasur kaq shumë shokë e

miq): shkrimtarë të njohur ose jo, politikanë të majtë e të djathtë, lexues

dashamirë ose e kundërta, analistë të pavarur e të angazhuar, gazetarë llojlloj,

miq të fëmijërisë e emigrantë, femra të bukura si kukulla, kritikë e

akademikë etj. etj.). I pranoj të gjithë (OK), derisa më nis dhimbja e kokës

dhe vërej me tmerr se pasdrekja ime (e çmuar!) ka shkuar për lesh (siç

shprehet një mik i imi shkrimtar): asnjë faqe libri e lexuar, asnjë rresht nga

romani im i ri i shkruar... Dal nga aty (nuk e di pse, por kam përshtypjen se

sapo kam dalë nga një kurth katakombesh e ku gëlojnë gjithfarësoj

papastërtish) dhe betohem të mos futem më, thuajse i bindur se nuk do të

mundem t’i rezistoj gjatë tundimit të kësaj Sirene Bashkëkohore me emrin

joshës FACEBOOK.

Në mbrëmje, deri vonë, bluaj në mendje lloj-lloj gjykimesh e interpretimesh

rreth raporteve të Librit me fenomenet bashkëkohore, sidomos me

29

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!