19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

mollët po lulëzojnë si dikur dhe kalaja përmbi Katjelin e ngurtësuar kushedi

qëkur, po rivishet me pjergulla të hijshme.

Përthyerja e vendit paqyrohet besnikërisht në karakteret njerëzore, të larme

gjithfarëlloj. Krijimi përsëdytet, njëherë për plazmimin e lëndës inerte pa

shpirt dhe tjetrën në ngjizjen e lëndës jetësore ndër qeniet e gjalla.

Tushemishtarët punëtorë e kokulur jetojnë vetëm një kilometër përtej

vërdovarëve trima e të sertë dhe po aq larg mëmlishtarëve qeflinj që nuk u

hahet shumë puna. Linakët e urtë dhënë tepër pas përçapjeve jetësore të

llojllojshme, veçan blegtorisë së shtuar, nuk përkujdesen fort për pamje e

veshje sqimatarësh, ndërsa përtej udënishtarët qibarë s’para durojnë njeri mbi

kokë e kështu pafund.

Larmitë e kudogjendura në njerëz apo dheun e begatë, fare afër për ato

kundërshti të pabesueshme, i japin vendit bukuri përrallore në kufijtë e

legjendave.

Hiret plot nur grumbullohen mot pas moti, shumohen në trajtë eteri, lëndë

inkadeshente e padukshme për shpirtin e zakontë, derisa godasin të

përzgjedhurit e Zotit, të cilët i bëjnë ujem, i pështjellin me majën e gjërit

pastaj u përhedhin magjinë e së bukurës. A nuk është Lasgushi përzgjedhja e

kësaj magjie hojëzuar dora - dorës, ndoshta përgjatë një shekulli para tij? A

mund të dyshohet se vjershërimi lasgushian është përimtim nuresh mbledhur

prej një kohe fort të gjatë?

Lasgushi ngriti përmendoren e lavdisë së pavdekur shtatëdhjetë vjet më parë,

ashtu si edhe themeluesi i prozës moderne shqipe, Mitrush Kuteli, të dy bij të

kësaj treve plot hijeshi. Copëza e dheut tonë pasi u ngjiz për një kohë të gjatë

i dha vendit e më përtej figura të papërsëritshme. Në treçerek shekulli mbeten

maja të larta që do të adhurohen shumë gjatë nëpër motmotshmërinë e

thinjur.

Kujtesa është zahireja e shpirtit dhe mbetet e tillë për aq kohë sa ruan

përmasa logjike apo sensin e masës, përndryshe kthehet në të kundërtën e vet.

Kujtesa e munguar e dy figurave të mëdha të kulturës pogradecare për disa

dhjetëvjeçarë qe e dhimbshme, shpërfillja skajore e turpshme, diçka përtej

dhunës.

Po edhe kujtesa e shpërdoruar dekadat e fundit tingëllon në të njëtën trajtë të

përçudnuar me imtësira shpesh groteske. Eshtë kthyer në standart një tiradë

me të cilën fillojnë folësit nëpër ekspozita, paraqitje librash apo veprimtari të

këtij lloji: “ Në qytetin e Lasgushit e Mitrushit…” Krejt normale se korifenjtë

e letrave këtu janë në sinorin e tyre, brenda artit të cilit i dhanë shumë dhe

meritojnë shumë. Si jehonë e vagëlluar e kësaj tingëllime plot dinjitet edhe

kur përurohen rrugë, ujësjellës apo lulishte, politikanë dhe folës të tjerë

ardhur nga larg na kujtojnë se gjenden në qytetin e Lasgushit e Mitrushit,

shpesh me shprehje dijetari që kumtojnë të vërteta të thella të cilat sapo

qenkan zbuluar dhe ne vendasit e gjorë nuk i dimë. Kujtojnë se ky refren

është e vetmja ndjesi që hyn në shpirtin e njerëzve, e mjaftueshme për të

275

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!