hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

sërish, bëhet ngacmuese dhe tek krijuesit e mirëfilltë arrin kufijtë e torturës. Thonë se Mendelejevit që studjoi për një kohë të gjatë mundësinë e vendosjes së rregullit në shumllojshmërinë e elementeve kimike, tabela e sistemit periodik iu përshfaq në ëndërr dhe ai u ngrit natën e shkruajti. Ndoshta mund të jetë legjendë, diçka e zmadhuar, por në thelbin e vet mbart ngacmimin e vazhduar të idesë torturuese përjetuar gjatë. Kohë më parë nxënës në gjimnaz, nëna më tregoi historinë e shamisë që kishte bërë bujë dikur, fashitur me kalimin e viteve, madje shumica nuk e sillnin ndër mend. Gjyshi im riosh çapkën, i kishte vënë syrin një vajze të hijshme. Vinte rrotull po nuk mundej t’i shfaqte pasionin përvëlues, pasi atëhere turpi lahej me gjak dhe zbatohej rreptësisht sjellja e kahershme për nderin e femrës. Ende fare i ri, droja nuk e linte t’i shfaqej të atit. Kur të vinte koha do t’i gjenin një nuse sipas sërës, se laraskë pa bisht nuk kishte mbetur. Robëruar pas Zyles së brishtë plot nur ( ajo u bë më pas gjyshja ime ), mbeti gjatë në mëdyshje të dhimbshme. Përngritja kulmoi kur u parhap lajmi shpresëprerë se e kërkonin nuse diku larg dhe i ati nuk e solli fjalën keq. Përflitej se rrëmbimi i shamisë njëjtësohej me shnderim skajor, njëlloj përdhunimi pas të cilit vajzën s’e merrte asnjë burrë. U kap vagëlluar pas këtij shtegu vezullues, ( si të bëhej më tej! ), i rrëmbeu tinëz me vërtik shaminë kur ajo pamendësisht lante rroba në çesmë. Njerëzit e Zyles u inatosën, buçkaritën, shanë, u betuan e përbetuan. Lajmësi i largët treti, dredhoi pas njollosjes turpëruese; i ati i gjyshit çoi njeriun e tij, sendërtoi nderin e vajzës dhe përmbushi “ marrëzinë ” e të birit. Pas ngurrimesh, përpëlitjesh, dyzimesh ( e japim s’e japim, pse nuk e kërkoi, po turpëroi vajzën, s’pjekim me sojin… ) së fundi kapitulluan u thyhen dhe paraardhësi im çapkën relizoi ëndrrën jetësore. Për dreq më kishin vënë emrin e tij. Krenar për gjyshin këmbëngulës që përmbushi guximshëm idilin e tij, ngjarja m’u ngul në tru më përpiu magjishëm. Përtej aktit pasionant përfytyroja mandilet e romaneve, shaminë aristokrate të Dezdemonës, ndijesinë elegante ngjasuese të kryeveprave letrare, po nuk mendoja kurrë ta shkruaja ndonjëherë. Pasi kreva gjimnazin, doja të studjoja letërsi që e kisha në gjak, ëndërr të kahershme. Përpija pa dallim çdo libër si të rastiste, jetoja përditë me personazhet që linin gjurmë në sjelljen dhe konceptet e mia për jetën në tërësi; shkrimtarët e mëdhenj më ngjasonin me perënditë. Në kërkesën ku duheshin vënë tri degë alternative të ndryshme, shkruajta tri herë fjalëzën tunduese “ letërsi ”. Shkoi kot se pafundësisht larg dëshirës, ëndrrës tunduese, përkundër përjetimeve rinore të përditshme më përcuall në shkencat e natyrës. Përfundova universitetin dhe u bëra mësues fizike, por kurrë nuk hoqa dorë nga leximi bota magjike e letërsisë, ku përherë ndihesha i plotë ashtu si edhe sot e gjithë ditën. Nëpër kohë ngjarja disi e veçantë, vezulluese, materje e padukur vendosur pezull diku në cep të nënvetëdijes, tingëllonte e largët si dritëz e zbehtë që nuk shuhej kurrë. Rikthehej brenda meje dhe më ngacmonte pa pushuar. 268

Asnjëherë nuk imagjinoja ta shkruaja unë që kisha bërë pa hesap ditare orësh mësimi, raporte mbledhjesh dhe disa herë shkrime për fizikën apo drejtimin e shkollës në shtypin pedagogjik të kohës. Rasti për të nxjerrë në dritë ngasjen qe takimi me Ilinden Spasse, i biri i Sterjo Spasses, romanet e të cilit, veçan libri “ Pse ” dhe tregimet e spikatura më pëlqenin pa masë. Kallzova ndodhinë, shtova detaje imagjinare përzjerje përjetimesh flirtuese vetiake, e dramatizova në përmasa që tejkalonin dhunshëm rrëfimin e thjeshtë të nënës. Futa kapedanët, sajova vajtjen në malësi, furtunën e ngritur nga rrëmbimi të cilin e vesha me imtësira fantazie të shfrenuar. Shkurt gënjeva sa munda, nisur nga tregimi i thjeshtë për prapësinë e gjyshit që nuk e pata njohur kurrë. Ai nuk reagoi, madje u mërzit nga përsiatjet e zgjatura, ama vetë u mbusha përtej të zakonshmes. Ato që sajova më ngjanin të vërteta, i besoja plotësisht. Në vetëdijen time ndodhia e thjeshtë mori përmasa madhore; gjyshi im dashnor i përvëluar kaluar Romeos së Shekspirit, fantazoja skena dashurie nëpër gardhe e groma lajthie, ( jo kështjella e salla mondane të shoqërisë së lartë ) që i përjetoja si të vërteta, se vetë isha atëhere në moshën e aventurave. Ngasja nuk m’u largua asnjëherë nëpër vite. Më pas, me disa miq të mij pata rastin të isha në tavolinë me mjeshtrin e letrave, Dritëro Agolli. Në fillim druajtur nga prania e tij, si pimë disa gota me majë u krijua një mjedis intim. Dritëroi erdhi në qef dhe pas ca kohe kërkoi njërin prej nesh t’i mbante këngën e Gani Butkës, vrarë në Pogradec. Me që më vjen disi ndoresh për të kënduar dhe mes nesh nuk pati ndonjë nisjator më të mirë, këngën e mbajta unë. Ai e pëlqeu, sido që isua qe stonatura vetë. Kështu u miqësuam më tepër se kënga është ilaç i shpirtit, e ushqen dhe i jep forcë njeriut, e bën të guximshëm. Dritëroi tregoi disa ndodhi me zërin e ngadaltë të plakur që mbartte mbi vete magjinë e rrëfimtarit, ndaj i përpinim. Më pas kërkoi që edhe ne të kallzonim diçka. Unë s’prita, po i karikuar, turbulluar edhe nga rakia pirë me tepri, e përshkrova atë ngjarjen e gjyshit me zbukurime, sajova e fantazova pa kursim, nuk lashë gënjeshtër pa përdorur dhe rrëfimi doli aq bukur sa ai, po edhe shokët e mij mbetën të habitur. - More djalë pse nuk e shkruan këtë histori, qënka interesante, - më tha Dritëroi. - Ku di unë të shkruaj, asgjë s’kam bërë deri tani. - Çdo punë e ka një fillim, guxim, - më përkëdheli në sedër. Rrëfenjëzën e vjetër e tregova me ambicjen se do të ngacmohej ai ta shkruante, jo unë, po shtysa më dha kurajo dhe fillova të mendoj përnjëmend, ngultas. Mbresa e tregimit të nënës udhëtoi gjatë brenda nënvetëdijes sime. Askush nuk pikasi se do të shkruaja, madje as vetë nuk e dija çfarë do të ishte. Me që përmbi ngjarjen vërtetsore kisha shtuar me fantazinë time nja 269

Asnjëherë nuk imagjinoja ta shkruaja unë që kisha bërë pa hesap ditare orësh

mësimi, raporte mbledhjesh dhe disa herë shkrime për fizikën apo drejtimin e

shkollës në shtypin pedagogjik të kohës.

Rasti për të nxjerrë në dritë ngasjen qe takimi me Ilinden Spasse, i biri i

Sterjo Spasses, romanet e të cilit, veçan libri “ Pse ” dhe tregimet e spikatura

më pëlqenin pa masë. Kallzova ndodhinë, shtova detaje imagjinare përzjerje

përjetimesh flirtuese vetiake, e dramatizova në përmasa që tejkalonin

dhunshëm rrëfimin e thjeshtë të nënës. Futa kapedanët, sajova vajtjen në

malësi, furtunën e ngritur nga rrëmbimi të cilin e vesha me imtësira fantazie

të shfrenuar. Shkurt gënjeva sa munda, nisur nga tregimi i thjeshtë për

prapësinë e gjyshit që nuk e pata njohur kurrë. Ai nuk reagoi, madje u mërzit

nga përsiatjet e zgjatura, ama vetë u mbusha përtej të zakonshmes. Ato që

sajova më ngjanin të vërteta, i besoja plotësisht. Në vetëdijen time ndodhia e

thjeshtë mori përmasa madhore; gjyshi im dashnor i përvëluar kaluar Romeos

së Shekspirit, fantazoja skena dashurie nëpër gardhe e groma lajthie, ( jo

kështjella e salla mondane të shoqërisë së lartë ) që i përjetoja si të vërteta, se

vetë isha atëhere në moshën e aventurave.

Ngasja nuk m’u largua asnjëherë nëpër vite.

Më pas, me disa miq të mij pata rastin të isha në tavolinë me mjeshtrin e

letrave, Dritëro Agolli. Në fillim druajtur nga prania e tij, si pimë disa gota

me majë u krijua një mjedis intim. Dritëroi erdhi në qef dhe pas ca kohe

kërkoi njërin prej nesh t’i mbante këngën e Gani Butkës, vrarë në Pogradec.

Me që më vjen disi ndoresh për të kënduar dhe mes nesh nuk pati ndonjë

nisjator më të mirë, këngën e mbajta unë.

Ai e pëlqeu, sido që isua qe stonatura vetë. Kështu u miqësuam më tepër se

kënga është ilaç i shpirtit, e ushqen dhe i jep forcë njeriut, e bën të

guximshëm.

Dritëroi tregoi disa ndodhi me zërin e ngadaltë të plakur që mbartte mbi vete

magjinë e rrëfimtarit, ndaj i përpinim. Më pas kërkoi që edhe ne të kallzonim

diçka. Unë s’prita, po i karikuar, turbulluar edhe nga rakia pirë me tepri, e

përshkrova atë ngjarjen e gjyshit me zbukurime, sajova e fantazova pa

kursim, nuk lashë

gënjeshtër pa përdorur dhe rrëfimi doli aq bukur sa ai, po edhe shokët e mij

mbetën të habitur.

- More djalë pse nuk e shkruan këtë histori, qënka interesante, - më tha

Dritëroi.

- Ku di unë të shkruaj, asgjë s’kam bërë deri tani.

- Çdo punë e ka një fillim, guxim, - më përkëdheli në sedër.

Rrëfenjëzën e vjetër e tregova me ambicjen se do të ngacmohej ai ta

shkruante, jo unë, po shtysa më dha kurajo dhe fillova të mendoj përnjëmend,

ngultas. Mbresa e tregimit të nënës udhëtoi gjatë brenda nënvetëdijes sime.

Askush nuk pikasi se do të shkruaja, madje as vetë nuk e dija çfarë do të

ishte. Me që përmbi ngjarjen vërtetsore kisha shtuar me fantazinë time nja

269

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!