19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

de favoriser le développement des DOM-TOM ou de telle autre région, tantôt

d’aider l’industrie cinématographique, la marine marchande ou la gestion

forestière, tantôt de soutenir nos agriculteurs, tantôt d’en faire encore plus

pour la Corse, tantôt de favoriser tel type d’investissement ou de placement

financier, etc. (de Closets, F., 1998, Le compte à rebours, Arthème Fayard,

pp. 354-355)

(3’) Kodi ynë i taksave, një stivosje monstruoze e masave të përpikta, e

regjimeve të ndryshme, e statuteve të veçanta, ku përjashtimi përfundon në

rregull ka të gjithë përkrahjen shtetërore për ata që zotërojnë artin dhe mjetet

për ta përdorur. Në fakt, qeveritë e kanë përdorur rregullisht mjetin fiskal për

qëllime ekonomike, politike, kulturore, etj.. Herë bëhet fjalë për të ndihmuar

në ruajtjen e kapitalit artistik ose arkitektural të vendit, herë për të favorizuar

zhvillimin e DPD-TPD-ve 57 apo të ndonjë krahine tjetër, herë për të

ndihmuar industrinë kinematografike, marinën tregtare apo administrimin e

pyjeve, herë për të mbështetur bujqit, herë për të bërë më shumë për

Korsikën, herë për të favorizuar këtë apo atë lloj investimi apo kapitali

financiar, etj.

Çdo element tantôt/herë shënon shprehjen e një argumenti dhe ndihmon për

ta dalluar qartë nga çdo argument dhe nga shprehja e tij në lidhje me të tjerët.

Të gjithë elementët shënojnë fillimin e një shprehje në mënyrë të tillë që

qeveritë e kanë përdorur kodin fiskal për qëllime ekonomike, politike,

kulturore, etj.. Duke u nisur nga elementet në fillim të shprehjes së një

mënyre përdorimi çdo element tantôt/ herë shënon gjithashtu fundin e

shprehjes së argumentit të mëparshëm. Kështu elementi i dytë tantôt / herë te

ky shembull, tregon, për shembull, cakun fundor të shprehjes së argumentit të

parë aider à la préservation du capital artistique ou architectural du pas /

për të ndihmuar në ruajtjen e kapitalit artistik ose arkitektural të vendit, në të

njëjtën kohë që tregon fillimin e shprehjes së argumentit të dytë favoriser le

développement des DOM-TOM ou de telle autre région / për të favorizuar

zhvillimin e DPD-TPD-ve apo të ndonjë krahine tjetër.

(4) L'homme ressemblait tantôt à Gary Cooper, tantôt à Charles Boyer

(TRIOLET, Prem. accroc, 1945, p. 23)

(4’) Burri i ngjante herë Geri Kuperit, herë Sharl Buajerit.

Lidhëzori dypalësh këtu përmban dy elemente të njëjtë. Është elementi

tantôt/ herë i cili përsëritet dy herë.

Në ndërtimin e lidhëzorëve dypalësh është e rëndësishme që, së pari të ketë

një lidhje me njëfarë force midis dy elementeve të ndara, dhe së dyti të dy

elementet të shfaqen shpesh të lidhura mes tyre. Janë pikërisht këto dy

aspekte të cilat përligjin faktin që ne i quajmë këto dy elemente si një

lidhëzor të vetëm dhe jo si dy lidhëzorë të thjeshtë të cilët shfaqen herë pas

57 Akronimi DOM-TOM do të thotë Département d'outre-mer - Territoire d'outre-mer

(Depatament i përtej-detit – Territor i përtej-detit).

254

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!