19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nisur nga kritere formale klasifikimi, lidhëzorët dypalësh janë lidhëzorë të

përbërë nga dy a më shumë elemente të ndara, si d’une part…d’autre part

/nga njëra anë…nga ana tjetër . Pra këta lidhëzorë përmbajnë nga njëra anë

elementin nga njëra anë dhe nga ana tjetër elementin nga ana tjetër. Kështu,

kemi shprehjet frënge d’un côté…de l’autre, non seulement…mais (aussi),

dhe në shqip kemi barasvlerësit e tyre nga njëra anë… nga ana tjetër, jo

vetëm… por edhe (gjithashtu). Ajo çka ndan elementet e një lidhëzori të

përbërë, është shprehja e njërit prej argumenteve midis të cilëve lidhëzori

dypalësh shënon një lidhje. Shembulli (1) tregon përdorimin e lidhëzorit d’un

côté…de l’autre/ nga njëra anë... nga ana tjetër.

- Le roman, entend-on couramment répéter, se sépare actuellement en

deux genres bien distincts: le roman psychologique et le roman de

situation. D'un côté, ceux de Dostoïevski, de l'autre, ceux de Kafka.

(N. SARRAUTE, L'Ère du soupçon, 1956, p. 9.)

(1’) Romani, siç dëgjojmë të përsëritet shpesh, sot ndahet në dy gjini që

dallohen mirë nga njëra-tjetra: në romanin psikologjik dhe në atë të situatës.

Nga njëra anë, kemi ata të Dostojevskit, nga ana tjetër ata të Kafkës.

Dy elementet të cilët përbëjnë lidhëzorin dypalësh mund të jenë të njëjtë, si

për shembull soit…soit, ou bien…ou bien, ou…ou… / qoftë… qoftë,

ose…ose, si…si… Në shembullin (2) kemi lidhëzorin soit... soit / qoftë...

qoftë.

(2) Je vérifierai donc soit l'existence de l'effet mécanique, soit celle de l'effet

chimique (H. POINCARÉ, Valeur sc., 1905, p. 228).

(2’) Unë do të verifikoj qoftë ekzistencën e efektit mekanik, qoftë atë të

efektit kimik.

Lidhëzori dypalësh këtu përmban dy elemente të njëjtë. Është elementi

soit/qoftë i cili përsëritet dy herë.

Nganjëherë i njëjti element përsëritet disa herë. Kështu lidhëzorët e përbërë

nuk janë gjithnjë dypalësh (bipartites), por edhe shumëpalësh (polypartites).

Përsëritja e shpeshtë e një elementi haset para së gjithash në rastin e

lidhëzorëve dypalësh të cilët janë të përbërë nga elemente identike, edhe në

përdorimin e tyre me dy elemente, si për shembull soit...soit/ qoftë...qoftë, në

kundërshtim me d’un part... d’autre part / nga njëra anë... nga ana tjetër ku

elementet nuk janë të njëllojtë edhe pse dallohen vetëm nga varianti i

leksemave une /një(ra) dhe autre (tjetër).

Te shembulli i tretë i njëjti element tantôt/herë është përdorur gjashtë herë

dhe shënon lidhjen midis gjashtë argumenteve të ndryshme.

(3) Notre Code des impôts, monstrueux empilement de mesures ponctuelles,

de régimes divers, de statuts particuliers, dans lequel l’exception finit par

devenir la règle, a tout de la providence pour ceux qui ont l’art et les moyens

de s’en servir. En effet, les gouvernements ont régulièrement utilisé l’outil

fiscal à des fins économiques, politiques, culturelles ou autres. Tantôt il s’agit

d’aider à la préservation du capital artistique ou architectural du pays, tantôt

253

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!