19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

përkrye fshatit, atëhere pa emër, u kishte mpirë ndjenjat, gropuar shpirtin,

kishte tharë lëngun e jetës. Kryeplaku kumtoi dhimbshëm me zë të zvargur:

- Or bir, mos na e verë re sjelljen tonë se hataja sillet rrotull fshatit, na ka

zaptuar mjerimi. Zoti ka çuar shenjë të ligë, zogun e zi si nata që del në

mbrëmje dhe nuk pushon tërë natën gjersa shuhet ylli i sabahut. Thërret me

zë të çjerrë “ keq ”. Ne vendosëm të nxjerrim natë për natë një burrë që

përgjigjet “ mirë ” në çdo klithje të tij, po sot e kanë bërë të gjithë detyrën

dhe dy herë për njeri nuk bën. Me që erdhe në këtë sahat të lig kërkojmë të

qëndrosh sonte përballë zogut ogurzi, të shpëtosh vendin, më tej si të jetë

shkruajtur. Nga shtëpia i ke mirë.

Ardhësi u mendua. Deshi të pyeste për të tijtë më hollësisht, po ky ishte hall

përmbi hallet, brengë e të gjithëve. Ke pritur kaq gjatë, duro natën e fundit i

tha vetes dhe shkoi të kryente detyrën. Doli zogu zisjellës majë malit dhe

filloi mallkimin e përnatshëm. Mërgimtari përgjigjej. Zuri fill dialogu mortor,

kumti i frikshëm ndjellakeq dhe kundërpërgjigja shpresëmirë. Në përsiatjet

marramendse mërgimtari mendohej, malli po e grryente si asnjëherë në

shtatëmbëdhjetë vite. Ishte kaq pranë fëmijve, gruas, prindërve dhe duhet të

merrej me këtë zog të çmendur, sterrë të zi.

Keq - mirë, keq - mirë …

Në përgjumje, rraskapitur nga udha e gjatë, dërrmuar nga malli përhiten

fëmijët, gruaja, pleqtë. Djali i vogël kërkonte ëmbëlsirë ( në mendjen e tij

ishte tre vjet sa e pati lënë ), e ëma shikonte me dhimbje tërë merak, gruaja

sypërdhe nga turpi, i ati tundte kokën qortueshëm. A mund të përballet malli

këndellur pacak, mund të përfytyrohet përkeqje më e madhe?

Keq - mirë, keq - mirë, keq…Nuk duroi më:

- Keq e më keq, - iu përgjigj zogut nëmatar.

Atëhere ngjau hataja. Mali ulëriu me tërsëllëmë lemeritëse, si një grua në

lindje tmerrësisht të vështirë, u ça më dysh dhe gjysma rrëshqiti me

rropullimë të stërgjatur, mori me vete shtëpi njerëz e bagëti dhe i degdisi

tatëpjetë lumit fryrë si sprihë. Burri nuk kuptoi asgjë, po kur hodhi sytë

poshtë përndjeu gjëmën e papërfytyruar. Shtëpia e tij u shpërbë dhe

shkërmoqur me ç’kishte brenda u zhyt në greminën gojëhapur për llahtar.

Ktheu kokën, pa gjysmën e mbetur të malit dhe zogun zhdukur pa nishan në

gremisjen llahtar. A mund të durohet dhimbje e tillë? Në çastin e fundit, para

se t’i fluturonte mendja njëlloj si zogu zhytur në humbëtirë, iu ngulitën fjalët

e kryeplakut, hall mbi hall. Vështronte malin e plagosur, shëmtuar nga

shembja mendurishte dhe vetëm thërriste:

- Hall mbi hall, hallmbihall…

Atëhere mali mori emrin Hallmbihall, që nëpër motet ligur prej së keqes u

kthye në Hallm. Këtu mbaron legjenda e vjetër sa dheri i vendit.

Shembja duket qartaz edhe sot, shembëtira me kohë është lëmuar, pyllëzuar,

dy liqene të vegjël pluskojnë nëpër rrëpirën e malit. Jeta vazhdoi, koha u thinj

nga vitet, po kujtimi i çarjes fatale nuk u shua asnjëherë.

280

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!