19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

predikues të shumtë, i blinte me çmime të larta. Nuk është e lehtë të

kthjellosh e ndriçosh me fjalë turmat, siç ndodhi dendur nëpër spërdredhjet e

moteve. Beteja mes politeizmit dhe ateizmit, kultit të idhujve gjithfarësh dhe

besimit të Zoti ka qënë nga më të ashprat e njerëzimit, tejzgjatur në shekuj,

me mizori të llahtarshme, të paimagjinueshme.

Përfytyroni kthinën ku rrinë ulur trembëdhjetë burra, që kanë marrë mbi

shpatulla fatet e botës nëpër rrokullimën e shekujve e mijëvjeçarëve, mendje

të ndritura dhe shpirtra të dhembshur e ligështuar. Gota e verës, e famshmja

kupë e argjendtë Graali, qarkullonte dorë më dorë, ajka e mendjeve të

pazakonta me vështrim hyjnor në botën e mjegulluar projektonte të ardhmen

e njerëzimit, gjindje që nuk dinin ç’bënin me paditurinë e tyre. I pari i atij

grupimi, ngjashmërisht me Njohësin e shpatullave, ndoqi rrugën diplomatike.

Pasi piu me fund kupën Graali, kumtoi se duhej mrekullia, legjenda për të

dritësuar njerëzimin. Jezusi, më i mençuri i të gjithëve plazmoi kryqëzimin,

vdekjen e vrojtuar dhimbshëm prej të gjithëve haptaz dhe ngritjen në qiell që

nuk e pa askush. Turmat, kur hynë të nesërmen në shpellën e Betlehemit,

gjetën çarçafët bosh. Mrekullia u arrit, s’mbetej pikë dyshimi, Zoti shpalosi

vullnetin e tij. Kështu zuri fill krishtërimi, filozofia më jetëgjatë e botës, falë

mençurisë së një njeriu. Kupa e argjendtë udhëtoi nëpër botë e nëpër kohë,

mbrojtur me përkushtim nga besimtarët që nuk nguruan ta shpallin vepër

emblematike për gjithë krishtërimin, ta shenjtërojnë si të ishte qënie

njerëzore, Shën - Graali, deri sa u vendos në muzeun britanik të kultit pas nje

odiseje të stërgjatë.

Sido të jetë e vërteta, Jezu Krishti mbetet qënie e jashtzakonshme, endi

përmasën e munguar, besimin të Zoti, disiplinoi turmat dhe i përcolli drejt një

jete me parime e norma të larta morale. Me siguri bota nuk do të arrinte

zhvillimet e kohëve moderne pa fenë e krishterë, apo të tjerat që erdhën më

pas dhe njëlloj predikonin moralin njerëzor drejt të cilit përqëndrohej sjellja e

tyre.

Europa shpuri qytetërimin ndër fiset aborigjene të Amerikës dhe Afrikës, më

së pari përmes përhapjes së fesë kristjane si hap ftillues, shpleksës për t’i

shndërruar nga njerëz të egër në qenie të kulturuara. Pa Krishtin dhe

krishtërimin, pa fenë dhe besimin në Zot, njerëzimi do të zgjaste shumë

zgjimin për të arritur kulturën aq evidente të kohëve tona.

Kapërcyelli shqiptar nuk do të ishte aq i dhimbshëm po të mos masakrohej

mizorisht feja, institucionet e saj dhe të krijohej “ njeriu i ri ”, mostër që nuk

deshi pas Zotit, as prindrit dhe të afërmit e tij.

Le t’u falemi Krishtit dhe të tjerë burrave të zgjuar pas tij, mes të cilëve

Muhameti vlerësuar nga dijetarët e perëndimit, cilado të jetë e vërteta e

lindjes së tyre.

Ndoshta besimtarët e devotshëm do të më qortojnë për herezi apo blasfemi.

Dua t’u kumtoj se meditimet e mia të zgripshme teokratike janë himn për

fenë dhe vlerat e mëdha që mbart besimi. Nuk ve në dyshim ekzistencën e

265

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!