19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

(AUTO)PORTRET

Krisje…

Bisedë me shkrimtarin ISTREF HAXHILLARI (Pogradec)

Ju lutem një identitet për lexuesit tanë?

Istref Haxhillari: Jeta ime është fare e thjeshtë për cilindo dhe tmerrësisht e

ndërlikuar për mua. Krijimtaria ime është një krisje e shpirtit të hepuar nëpër

mote. Në kuptim metaforik njeriu i përngjet lisit, rrënjët e të cilit janë e

shkuara, trungu e sotmja dhe lastarët e ardhmja. Ndër tre komponentët,

rrënjët e padukshme, kohësia e kurrënjohur plotësisht, përjetohet tej

përmasave reale zmadhuar e shformuar, pasqyrim konveks i tyre. Rrënjët e

padukshme jetësojnë të sotmen dhe përimtojnë të ardhmen, mbushin me

lëngun limfatik duknajën dhe fantazinë, vërtetësoren dhe imazhet prej të

cilave më ka buisur shpirti që në rininë e herëshme. Kujtesa e mbingarkuar

prej gjithfarë fiksionesh nduk dhe kurdis mekanizmin e pakuptuar të

nënvetëdijes, prej nga ndihem çuditërisht i ngacmuar e i shqetësuar.

Jam lindur në Pogradec ku mbarova arsimin e mesëm. Në vitin 1977 u

diplomova për Fizikë në Universitetin e Tiranës. Më 1985 kam kryer kursin

pasuniversitar për këtë specialitet.

Mësues dhe drejtor shkolle, pastaj inspektor, shef i arsimit të rrethit

Pogradec, përgjegjës i burimeve njerëzore në Drejtorinë Arsimore etj.

Aktualisht mësues në shkollën e mesme të qytetit.

I martuar me tre fëmijë.

Jam dashuruar me letërsinë që në fillesë të karierës sime. Prej disa vitesh kam

botuar tregime, ese dhe publiçistikë në shtypin periodik, një pjesë e të cilave

u botuan në prill 2007 në librin “Përthyerje„ pjesa e parë, ndërkohë që kam

në përfundim pjesën e dytë të kësaj përmbledhjeje.

Tregime të tjera të botuara në faqet letrare të disa gazetave të Tiranës si:

Pertej vetmisë

Legjendë e gurtë

Danishi

Thikat e Vardarit

Përthyerja e poetit

Sykaltra

Brishtesi etj,

janë pritur me interes nga lexuesit dhe kanë motivuar ktijimet e mëvonëshme.

Romani “Pesha e kohës„ botuar nga Shtëpia Botuese Toena është libri i dytë.

261

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!