19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

AVOKATI YT / AVOCATUL TĂU

RIDVAN DIBRA

Libri në koma. Rroftë Facebook-u!

(Cartea în coma. Trăiască Facebook!)

- mbresa nga një përvojë e parë -

Përvojat e para të një individi (shqiptimi i fjalëve të para, lodrat e para,

sherret e zënkat e para, libri i parë i lexuar, shokët e miqtë e parë, puthja e

parë, përvoja e parë seksuale, botimi i parë, tradhtia e parë, divorci i parë etj.

etj.) është provuar se janë të rëndësishme, në mos vendimtare, në formimin

dhe jetën e tij. Ndërsa në rastin e një shkrimtari, këto përvoja të para, në më

të shumtën e rasteve, bëhen gurë themeli mbi të cilat ndërtohet ngrehina e tij

letrare.

Me këso arsyetimesh e bindjesh në kokë, vendosa t’i shtoj listës së përvojave

të mia të para edhe një të re: atë të facebook-ut. Pasi kisha refuzuar për muaj

e muaj me radhë ftesat e shumta në adresën time (shokë e miq, shkrimtarë e

jo-shkrimtarë, të njohur e të panjohur), më ne fund u dorëzova: ftesës

elektronike të poeteshës së re Dezdemonë B. për të qenë shok i saji iu

përgjigja pozitivisht (OK). Më pas, duheshin kryer disa formalitete të thjeshta

që unë, më në fund! të bëhesha anëtar me të drejta të plota i komunitetit

qindra-milionësh me emrin fort tingëllues FACEBOOK. Si i mbarova adetet

elektronike, natyrisht, kureshtja ime e parë do të ishte njohja me poeteshën e

re Dezdemonë B. Profili (portreti) i saj më la pa mend: një biondinë e

hatashme, si e dalë yrysh prej një reviste mode, më këqyrte plot joshje e

provokim. Pa e marrë veten mirë nga turbullimi i çastit, erdhi edhe reagimi i

saj i parë:

“Hi Ridvan!”

“Hi Dezdemonë”.

“Mirë ke qenë?”

“Mirë”.

“Ke mirësinë të lexosh poezinë time të fundit?”

“Jam i nderuar...”

Pa e mbaruar mesazhin tim, ia mbërrin edhe vjersha e Dezdemonës: një

vargëzim bajat dashurie e që nuk ka asgjë të përbashkët me portretin

magjepsës të autores. Megjithatë, ia ngre lart (vjershën). Poetesha e re

largohet e lumtur: si duket, nxiton t’i shpërndajë vargjet e saja tek të tjerë

facebook-as. Thuajse jam i bindur se askush, qoftë ai dhe shkrimtari a kritiku

28

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!