19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

fitore e logjikës pagane të Epikurit ndaj filozofisë së përvuajtur të Krishtit,

herezi apo bestytni? Vështirë ta shpjegosh.

Ndër personazhet e spikatur mokrarë, që e kam fokusuar në tregimet e mia

me emrin përgjithësues Nozi, është një hokatar i pandreqshëm, që herë

shfaqet në një vend e herë në një tjetër dhe pluskon nëpër kohë porsi gomat e

shpëtimit përmes furtunave. Askush nuk e di emrin e vërtetë, as moshën e tij.

Thonë e quajnë Jonuz dhe për shkurt e thërresin Nozi. Po të shumtit thonë se

kur u lind s’i vunë emër pasi qe i shëmtuar dhe nuk mund të quhej Pëllumb

apo Pëllumbeshë për të cilin patën vrarë mendjen gjatë dhe qenë gatitur

prindërit e tij. Pasi kaloi ca kohë, kur djali pa emër u ngrit në këmbë dhe

ngjante si dordolecët e kopshtit që i vendosin për të trembur grabitqarët,

dikush i tha të atit:

- Merre këtë Nozin, fute brenda se për një javë nuk afrohet asgjë e keqe

këtyre anëve.

Se ç’donte të thoshte i panjohuri me këtë emër askush nuk e kuptoi. Ndoshta

artikuloi më kot katër shkronja që i ranë ndër mend, apo desh të thosh tjetër

gjë për të vënë në dukje shëmtinë e fëmijës? Ku ta dish!

Disa e thërrisnin xha Nozi, të tjerë më të shumtit, thjesht Nozi. Askush nuk e

dinte moshën egzakte të tij, ndoshta as vetë ai. Shumë i gjatë, i dobët, me

gropat e faqeve futur brenda, binin në sy sidomos këmbët e holla, veshët e

mëdhenj që i dilnin jashtë kapelës dhe çibuku, pjesë e pandarë e portretit të

tij. Kushdo që e shikonte, vetvetiu buzëqeshte me pamjen e pazakontë të

Nozit, po edhe emrin e tij. Në tërë nahijen nuk kishte asnjë Nozi tjetër. Qenë

nja dy Jonuzë po atyre u thoshin për shkurt Nuzi.

Se ç’kishte për të qeshur emri i tij nuk ta shpjegonte dot askush. Ndoshta

kontrasti me emrat e tjerë, apo vetëm se e kishte ai dhe askush tjetër. Emri

është simbol, formë si punë lëvozhge e padukur, s’ka asgjë të përbashkët me

emërmbajtësin, përmbajtjen e tij. Raporti mes tyre respekton gjer në imtësi

atë mes formës dhe përmbajtjes, pa qënë realisht të tilla. Njeriu është djepi

dhe varri i emrit të tij. Po kur vdes njeriu emri del prej varrit dhe mbetet

pezull mes tokës dhe qiellit. Ndoshta rast unikal i papërsëritshëm kur forma

qëndron e shkëputur nga përmbajtja. Në Shqipëri ka qënë shumë e përhapur

vënia e emrave të gjyshërve nipave të tyre, duke përsëritur në një qerthull pa

fund të njëjtin emër për breza stërgjatur shumë në trungun gjenealogjik. Kulti

i emrit të përsëritur, mendoj se buron edhe prej bestytnisë së emrit pa varr. Të

vdekurit pa varr janë të rrezikshëm po aq sa edhe zhvarrosja e të vdekurve me

varr. Emri i pavarrosur zinte vend tek pasardhësi më i parë në përfillje

adhurimi të një traditë shekullore. Vetëm pas këtij trnsplanti të çuditshëm, i

vdekuri gjente prehje, nuk u dilte të gjallëve nëpër ëndrra të llahtarshme dhe

nuk rikthehej mes tyre në trajtë fantazmash prej lënde të tejdukshme si ajri.

Fëmija me emër të tillë trajtohej me përkujdesje të veçantë, ishte më i

përkëdhelur prej të tjerëve. Kësisoj emërmbajtësi i ri konsiderohej vazhdim i

të vjetrit, i visheshin cilësite e tij, thirrej baba ose gjysh. Emri barasvlerësohet

283

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!