hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

Titull i rëndë për një roman? Istref Haxhillari: Keni të drejtë. Pyetja juaj më nxit dhe obligon të përshkruaj hullinë përmes së cilës u formësua romani. Përmbi njëqind vjet të shkuara fizikani francez i parmasave të mëdha, Lagranzhi, zbuloi ligjin e veprimit më të vogël apo parimin e minimumit, të cilit i nënshtrohen të gjithë përbërësit e botës inerte. Fuqia e parimit të Lagranzhit është e gjithësishme, vepron pa dallim mbi sendet: çdo sistem fizik apo objekt i veçuar gjithnjë synon cakun me energji më të vogël të mundshme, ku prehet përjetësisht derisa kryhet punë së jashtmi për ta nxjerrë prej plogështisë. Nis sërish të funksionojë, shpenzon rezervën e dhuruar për të shkuar medoemos në përshfaqjen e gjumit energjitik. Shembulli i orës me kurdisje apo lavjerrësit matematik, që ndalet së fundi në qëndrimin vertikal, ilustrojnë qartazi gjeninë e Lagranzhit. Forca e ideve të mëdha shpaloset në thjeshtësinë dhe kohësinë e tyre. Parimi i veprimit më të vogël është shëmbëllesë e këtij kuptimi filozofik, pasi të gjitha sistemet, krijuar përgjatë më shumë se një shekulli nga plazmimi i tij, nënshtrohen pa kushte, pa asnjë mëdyshje, pa përjashtim. Jam krejtësisht i bindur se kjo ligjësi vepron me të njëjtën fuqi mbi shpirtin njerëzor dhe produkteve pafund të tij, krahasimisht gjendjes inerte. Cilido ndodhet dendur bosh, pa asnjë ide apo mendim, pa ndonjë motiv për të bërë diçka të dobishme, shkon pashmangshmërisht drejt gjendjes së mjegullt me energji shpirtërore minimum. Po ja, shfaqet një mik, dikush i ndodhet pranë njeriut në ditë të tillë, i jep kurajë, forcë sikur derdh mbi të gjallërinë e nevojshme për të mbledhur veten dhe rinisur punën e lënë përgjysmë. Nëpër hulli të dhimbshme, që përjetojnë të gjithë një ditë, miq të tillë jo të zakontë janë ilaç përmbi të tjerë. Kur punoja mbi romanin “ Pesha e kohës ”, gjendesha shpesh zbrazët, pa asnjë vragë për të vazhduar rrjedhën e ngjarjeve, më dukej se barra që kisha marrë përsipër nuk bënte për shpatullat e mia, shkurt puna e nisur përngjiste me aventurat që nuk shpien askund. Aq shumë ndieja mungesën e ideve sa edhe fizikisht më mpinte plogështia, hapat në rrugë të pasigurta, shprehja e fytyrës së murrëtyer nuk shprehte asgjë të përcaktuar. Ligështinë, zvarritjen shpirtërore përthyer fizikisht e vinin re shumë njerëz, po rrallëkush më nxiste, ngacmonte receptorët e imagjinatës sime. Kështu zinte fill vagëlluar një vijë e spërdredhur, në fund të së cilës shkëndijonte dritëza e mekur, që i fryja me kujdes të mos shuhej. Megjithë përpjekjet, radhazi nuk arrija ta mbaja ndezur, më ikte përduarsh. Shenjoja një vijëz tjetër, pastaj tjetër që çonte së fundi në zjarrin e këndellur ngazëllues. Në të shkuarën më patën impresionuar rrëfimet e bujshme për njohësit e shpatullave të bagëtive të cilët parashihnin të ardhmen. Përqark tyre sillej filozofia e kohës; ata nderoheshin përmbi qeveritarët, shndritnin brez pas brezi si dijetarë. Njohësit linin pas iskra diturie, copëza këshillash, mençurinë 262

njerëzore që udhëtonte pa pushuar dhe tejçohej si thesar i çmuar. Nektari i substancës fluide kristalizohej në trajtën e grimcave brouniane që përsilleshin padukshmërisht në atmosferën kohëtare. Produkt kondesues të kësaj materie eterike, krijova Njohësin e librit tim, burrin e ditur mbresëlënës që nuk nuk mund t’i përkiste sojit të qeveritarve përhumbur pa kthim në harresë, siç ka ndodhur përgjatë shekujve, ndaj vërshoi vetë pa dyzuar në togun e njohësve, bashkësinë e të mençurve. Përmes fjalës së hijshme u rrek t’i largojë Krojanët ( të lënduarit ) prej hakmarrjes, që do të përcillej gjatë si vijë dredharake gjaku në emër të aktit ende pakryer, por pa sukses. Mendësia e rrënjës e shtyn njeriun të gërmojë dhe t’i referohet lashtësisë për të ndërtuar të tashmen, sjelljen e përditshme. Forca tërheqëse e së shkuarës, bota e të vdekurve ushtronte mbi Krojanët trysni të papërballueshme, rrëshqiste përmbi logjikën e brishtë të të gjallëve njëjtësisht me tangjenten që kapërcen sferën. Kur ndjeu se fjalët u përthithën shurdhër të pafuqishme përballë moralit të lashtë vrastar, sikundër drita mbi trupin absolutisht të zi, ndoqi shtegun diplomatik. Parashikoi në shpatullën e deles vdekjen e rëndë pas tre muajsh në vëllazëri dhe dasmën e papërcaktuar përkrye gjashtë muajve. Krojanët e pandjeshëm kundruall gjykimit përligjës të ardhësit shtangën, u përkeqën prej kumtit, fantazia u vu në lëvizje, shpirtrat e trazuar morën të krisur dhe dora e hakmarrjes mbeti pezull. Depërtoi me të vërtetë Njohësi në rrjedhat e ngjarjeve përmes shpatullës? Për më tepër, besonte ai në shenjat e asaj kocke mjerane e cila na paskej fuqi magjike? Zor t’i pranonte një mendje e ditur si ajo e personazhit tim. Të tjerët po. U bindën tërësisht për dasmën, që e torrën gjerë e gjatë mes tyre, po thellë nënvetëdijes ata i përkeqi ajo vdekja pas tre muajve, dhimbje e rëndë që nuk dihej kush e kishte rrisk, pasi gjer aty e la kumtin njohësi i mençur. Mes tyre bluanin pa reshtur dasmën. Duhet të bënin krushqinë e papëlqyer, të zgjidhnin turpin e zi, apo hakmarrjen për nderin e përlyer? Dialogu mes tyre kapërcente të zakontën, më tepër ishte bisedë me të vdekurit, rrënjët e jetës dhe ekzistencës, që kumtonin nga bota e përtejme sjelljen, mënyrën e tyre të jetesës. Fijet e arsyetimit qenë produkt i bashkëjetesës surealiste me të ikurit pa kthim, që nuk jetonin fizikisht po në trajtë fushe elektromagnetike i mbështillnin sikundër gjarpërinjtë e llahtarshëm Laokontin e mitologjisë. Forca e kësaj bashkëjetese ishte e papërfytyrueshme me ndikim magjik përtej imagjinatës së të gjallëve. Imazhet e botës së përtejme, në trajta gjithfarësh mbushnin jetën e përditshme. Kur ndaheshin bluanin atë tjetrën, hidhësirën dhe vrisnin mendjen gjatë, përpëliteshin nëpër jorganë, përpiqeshin ta largonin nga vetja, po vdekja trupëzuar prej bestytnisë, u dilte në përgjumje dhe i tmerronte. Me drapërin mprehur mirë, u mbështillte kokat si duaj gruri dhe kur bëhej gati t’i priste, zgjoheshin të lebetitur. Gdhihej dhe sikur e harronin të keqen, bluanin sërish hakmarrjen, po me fuqi të prera, pa guximin e mëparshëm që gremisi Njohësi përmes shpatullës. 263

Titull i rëndë për një roman?

Istref Haxhillari: Keni të drejtë. Pyetja juaj më nxit dhe obligon të

përshkruaj hullinë përmes së cilës u formësua romani.

Përmbi njëqind vjet të shkuara fizikani francez i parmasave të mëdha,

Lagranzhi, zbuloi ligjin e veprimit më të vogël apo parimin e minimumit, të

cilit i nënshtrohen të gjithë përbërësit e botës inerte. Fuqia e parimit të

Lagranzhit është e gjithësishme, vepron pa dallim mbi sendet: çdo sistem

fizik apo objekt i veçuar gjithnjë synon cakun me energji më të vogël të

mundshme, ku prehet përjetësisht derisa kryhet punë së jashtmi për ta nxjerrë

prej plogështisë. Nis sërish të funksionojë, shpenzon rezervën e dhuruar për

të shkuar medoemos në përshfaqjen e gjumit energjitik. Shembulli i orës me

kurdisje apo lavjerrësit matematik, që ndalet së fundi në qëndrimin vertikal,

ilustrojnë qartazi gjeninë e Lagranzhit.

Forca e ideve të mëdha shpaloset në thjeshtësinë dhe kohësinë e tyre. Parimi i

veprimit më të vogël është shëmbëllesë e këtij kuptimi filozofik, pasi të gjitha

sistemet, krijuar përgjatë më shumë se një shekulli nga plazmimi i tij,

nënshtrohen pa kushte, pa asnjë mëdyshje, pa përjashtim.

Jam krejtësisht i bindur se kjo ligjësi vepron me të njëjtën fuqi mbi shpirtin

njerëzor dhe produkteve pafund të tij, krahasimisht gjendjes inerte. Cilido

ndodhet dendur bosh, pa asnjë ide apo mendim, pa ndonjë motiv për të bërë

diçka të dobishme, shkon pashmangshmërisht drejt gjendjes së mjegullt me

energji shpirtërore minimum. Po ja, shfaqet një mik, dikush i ndodhet pranë

njeriut në ditë të tillë, i jep kurajë, forcë sikur derdh mbi të gjallërinë e

nevojshme për të mbledhur veten dhe rinisur punën e lënë përgjysmë. Nëpër

hulli të dhimbshme, që përjetojnë të gjithë një ditë, miq të tillë jo të zakontë

janë ilaç përmbi të tjerë.

Kur punoja mbi romanin “ Pesha e kohës ”, gjendesha shpesh zbrazët, pa

asnjë vragë për të vazhduar rrjedhën e ngjarjeve, më dukej se barra që kisha

marrë përsipër nuk bënte për shpatullat e mia, shkurt puna e nisur përngjiste

me aventurat që nuk shpien askund. Aq shumë ndieja mungesën e ideve sa

edhe fizikisht më mpinte plogështia, hapat në rrugë të pasigurta, shprehja e

fytyrës së murrëtyer nuk shprehte asgjë të përcaktuar. Ligështinë, zvarritjen

shpirtërore përthyer fizikisht e vinin re shumë njerëz, po rrallëkush më nxiste,

ngacmonte receptorët e imagjinatës sime. Kështu zinte fill vagëlluar një vijë e

spërdredhur, në fund të së cilës shkëndijonte dritëza e mekur, që i fryja me

kujdes të mos shuhej. Megjithë përpjekjet, radhazi nuk arrija ta mbaja ndezur,

më ikte përduarsh. Shenjoja një vijëz tjetër, pastaj tjetër që çonte së fundi në

zjarrin e këndellur ngazëllues.

Në të shkuarën më patën impresionuar rrëfimet e bujshme për njohësit e

shpatullave të bagëtive të cilët parashihnin të ardhmen. Përqark tyre sillej

filozofia e kohës; ata nderoheshin përmbi qeveritarët, shndritnin brez pas

brezi si dijetarë. Njohësit linin pas iskra diturie, copëza këshillash, mençurinë

262

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!