19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

e varur, paraqitësit voici (ky këtu) dhe voilà (ai atje) në kategorinë e

lidhëzorëve. Rigeli (Riegel 1994:617) me lidhëzor kupton “njësitë gjuhësore

të cilat nuk bëjnë pjesë plotësisht te fjalitë, por që sigurojnë lidhjen e tyre dhe

organizojnë lidhjet e tyre, pa qenë shprehje anaforike”. Ai quan si lidhëzor

“njësi të cilat luajnë gjithnjë rolin e lidhëzave si: car/sepse, mais/por, parce

que/sepse, të ndajfoljeve si: alors/atëherë, puis/pastaj, të lokucioneve si:

d’abord/ në fillim (fillimisht), d’autre part/ nga ana tjetër; të njësive të cilat

nuk kanë vetëm atë rol dhe që figurojnë më tepër në fillim të fjalive si: En

effet/ në fakt, finalement/ si përfundim, përfundimisht”. Termi lidhëzor shpreh

më shumë idenë e një funksioni dhe në këtë kuptim fjalë të natyrave të

ndryshme mund ta përmbushin këtë funksion apo rol. Lidhur me këtë është e

rëndësishme të mos ngatërrojmë natyrën dhe funksionin e fjalëve. Por çfarë

funksioni mund të përmbushin lidhëzorët? Sipas Fjalorit të Gjuhësisë dhe të

shkencave të gjuhës, “lidhëzori është një operator i cili mund të bëjë nga dy

fjali bazë një të vetme. Kështu morfema si/në qoftë se është një lidhëzor në

shndërrimin: Jean vient, je suis heureux Jam i gëzuar në qoftë se vjen

Zhani� (Zhani vjen, unë jam i gëzuar) . Sipas Mëshlerit (Moeschler

(1994:465)) “funksioni shërben nga njëra anë për të lidhur segmente

ligjërimore (thënie, shprehje, formulime), dhe nga ana tjetër për të kontribuar

në përbërjen e njësive ligjërimore komplekse duke u nisur nga njësi

ligjërimore të thjeshta”. Lidhëzorët lidhin fjali, fraza apo paragrafë? Griva

(Grieve (idem:xiii)) është i mendimit që ata lidhin fraza ose paragrafë. Për

Rigelin (Riegel (1994:616)) “Në zinxhirin linear të tekstit lidhëzorët janë

elemente lidhjeje midis fjalive ose tërësive të fjalive; ata ndihmojnë në

strukturimin e tekstit duke shënuar lidhje semantiko-logjike midis fjalive ose

midis pjesëve të tyre përbërëse.”

Këto përkufizime të lidhëzorëve nxjerrin në pah një problem tjetër teorik, atë

të vlerës së lidhjes. Ata duken sikur përshtaten me statusin e lidhëzorit, të

morfemës, operatorit apo fjalës gramatikore, çka çon në një mungesë relative

të kuptimit. Kështu, lidhëzorët do të ishin në një farë mënyre “fjalë boshe”.

Paradoksalisht, ata lidhin njësi kuptimore dhe shënojnë lidhje semantikore të

tilla si shtim, kundërshtim, lejim, shpjegim, etj. Në punimin tonë, ne do ta

quajmë lidhëzorin jo si një fjalë gramatikore, as si morfemë, por si një fjalë të

plotë me vete, të pajisur me një kuptim leksikor dhe me një kuptim

gramatikor. Ai mund të shënojë lidhje midis fjalive, frazave, paragrafëve,

pjesëve më të rëndësishme të tekstit si kapituj etj.

2. Përcaktimi formal i lidhëzorëve të përbërë (dypalësh) 56

Ç’kuptojmë me lidhëzor të përbërë?

56 Termat dypjesësh (shumëpjesësh) (bipartites (polypartites)) janë marrë nga Marie

Svensoni e Universitetit Upsala (Maria Svensson, Université d’Uppsala) « Les

connecteurs bipartites en français et en suédois » në Arena Romanistica 1/2007

252

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!