19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

me shpirtin pagan që shetiste gjatë nga njerëzit të kafshët apo bimët dhe

anasjelltas. Metempsikoza përpiqet të hyjë në thellësitë e fshehtësirës

përvëluese të shpirtit të padukshëm, trajtat e tij, udhëtimin enigmatik

torturues përgjatë kohëve, zhbiron ekzistencën e misterit më të madh të

njeriut. A nuk janë këngët, legjendat, pikturat apo forma të tjera të artit

krijime të shpirtit që si të tilla jetojnë gjatë, përtej kohës së shkurtër mjerane

të trupit? Të pavdekshme, krijimet e shpirtit kanë epërsi të torturuese ndaj

kriuesve të përkohshëm, ndonëse kurora rrezëllitëse të emrave të tyre. Hegeli

kishte absolutisht të drejtë kur shpallte supremacinë e shpirtit të tejjetshem

mbi lëndën tokësore të pakkohëshme. Shekspiri jetoi vetëm pesëdhjetë e pak

vjet, ndërsa vepra e tij vazhdon të kapërcejë shekujt njërin pas tjetrit.

Por njeriu dhe emri pas njëfarë kohe bëhen një, japin dhe marrin nga njëri -

tjetri gjithshka, unifikohen, nuk rrinë dot të ndarë. Në rastin e Nozit kjo

përputhje arrinte shkallën më të lartë të përsosmërisë, kulmonte natyrshëm,

përplotërisht. Emri i tij përfytyrohej në trajtën e gjatovinës së shëmtuar si

punë shkopi i hollë e i drejtë. Nuk mund të imagjinohej një Nozi i shkurtër

ose i pashëm. Jo kjo s’mund të ndodhte.

Pamja dhe emri i Nozit bënin të vije buzën në gaz, po kur hyje në kuvend të

jepte ujë me bishtin e lugës dhe ta vinte kufirin te thana. Nën dukjen e

thjeshtë, brenda guackës naive të zgripshme fshihej një botë e pakuptuar, fort

e çuditshme, me përmasa vigane. Dukej sikur brenda Nozit me pak mish dhe

kocka, brenda volumit imcak fshihej materje me përmasa shumë më të mëdha

me dëndësi të habitshme, lëndë inkadeshente e shndritshme që udhëtonte në

të tashmen për nga e ardhmja, por edhe ndërronte kahe drejt së shkuarës. E

qeshura e tij gurgullonte si burim i kristaltë, rridhte vetvetiu dhe prishte

rrjedhjen e njëkahësme të kohës, e kthente mbrapsht, përmbystë me lehtësi

ireversibilitetin e saj, pa faj dhe pa e ditur që shkelte një nga parimet

themelore të gjithësisë.

Brenda asaj mase qesharake ishin fosilizuar shakatë e botës dhe fermentohej

përditë humor i hollë që nuk respektonte rregullat e eseistikës. Nozi nuk e

njihte vramendjen, as mërzitej ndonjëherë. Edhe ngjarjet e hidhura pelin i

përcillte lezetshëm me humor e shaka. Jo rrallë përjetimet e tij të thjeshta

natyrale, pa zenë fill si të tilla, ktheheshin çuditërisht në hoka që mernin

dhenë.

E pati thirrur vjehrri për të zënë ca pika të çatisë se i kishin rrëshkitur

tjegullat. Vajti, mbaroi punë dhe i thërret vjehrrës lart nga çatia:

- Pa shiko a pikon?

- Ç’të shoh, - i thotë gruaja e shtëpisë, - si do të pikojë kur nuk bie shi?

- Shiko, shiko, - ia kthen dhëndërri përvujtërisht - bëra ujët e hollë unë aty ku

ishin pikat.

Në të vërtetë nuk ishte shaka e hollë menduar mirë, siç të jep përshtypjen e

parë. Nozi pafajësisht, engjëll i vërtetë i Perëndisë, deshi të verifikojë punën

që kishte bërë dhe gjeti praktikën më të zakontë që i shkon nëpër mend një

284

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!