19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

komponente rracionale tejet jetësore, trupëzon përplotërisht vërejtjen e hollë

të Platonit. Shumësia e humorit, pjesë integrante e pafundësisë së botës.

Ashtu si nuk mund të gjesh dy fytyra apo dy gjethe të njëllojta, nuk mund të

gjesh kurrsesi dy mendje të holla apo nojma shakaje të njëjta. Nozi nuk ngjan

me askënd nga hokatarët e shkuar apo të mëvonëshmit, sidoqë pa mëdyshje

qe pleksje e humorit njerëzor shtresëzuar gjatë nëpër kohë.

Nozi shquhet për sajesat gazmore, në vendin dhe kohën e duhur, që mbeten

gjatë në kujtesën e njerëzve për mesazhin e përjetshëm përcjellë nëpër kohë.

Sjelljet njerëzore disi të veçanta, përshtypjelënëse, udhëtojnë rehat përmbi

anekdota gazmore, rracionale që me pak fjalë thonë shumë. Shpesh binte fjala

për zilnë e njerëzve, smirën apo urrejtjen biologjike të skajshme për njëri -

tjetrin. Më së shumti objekt i smirës janë sukseset e të tjerëve, pasuria e tyre

që ngjallin kundërveprim të habitshëm deri kriminal. Raste të tilla ka pa fund

në çdo kohë të ekzistencës dhe çdo vend ku jetojnë njerëz. Kjo ide përcillet

në trajta të ndryshme nga njerëzit sipas karakterit dhe mendësisë. Tipat

seriozë, studiuesit gjithfarësh rreken të përshkruajnë arsyet psikologjike,

faktorët që përcaktojnë dukuri të tilla, thelbësisht të dëmshme. Tregojnë

shembuj të bollshëm, argumente gjithfarësh, por ato nuk kapërcejnë kohën,

mbetën rrëfenja të çastit, harrohen shpejt se nuk ngjallin interes. Përcjellje të

tilla akademike janë domosdo afatshkurtëra, nuk rezistojnë në kohë ndaj

bashkohen me harresat e infinitëshme si të mos kenë qenë kurrë.

Hokatari ynë tejçon me humor të këndshëm një situatë të tillë, humor që nuk

harrohet dhe nuk vdes kurrë. Veshur me guackë shakaje dukuri të tilla, sjellje

të shëmtuara të dhimbshme ngjajnë me kalorësit e bronztë, ekspozuar

muzeumeve antike, që ruajnë përjetësisht formën dhe pamjen e qenieve

njerëzore brenda tyre, zhbërë tërësisht nga koha.

Së fundi?

Istref Haxhillari: Eshte impresionuese të shpreh idetë dhe disa krijime të

miat në revistën tuaj prestigjioze me përmasa europiane, që e kini ngritur ju i

dashur Kopi dhe Ardiani i mrekullueshëm, e mbani me vështirësi e sakrifica

pa fund, po me dashuri tejet qiellore për vendin dhe gjuhën tonë. Ju ecni në

gjurmët e të parëve tanë që më së shumti aty në Rumani hodhen themelet ku

zunë fill konturet e Shqipërisë sonë. Uroj që sa më shumë mendje të dlira të

bashkohen përreth jush e ta çojnë përpara nismën tuaj të mrekullueshme.

288

Istref Haxhillari

Janar 2009, në Pogradec

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!