19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Krishtit dhe shenjtorëve të përndritur, as besimin fetar. Jo, kurrë! Por nuk

mund të besoj naivitetin e detyruar të kohës tejet të thinjur përballë mençurisë

dhe zhvillimeve moderrne, ndaj në përsiatjet e mia synoj përmasën

vërtetësore, ashtu si e përfytyroj lindjen e besimit kristian. Ndoshta nuk është

tamam kështu, po kush mund të argumentojë saktësisht të kundërtën?

Herezia është sëmundje e pavetëdijshme e gjthkahershme dhe fatkeqe e

njerëzimit. A nuk janë heretikë piktorët e ikonave që vizatojnë Krishtin dhe

Zotin me fytyrë njeriu, për më tepër të atyre që njohin më mirë? Nuk është

herezi të paraqesësh hyjnoren, të pavdekshmen me pamjen e krijesave

vdektare, mbushur me mëkate pa fund, sikundër është njeriu? Domosdo

mëkaton “ se cënon premisën themelore të besimit, karakterin mbinjerëzor të

fesë ” sikundër kumtojnë teologët. Sikur majmunët të kishin ndërgjegje a nuk

do ta përfytyronin perëndinë me tiparet e fizikut të tyre dhe jo pamje tjetër

më të hijshme?

Gjithsesi herezia e njohur e Ariusit dhe arianistëve që dyshonin natyrën

hyjnore të Krishtit, është më pak e dëmshme se mohimi i ekzistencës fizike të

tij dhe besimit te Zoti.

Të gjithë njerzit e letrave e kanë pranuar si të padiskutueshme formulën e

ngjizjes së veprës që Heminguej e ka përcaktuar “është me rrezik për një

shkrimtar të flasë për veprën që e ka akoma në duar, sepse kështu si të

thuash rrezikon “ ta thajë atë ”. A mendoni njëlloj?

Istref Haxhillari: Si ngjizet një vepër letrare? Ju cekët linjë delikate paksa

fluide, ku druaj se definohet ndonjë rregullsi e pranueshme për të gjithë.

Sigurisht nuk shpërball Heminguein e madh, krejt jashtë mundësive të mia,

vetëm mund të ravijëzoj përvojën modeste të zefilljes së romanit tim, që nuk

çapit përplotërisht në vragën e nobelistit të shquar. Kam përshtypjen se

sprovat krijuese nuk hyjnë në të njëjtën hulli, nuk mund t’i binden saktësisht

ndonjë ecurie fikse përgjithësuese, njëngjyrëshe.

Plazmimi letrar, ndoshta edhe i tragave të tjera të artit, i ngjan së tepërmi

ngjizjes së fëmijës në barkun e nënës. Akti i formësimit në zanafillë është

proces i fshehtë brendësor dhe i pakuptuar, s’e di askush veç krijuesve

potencialë, madje shansi i pjalmëzimit është i pakapshëm për vetë çiftin

ngjizës. Kur duken shenjat e para të shtatzanisë gruaja e paqartë në fillesën

fshehtarake, e pasigurt ngurron t’i shfaqet partnerit të afërt, po kur sigurohet

plotësisht i jep lajmin me gëzim të parrëfyer. Të dy lumturohen,

hamendësojnë vajzë apo djalë, shpalosin dëshira, kundërshti, pastaj në

vijimësi përkujdesen ta publikojnë ndër njerëzit më të afërt.

Përjetimi i mbrujtjes së krijesëzës tejçohet në rrethin e zgjeruar, tashmë përtej

dyshes nismëtare. Lajmi nuk përhapet më tej gjersa ngjizja bëhet e dukshme

nuk fshihet më, veç në raste të pakuptimta kur gruaja s’del nga shtëpia dhe

burri s’i shprehet askujt, me pak gjasa kohët e sotme, përjashtimisht barrës së

266

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!