19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

teksteve. Kjo i ka bërë disa gjuhëtarë, sidomos Oshlinin, Turkon dhe

Koltjerin, si dhe Adamin me Revanin (Auchlin (1981), Turco et Coltier

(1988) et Adam et Revaz (1989) t’i quajnë shprehjet të cilat ne i cilësojmë si

lidhëzorë dypalësh shënjuesa të integrimit linear. Oshlini (Auchlin (1981, p.

97)) vëren, lidhur me lidhëzorin d’une part…d’autre part / nga njëra anë...

nga ana tjetër, që ky shënjues strukturimi “shënon në fakt kufijtë e dy

përbërësve, duke treguar që këta puqen me njëri-tjetrin, dhe integrohen në një

lëvizje të vetme.” Siç e pamë, është rasti për çdo element tantôt / herë te

shembulli i tretë. Po kështu janë edhe rastet për lidhëzorët e tjerë dypalësh, ku

çdo element shënon kufijtë midis përbërësve tekstorë. Në fakt, elementet e

lidhëzorit dypalësh vendosen pothuajse gjithnjë para shprehjes së argumentit.

Edhe në qoftë se ata vendosen në fillim ose në fund të një përbërësi tekstor që

shpreh një argument, ata kontribuojnë prapëseprapë për identifikimin dhe

caktimin e një argumenti në raport me të tjerët.

Një aspekt tjetër i funksionit të lidhëzorëve dypalësh, është që prania e

elementit të parë paralajmëron se ka ende argumente të tjera që lidhen me të

parin, meqë elementet e lidhëzorit dypalësh normalisht shfaqen të lidhur me

njëri-tjetrin. Kështu, për shembull, kur kemi një lidhëzor të tillë, presim edhe

tjetrin, ose siç shprehet Turkoi dhe Koltjeri (Turco et Coltier (1988, p. 68))

lidhur me lidhëzorin d’une part…d’autre part/ nga njëra anë... nga ana

tjetër: “prania e thjeshtë e “njërës palë” kërkon ekzistencën e një elementi

tjetër të lidhur”. Për këtë arsye ne e cilësojmë lidhjen midis elementeve të

lidhëzorit dypalësh të fortë, siç e pamë më lart, meqë prania e elementit të

parë kërkon domosdoshmërisht praninë e të dytit.

4. Grupe të ndryshme të lidhëzorëve dypalësh

Ashtu si lidhëzorët e thjeshtë, edhe këta dypalësh mund t’i ndajmë në

lidhëzorë veçues, kundërshtorë, numërues, kohorë etj. si më poshtë vijon:

- Veçues: soit…soit, ou bien…ou bien, ou…ou ; qoftë… qoftë,

ose…ose, ja…ja

(7) Il y a donc, soit chez celui qui écoute ou lit, soit chez celui qui parle ou

écrit, une pensée dans la parole que l'intellectualisme ne soupçonne pas

(MERLEAU-PONTY, Phénoménol. perception, 1945, p. 209).

(7’)Ka pra, qoftë tek ai që dëgjon ose lexon, qoftë tek ai që flet ose shkruan,

një mendim te fjala që intelektualizmi nuk dyshon.

(8) « Ou la maladie vous tuera, ou ce sera le médecin » (Beaumarchais).

(8’) « Ose do t’ju vrasë sëmundja, ose doktori»

(9) Ou bien vous obéirez, ou bien vous serez puni

(9’) Ose do të bindeni, ose do të ndëshkoheni.

- Kundërshtor: d’un côté…de l’autre ; nga njëra anë… nga ana

tjetër

(10) D'un côté de la cheminée il y avait une chaise; de l'autre , un berceau.

(10’) Nga njëra anë e oxhakut ishte një karrige; nga ana tjetër një djep.

256

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!