19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

sërish, bëhet ngacmuese dhe tek krijuesit e mirëfilltë arrin kufijtë e torturës.

Thonë se Mendelejevit që studjoi për një kohë të gjatë mundësinë e vendosjes

së rregullit në shumllojshmërinë e elementeve kimike, tabela e sistemit

periodik iu përshfaq në ëndërr dhe ai u ngrit natën e shkruajti. Ndoshta mund

të jetë legjendë, diçka e zmadhuar, por në thelbin e vet mbart ngacmimin e

vazhduar të idesë torturuese përjetuar gjatë.

Kohë më parë nxënës në gjimnaz, nëna më tregoi historinë e shamisë që

kishte bërë bujë dikur, fashitur me kalimin e viteve, madje shumica nuk e

sillnin ndër mend. Gjyshi im riosh çapkën, i kishte vënë syrin një vajze të

hijshme. Vinte rrotull po nuk mundej t’i shfaqte pasionin përvëlues, pasi

atëhere turpi lahej me gjak dhe zbatohej rreptësisht sjellja e kahershme për

nderin e femrës. Ende fare i ri, droja nuk e linte t’i shfaqej të atit. Kur të vinte

koha do t’i gjenin një nuse sipas sërës, se laraskë pa bisht nuk kishte mbetur.

Robëruar pas Zyles së brishtë plot nur ( ajo u bë më pas gjyshja ime ), mbeti

gjatë në mëdyshje të dhimbshme. Përngritja kulmoi kur u parhap lajmi

shpresëprerë se e kërkonin nuse diku larg dhe i ati nuk e solli fjalën keq.

Përflitej se rrëmbimi i shamisë njëjtësohej me shnderim skajor, njëlloj

përdhunimi pas të cilit vajzën s’e merrte asnjë burrë. U kap vagëlluar pas

këtij shtegu vezullues, ( si të bëhej më tej! ), i rrëmbeu tinëz me vërtik

shaminë kur ajo pamendësisht lante rroba në çesmë.

Njerëzit e Zyles u inatosën, buçkaritën, shanë, u betuan e përbetuan. Lajmësi

i largët treti, dredhoi pas njollosjes turpëruese; i ati i gjyshit çoi njeriun e tij,

sendërtoi nderin e vajzës dhe përmbushi “ marrëzinë ” e të birit. Pas

ngurrimesh, përpëlitjesh, dyzimesh ( e japim s’e japim, pse nuk e kërkoi, po

turpëroi vajzën, s’pjekim me sojin… ) së fundi kapitulluan u thyhen dhe

paraardhësi im çapkën relizoi ëndrrën jetësore.

Për dreq më kishin vënë emrin e tij. Krenar për gjyshin këmbëngulës që

përmbushi guximshëm idilin e tij, ngjarja m’u ngul në tru më përpiu

magjishëm. Përtej aktit pasionant përfytyroja mandilet e romaneve, shaminë

aristokrate të Dezdemonës, ndijesinë elegante ngjasuese të kryeveprave

letrare, po nuk mendoja kurrë ta shkruaja ndonjëherë. Pasi kreva gjimnazin,

doja të studjoja letërsi që e kisha në gjak, ëndërr të kahershme. Përpija pa

dallim çdo libër si të rastiste, jetoja përditë me personazhet që linin gjurmë në

sjelljen dhe konceptet e mia për jetën në tërësi; shkrimtarët e mëdhenj më

ngjasonin me perënditë. Në kërkesën ku duheshin vënë tri degë alternative të

ndryshme, shkruajta tri herë fjalëzën tunduese “ letërsi ”. Shkoi kot se

pafundësisht larg dëshirës, ëndrrës tunduese, përkundër përjetimeve rinore të

përditshme më përcuall në shkencat e natyrës. Përfundova universitetin dhe u

bëra mësues fizike, por kurrë nuk hoqa dorë nga leximi bota magjike e

letërsisë, ku përherë ndihesha i plotë ashtu si edhe sot e gjithë ditën.

Nëpër kohë ngjarja disi e veçantë, vezulluese, materje e padukur vendosur

pezull diku në cep të nënvetëdijes, tingëllonte e largët si dritëz e zbehtë që

nuk shuhej kurrë. Rikthehej brenda meje dhe më ngacmonte pa pushuar.

268

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!