19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

trajtë fluide mendësore, gjenin ngushëllim për plagë të rënda, përjetonin

ndodhitë e mira apo të liga, të dashura apo të hidhura. Caqet e kësaj kulture të

mbartura nga një brez në tjetrin lëviznin mes grupimeve njerëzore tej mase të

larmishme, jetësore dhe eterike. Bashkëjetesa e të gjallëve me të vdekurit,

mpleksja e jetës së shkurtër me botën e përtejme të amëshuar, thirrja e së

shkuarës, historisë mbetet përmasë e përbotshme për të gjitha vendet e të

gjitha kohët. Forca e rrënjës nuk zbehet kurrë. Pa të shkuar nuk mund ta ketë

të ardhme, askush nuk lind nga hiçi. Ky është thelbi i gjenetikës, shkencës më

skrupuloze mes gjithë të tjerave.

Kam përshtypjen se ky dimension themelor i ekzistencës së trojeve tona

mbetet spontan, i pjesëzuar në shtresa pasaktësie me brazda të thella bosh, që

së bashku kumtojnë zhvlerësim, nëpërkëmbje apo harresë. Nuk është rasti të

thellohem në shkaqet e mungesës grishëse, torturësjellëse, ndaj po përpiqem

të zhbiroj thesarin e fshehur kudo, të gërmojmë si në përrallën e plakut që

fshehu dikur qypin me florinj në një zonë të pacaktuar të kopshtit dhe djemtë

e “ gjetën ” pasi gërmuan tërësisht çdo qoshe të tij.

Sigurisht zhgualli i jetës së njeriut apo bashkësisë së krijesave të arsyeshme

fsheh mistere pafund, një kompleks vegimesh që mund të gjurmohen përmes

hullish fshehtarake dhe vragëza gjithfarësh, të padukura si filli i Arjanës në

legjendën e lashtësisë. Në korijen enigmakërleshur të arsyes përplot me të

panjohura hyhet përmes logjikës, deduksionit për të arritur nga e veçanta në

të përgjithshmen, nga grimcat elementare te Universi. Dhimbjet e mëdha,

tejet të rënda, të pazakonta tejçohen përmbi legjenda, udhëtojnë gjatë në trase

të sigurt, sprovuar denjësisht në shekuj e mijëvjeçarë, sikundër mëtuam ta

ndriçojmë më sipër.

Por është më e lehtë të hysh në dhimbjen e dukshme, ta sendërtosh atë, të

dritësosh kumtin e lemerishëm dhe shumë më e vështirë të fijezosh

komponentë të tjerë të përhershëm të dukjes njerëzore, ndër të cilët veçohen

shakatë, humori i hollë teptisës, që përcjell detaje të këndshme të jetës.

Dhimbja është e dukshme nuk fshihet, lexohet lehtë dhe tejçohet natyrshëm e

leqendisur, tmerruese, tymnajë shkatërrimtare. Shakaja e padukshme fshihet

prapa fjalësh të menduara mirë, të serta për t’u përthithur, apo nojmash

delikate dykuptimshme, të errëta, therëse. Gjëma ndehet vetëtimthi, spontane

e pavarur prej njeriut që nuk do ta dëshironte kurrë në asnjë rrethanë, hoka

sajohet, mendohet, është e pritshme me kohëveprim të gjatë. Ashtu siç janë të

kundërta në thelbin e tyre, vishen me mbështjellje të ndryshme dhe përcillen

në trajta krejtësisht të kundërta. E tillë është filozofia e ekzistencës, një

bashkëjetesë e detyruar e kundërshtive të përjetshme.

Përmes këtij vështrimi, optikë e turbull evazive në brendësinë e vet, do të

gjurmoj përmasën interesante, të vështirë por gjithsesi të gëzueshme,

optimiste. Nëse dikush do të më inspironte alternativën mes gjëmës së lehtë

interpretative dhe shakasë së vështirëzhbiruar, pa mëdyshje do të zgjidhja të

dytën. Ndoshta prirja e përjetimit estetik të jetës apo frika ndaj mëkateve,

282

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!