hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

dhjetë herë më shumë, nuk mund të ishte histori e mirëfilltë. Mendova se mund të dilte tregim i gjatë ose novelë, po kurrë roman. Shkruajta një kapitull rrotull dhjetë faqe, e lexova disa herë ndreqa ndonjë frazë, rregullova ca fjalë derisa më tingëlloj hijshëm. Tërheqës më ngjason mua arsyetova, po ata që njohin vragat e holla të krijimit letrar, pikasin dhe shpleksin imtësira artistike prapa dukjes mëtuese? Ndieja nevojë të brendshme t’i lexonte dikush. Ua besova ca miqve, që hamendësoja se prireshin realisht të gjykonin shkrimin tim. Disa nuk i panë fare, mërmëritën diçka të pakuptueshme si nxitje, të tjerë korektuan gabimet ortografike ngjashërisht me rutinën në fletoret e detyrave të shtëpisë. Më erdhi vërtet keq që u ngarkova punë përtej aftësive dhe inteligjencës. Vaniteti dhe angushtia e tyre arrinte në kufij groteskë. Ama pati të tjerë që e lexuan me habi, të mrekulluar nga mënyra e rrëfimit, sidomos stili i veçantë që rridhte mëvetësisht dhe fjala e përzgjedhur. Më dhanë kurajë, shtysën e nevojshme, sidomos besimin në aftësitë e mia. Më tej vazhdova vrullshëm s’ndalesha më. Fantazia më punonte pa reshtur, shpesh e gdhija natën duke shkruar. Po çdo faqe rishtare dukej mangësore pa e shpërbluar me miqtë e mi, të cilët erdhën duke u ngushtuar deri sa mbetën tre, redaktori i romanit të ardhshëm, piktori, që nxitur nga zhvillimet e librit ilustronte grafikisht ngjarjen dhe korrektorja letrare. Për dy vjet këta miq të pakursyer përjetonin njëlloj si unë zhvillimet e ngjarjeve, përtypnin barabar me mua fjalët, shprehjet apo kapitujt. Bashkëpunimi nuk u ndërpre asnjëherë. Fletët e printuara ua jepja ose i lexoja vetë, pastaj përimtonim linjat e ardhshme, këmbenim mendime, kundërshtonim njëri - tjetrin, haheshim. Ndjesitë endnin energjinë e mekur, buisnin fantazinë dhe shteronin plogështinë sfilitëse. Mezi prisja të ulesha para kompjuterit. Copëza të romanit u botuan nëpër gazeta, që lexoheshin nga njerëz të njohur e panjohur, disa prej të cilëve më dërgonin së largu shenja pëlqyese. Ecuria e plazmimit, rritjes dhe formësimit të librit, fryt i punës së mundimshme ishte e hapur tërësisht, si një fëmijë zbuluar që në fillesë e deri në fund, rritur natyrshëm në liri, pa fshehur asgjë dhe asnjëherë për cilindo që tregonte sadopak interes. Kam përshtypjen se libri ka lexues dhe u pëlqye nga nivele të ndryshme njerëzish edhe si pasojë e mënyrës së hapur pafshehur asnjëherë me të cilën u ngjiz në fillim dhe vazhdoi deri ditën e botimit. Balzaku thoshte se romani është mundim i gjatë dhe vuajte e madhe. Besoj se kjo është e vërtetë absolute. Në kompjuterin tim janë 27 trajta të librit, nga të cilët të fundit ndryshojnë çdo herë më pak prej njëra - tjetrës. Formën përfundimtare e lexova tri herë në intervale dhjetëditore, nuk bëra dot asnjë ndryshim, atëherë e dërgova për botim. U çlirova nga barra e madhe. Kisha kryer misionin fisnik, u përfala viseve të mia dimensionin e munguar gjatë. Si është pritur romani juaj nga lexuesi? 270

Istref Haxhillari: Libri u shkrua në Pogradec, me autor, redaktor, korrektor, kopertinë dhe përkujdesje grafike pogradecarë, për më tepër edhe aroma e tij është tejet liqenore. Rasti e ka sjellë të sodis libra shkruar nga autorë të panjohur, që kërkojnë redaktorë, grafistë, formulues paskrupull parathëniesh, shkrimtarë dhe piktorë të njohur, paguar shtrenjt me të vetmin qëllim ta bëjnë librin intrigues. Ndodh që hyrja është vërtet interesante, kopertina e nurshme nga personalitete me emër dhe tituj, të njohur gjërësisht. Po si mbaron së lexuari përqasjen e hollë mbresëlënëse dhe hyn në brendinë e librit krijohet ndjesia se me lugën e tortës përcjell turshi të pështirë. Kundërshtia mes dy penave bëhet e dukshme dhe shija e librit hidhësirë e paduruar. Vërtetohet rishtas postulati lashtësor se nga brumi i keq nuk gatuhet bukë e mirë as në magje të re, madje do t’i kishte më shumë hije magjja e përafërt sado shemtarake. Ndonse e përndijoja librin si krijim origjinal, me duknajë befasuese dhe stil të mëvetshëm, nuk kisha siguri si do të pëcillej nga lexuesi i gjerë. I panjohur në fushën e letrave, skeptiçizmi do të përshfaqej me përmasat dhe mentalitetin e mbrapshtë të provincës. Kush do të merrte në Tiranë, Prishtinë apo më tej një libër shkruar nga autor i panjohur? Edhe në Pogradec publiku do ta përjetonte mosbesues sipas parimit dalëboje se çupa e fshatit i ka këmbët e djegura. Ç’janë këta krijues latentë të padëgjuar, ku ishin më parë etj? Natyrisht jo pa të drejtë. Në tregun e letrave pluskojnë me tepri “ krijime ” pa vlerë, pa asnjë pikë origjinaliteti, shpesh kleptomani dhe plagjiatura të shpëlara. Shkruajnë individë që nuk e njohin mirë gjuhën shqipe me bindjen e patundur në dhuntinë dhe aftësitë e tyre, veçan kur posedojnë mundësi financiare. Bulëzojnë poetë që thurin vargje trimërie si në kohën e luftës për çlirim nga pushtues potencialë apo bejte për gruan, fëmijët, të afërm, kryetarët e shoqatave, deputetë. Vrundullojnë biografi voluminoze për fshatra të vegjël me bëma të mëdha, libra trashaluqë për të pathënat e korifejve famëshumë të kulturës, të cilat kapërcejnë sinoret e trashëgimisë së tyre brilante dhe të kujtojnë përjetesën e xhuxhit zot i fuqishëm nën hijen e viganit të menduar, që as ve re praninë e tij. Duknajë e trishtë pa cak. Si do të mund të lexojë publiku kaq shumë dokrra? Lexuesit e mirëfilltë janë rralluar për arsye të njohura dhe sot ka më tepër shkrimtarë e poetë që krijojnë se lexues që i shijojnë. A do të vragëzonte libri ynë përmes labirinteve në xhunglën e ngatërruar të letrave, do të dallohej apo humbiste në stokun pa cak të sivëllezërve? Sipas parimit natyror të tregut, shitja përcakton peshën e librit. Ndihem mirë që përgjatë tre muajve të parë u shitën 600 kopje, po prekem kur miq e shokë, njerëz të njohur fare pak ose aspak, lexues shijehollë apo të zakonshëm, shprehin vlerësime, shijojnë dramën që mbart libri, vlerat gjuhësore, etnografike, stilin. Vlerësimet e shtypit, gazetat 271

dhjetë herë më shumë, nuk mund të ishte histori e mirëfilltë. Mendova se

mund të dilte tregim i gjatë ose novelë, po kurrë roman.

Shkruajta një kapitull rrotull dhjetë faqe, e lexova disa herë ndreqa ndonjë

frazë, rregullova ca fjalë derisa më tingëlloj hijshëm. Tërheqës më ngjason

mua arsyetova, po ata që njohin vragat e holla të krijimit letrar, pikasin dhe

shpleksin imtësira artistike prapa dukjes mëtuese? Ndieja nevojë të

brendshme t’i lexonte dikush. Ua besova ca miqve, që hamendësoja se

prireshin realisht të gjykonin shkrimin tim. Disa nuk i panë fare, mërmëritën

diçka të pakuptueshme si nxitje, të tjerë korektuan gabimet ortografike

ngjashërisht me rutinën në fletoret e detyrave të shtëpisë. Më erdhi vërtet keq

që u ngarkova punë përtej aftësive dhe inteligjencës. Vaniteti dhe angushtia e

tyre arrinte në kufij groteskë. Ama pati të tjerë që e lexuan me habi, të

mrekulluar nga mënyra e rrëfimit, sidomos stili i veçantë që rridhte

mëvetësisht dhe fjala e përzgjedhur. Më dhanë kurajë, shtysën e nevojshme,

sidomos besimin në aftësitë e mia. Më tej vazhdova vrullshëm s’ndalesha më.

Fantazia më punonte pa reshtur, shpesh e gdhija natën duke shkruar. Po çdo

faqe rishtare dukej mangësore pa e shpërbluar me miqtë e mi, të cilët erdhën

duke u ngushtuar deri sa mbetën tre, redaktori i romanit të ardhshëm, piktori,

që nxitur nga zhvillimet e librit ilustronte grafikisht ngjarjen dhe korrektorja

letrare.

Për dy vjet këta miq të pakursyer përjetonin njëlloj si unë zhvillimet e

ngjarjeve, përtypnin barabar me mua fjalët, shprehjet apo kapitujt.

Bashkëpunimi nuk u ndërpre asnjëherë. Fletët e printuara ua jepja ose i lexoja

vetë, pastaj përimtonim linjat e ardhshme, këmbenim mendime,

kundërshtonim njëri - tjetrin, haheshim. Ndjesitë endnin energjinë e mekur,

buisnin fantazinë dhe shteronin plogështinë sfilitëse. Mezi prisja të ulesha

para kompjuterit.

Copëza të romanit u botuan nëpër gazeta, që lexoheshin nga njerëz të njohur

e panjohur, disa prej të cilëve më dërgonin së largu shenja pëlqyese. Ecuria e

plazmimit, rritjes dhe formësimit të librit, fryt i punës së mundimshme ishte e

hapur tërësisht, si një fëmijë zbuluar që në fillesë e deri në fund, rritur

natyrshëm në liri, pa fshehur asgjë dhe asnjëherë për cilindo që tregonte

sadopak interes. Kam përshtypjen se libri ka lexues dhe u pëlqye nga nivele

të ndryshme njerëzish edhe si pasojë e mënyrës së hapur pafshehur asnjëherë

me të cilën u ngjiz në fillim dhe vazhdoi deri ditën e botimit.

Balzaku thoshte se romani është mundim i gjatë dhe vuajte e madhe. Besoj se

kjo është e vërtetë absolute. Në kompjuterin tim janë 27 trajta të librit, nga të

cilët të fundit ndryshojnë çdo herë më pak prej njëra - tjetrës. Formën

përfundimtare e lexova tri herë në intervale dhjetëditore, nuk bëra dot asnjë

ndryshim, atëherë e dërgova për botim. U çlirova nga barra e madhe. Kisha

kryer misionin fisnik, u përfala viseve të mia dimensionin e munguar gjatë.

Si është pritur romani juaj nga lexuesi?

270

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!