hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

ardhë hijeshumë, rrëzuar gjer poshtë përmbi vetullën e malit çapkën. Kapë më e bukur nuk gjendet pëshpëritën njëzëri dhe ashtu vendosën. Për t’i thurur nuk e patën vështirë e nuk u menduan dy herë se lesh deleje të butë kishin me shumicë, kurse dërstilat përgjatë Shkumbinit qenë radhë - radhë. Kështu u përshfaq takia mokrare spikatur ndër gjithë kapat endur qëmoti, apo stisur gjithfarësh sot e kësaj dite. Dallgëzimi i kapës përmbi leshra shpaloste karakterin e burrit, shpirtin e tij. Djemtë meraklinj e mbanin përmbi sy, njërën vetull gjysmë zbuluar, sikur u bënin isharet çupave që vështronin tinës, nënqeshnin nëpër buzë dhe iknin nxituar në punë të tyre me shpirtin plot nga nojma çapkëne. Burrat e inatosur e rrasnin thellë në kokë, kurse të lodhur pa fuqi shquheshin së largu nga kapa shembur prapa kokës. Habia më e madhe, si rrallë ndodh në të tjera vise, janë përthyerjet e çuditshme, shumëllojshe të pafundme në kaq pak vend. Liqeri i dystë ndërron ngjyrë sa hap e mbyll sytë, merr të gjitha nuancat e kaltërsisë brenda pak çastesh. Tani shquan të kaltrën e hapur, pas pak një kaltërsi tjetër të errët, fill më tej blu e thellë e kështu pambarim. Erërat që fryjnë gjithnjë në drejtime të kryqëzuara, rrymat nënujore shtrirë përgjatë tij si rrënjë të ngatërruara rrapi, përthithin dritën në trajtë ylberi, përzjejnë ngjyrat dhe i trazojnë si piktorët, prandaj siperfaqja e tij ngjason me sytë e lëngëzuar ngjyrosur në bojëqielli të grave sensuale . Përmbi sipërfaqen e sheshtë të ujit ngrihet thikë Mali i Thatë me guvat e frikshme. Afër e afër hiret e liqerit me shëmtinë e malit, lëndina e ujshme sqimatare me gremisjen e kreshpëruar, dy të kundërta ngjitur si nuk ndodh shpesh. Substancat jetësore të natyrës formësuar në trajta mospajtuese përballë njëra - tjetrës detyrohen mizorisht të qëndrojnë afërëvendosur në kundërshti të përjetëshme. E bukura shpaloset me larmi formash, bashkëjetesë stilesh formësimi. Si për të vërtetuar këtë parim rrezëllitës të eseistikës shpaloset në tjetër pamje shtrirja perëndimore e govatës ku kodrat dhe malet e Mokrës lartohen ngadalë, thyhen butësisht dhe duket hapur se me zor të madh i largohen hijeshisë së liqerit ëmbëlcak. Fusha e Starovës, pjellore si gratë që lindin motamot fëmijë të pashëm e shëndetshëm, jep në një copëz hapësire gjithfarë drithra, fruta e perime, që habitshëm dallojnë nga njëri cep në tjetrin. Qepët e famshme të Tushemishtit nuk i arrin as Zagorçani pothuaj ngjitur, gështenjët e Zërvaskës të ëmbla plot shije s’kanë të krahasuar me ato të Pogradecit pak më tej. Në kalanë e qytetit piqet rrushi ëmbëltak, erëmirë që jep verën e famshme si në asnjë pjesë tjetër të fushës e më tej në vijimësi. Nuk di ndonjë vend tjetër me syprinë të vogëlz fare por përthyerje pafund, që kaq dukshëm ndryshojnë nga një qoshe në tjetrën. Vërtet një trill i mbrapshtë nxirosur nuk deshi për shumë kohë të bulëzojnë produktet në vendin tonë e përmëtej, po e liga perëndoi dhe hiret e dheut po derdhen e harlisen si qëmoti. Gështenjat riveshin kodrat e buta përreth fushës, 274

mollët po lulëzojnë si dikur dhe kalaja përmbi Katjelin e ngurtësuar kushedi qëkur, po rivishet me pjergulla të hijshme. Përthyerja e vendit paqyrohet besnikërisht në karakteret njerëzore, të larme gjithfarëlloj. Krijimi përsëdytet, njëherë për plazmimin e lëndës inerte pa shpirt dhe tjetrën në ngjizjen e lëndës jetësore ndër qeniet e gjalla. Tushemishtarët punëtorë e kokulur jetojnë vetëm një kilometër përtej vërdovarëve trima e të sertë dhe po aq larg mëmlishtarëve qeflinj që nuk u hahet shumë puna. Linakët e urtë dhënë tepër pas përçapjeve jetësore të llojllojshme, veçan blegtorisë së shtuar, nuk përkujdesen fort për pamje e veshje sqimatarësh, ndërsa përtej udënishtarët qibarë s’para durojnë njeri mbi kokë e kështu pafund. Larmitë e kudogjendura në njerëz apo dheun e begatë, fare afër për ato kundërshti të pabesueshme, i japin vendit bukuri përrallore në kufijtë e legjendave. Hiret plot nur grumbullohen mot pas moti, shumohen në trajtë eteri, lëndë inkadeshente e padukshme për shpirtin e zakontë, derisa godasin të përzgjedhurit e Zotit, të cilët i bëjnë ujem, i pështjellin me majën e gjërit pastaj u përhedhin magjinë e së bukurës. A nuk është Lasgushi përzgjedhja e kësaj magjie hojëzuar dora - dorës, ndoshta përgjatë një shekulli para tij? A mund të dyshohet se vjershërimi lasgushian është përimtim nuresh mbledhur prej një kohe fort të gjatë? Lasgushi ngriti përmendoren e lavdisë së pavdekur shtatëdhjetë vjet më parë, ashtu si edhe themeluesi i prozës moderne shqipe, Mitrush Kuteli, të dy bij të kësaj treve plot hijeshi. Copëza e dheut tonë pasi u ngjiz për një kohë të gjatë i dha vendit e më përtej figura të papërsëritshme. Në treçerek shekulli mbeten maja të larta që do të adhurohen shumë gjatë nëpër motmotshmërinë e thinjur. Kujtesa është zahireja e shpirtit dhe mbetet e tillë për aq kohë sa ruan përmasa logjike apo sensin e masës, përndryshe kthehet në të kundërtën e vet. Kujtesa e munguar e dy figurave të mëdha të kulturës pogradecare për disa dhjetëvjeçarë qe e dhimbshme, shpërfillja skajore e turpshme, diçka përtej dhunës. Po edhe kujtesa e shpërdoruar dekadat e fundit tingëllon në të njëtën trajtë të përçudnuar me imtësira shpesh groteske. Eshtë kthyer në standart një tiradë me të cilën fillojnë folësit nëpër ekspozita, paraqitje librash apo veprimtari të këtij lloji: “ Në qytetin e Lasgushit e Mitrushit…” Krejt normale se korifenjtë e letrave këtu janë në sinorin e tyre, brenda artit të cilit i dhanë shumë dhe meritojnë shumë. Si jehonë e vagëlluar e kësaj tingëllime plot dinjitet edhe kur përurohen rrugë, ujësjellës apo lulishte, politikanë dhe folës të tjerë ardhur nga larg na kujtojnë se gjenden në qytetin e Lasgushit e Mitrushit, shpesh me shprehje dijetari që kumtojnë të vërteta të thella të cilat sapo qenkan zbuluar dhe ne vendasit e gjorë nuk i dimë. Kujtojnë se ky refren është e vetmja ndjesi që hyn në shpirtin e njerëzve, e mjaftueshme për të 275

ardhë hijeshumë, rrëzuar gjer poshtë përmbi vetullën e malit çapkën. Kapë

më e bukur nuk gjendet pëshpëritën njëzëri dhe ashtu vendosën. Për t’i thurur

nuk e patën vështirë e nuk u menduan dy herë se lesh deleje të butë kishin me

shumicë, kurse dërstilat përgjatë Shkumbinit qenë radhë - radhë.

Kështu u përshfaq takia mokrare spikatur ndër gjithë kapat endur qëmoti, apo

stisur gjithfarësh sot e kësaj dite. Dallgëzimi i kapës përmbi leshra shpaloste

karakterin e burrit, shpirtin e tij. Djemtë meraklinj e mbanin përmbi sy,

njërën vetull gjysmë zbuluar, sikur u bënin isharet çupave që vështronin

tinës, nënqeshnin nëpër buzë dhe iknin nxituar në punë të tyre me shpirtin

plot nga nojma çapkëne. Burrat e inatosur e rrasnin thellë në kokë, kurse të

lodhur pa fuqi shquheshin së largu nga kapa shembur prapa kokës.

Habia më e madhe, si rrallë ndodh në të tjera vise, janë përthyerjet e

çuditshme, shumëllojshe të pafundme në kaq pak vend.

Liqeri i dystë ndërron ngjyrë sa hap e mbyll sytë, merr të gjitha nuancat e

kaltërsisë brenda pak çastesh. Tani shquan të kaltrën e hapur, pas pak një

kaltërsi tjetër të errët, fill më tej blu e thellë e kështu pambarim. Erërat që

fryjnë gjithnjë në drejtime të kryqëzuara, rrymat nënujore shtrirë përgjatë tij

si rrënjë të ngatërruara rrapi, përthithin dritën në trajtë ylberi, përzjejnë

ngjyrat dhe i trazojnë si piktorët, prandaj siperfaqja e tij ngjason me sytë e

lëngëzuar ngjyrosur në bojëqielli të grave sensuale .

Përmbi sipërfaqen e sheshtë të ujit ngrihet thikë Mali i Thatë me guvat e

frikshme. Afër e afër hiret e liqerit me shëmtinë e malit, lëndina e ujshme

sqimatare me gremisjen e kreshpëruar, dy të kundërta ngjitur si nuk ndodh

shpesh. Substancat jetësore të natyrës formësuar në trajta mospajtuese

përballë njëra - tjetrës detyrohen mizorisht të qëndrojnë afërëvendosur në

kundërshti të përjetëshme. E bukura shpaloset me larmi formash,

bashkëjetesë stilesh formësimi. Si për të vërtetuar këtë parim rrezëllitës të

eseistikës shpaloset në tjetër pamje shtrirja perëndimore e govatës ku kodrat

dhe malet e Mokrës lartohen ngadalë, thyhen butësisht dhe duket hapur se me

zor të madh i largohen hijeshisë së liqerit ëmbëlcak.

Fusha e Starovës, pjellore si gratë që lindin motamot fëmijë të pashëm e

shëndetshëm, jep në një copëz hapësire gjithfarë drithra, fruta e perime, që

habitshëm dallojnë nga njëri cep në tjetrin.

Qepët e famshme të Tushemishtit nuk i arrin as Zagorçani pothuaj ngjitur,

gështenjët e Zërvaskës të ëmbla plot shije s’kanë të krahasuar me ato të

Pogradecit pak më tej. Në kalanë e qytetit piqet rrushi ëmbëltak, erëmirë që

jep verën e famshme si në asnjë pjesë tjetër të fushës e më tej në vijimësi.

Nuk di ndonjë vend tjetër me syprinë të vogëlz fare por përthyerje pafund, që

kaq dukshëm ndryshojnë nga një qoshe në tjetrën.

Vërtet një trill i mbrapshtë nxirosur nuk deshi për shumë kohë të bulëzojnë

produktet në vendin tonë e përmëtej, po e liga perëndoi dhe hiret e dheut po

derdhen e harlisen si qëmoti. Gështenjat riveshin kodrat e buta përreth fushës,

274

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!