19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

dhe jokulturës. Një parabolë e hershme orientale e ilustron më së miri këtë.

Pas rropatjesh të gjata për të pushtuar një kështjellë, krerët e ushtrisë nisin një

dërgatë të përbërë tërësisht nga intelektualë. Në vetëm dy javë pas hyrjes së

dërgatës në kështjellën e pamposhtur, portat e saj hapen kanat më kanat,

banorët-luftëtarë dalin në pritje të rrethuesve, i ftojnë brenda, i lusin, le të

marrin ç’u do e bardha e zemrës, të marrin madje frerët e drejtimit të

kështjellës! Shkultura shkreton hapësirën publike jo mes përfaqësuesve të vet

kryesorë, por mes përfaqësuesve tanë të dobët, të atyre që humbin durimin

dhe qëndresën dhe që nguten të marrin shpërblim „në natyrë” për misionin e

kryer më fort në virtual(itet) dhe në të përjetshme, sesa në të tashme. Të tillët

tolerohen mesveti, tolerojnë vetveten e shformuar, ngaqë nuk i janë

përkushtuar kumtit të mirëfilltë kulturor, por ia shesin për dy aspra atë kumt

të ardhmes së afërt (lexo: dritëshkurtër).

Një tjetër përmasë e asaj që mund të ndodhë nga e ashtuquajtura tolerancë në

kulturë duket në ligjin e pashkruar, sipas të cilit kush nuk jep të drejta

kulturore, do të detyrohet të japë territore. Lidhja e të drejtave kulturore me

territoret është njëlloj si lidhja mes tekstit dhe realitetit që shkoklohet nga

teksti. Deri në fillimet e Luftës së Ftohtë, hapësirat e Evropës, pavarësisht

nga zhvillimi i tyre ekonomik, ndiqnin një rrjedhë të natyrshme nga

pikëpamja kulturore. Njerëz të shquar, të lindur e të formuar në Ballkan,

përmbushnin misione kulturore të rëndësishme në Perëndim, disa syresh duke

„bijësuar” gjuhë të qarkullimit të gjerë, e askush nuk shihte në këtë ecuri

gjërash një thithje të rafinuar vitaliteti, por vetëm këmbim përvojash,

vllazërim, rigjetje të rrënjëve të përbashkëta, ose bashkim në kulturë, çka do

të kish lehtësuar bashkimin politik. Lufta e Ftohtë rrënjosi me forcë një

ngricë të paparë, dhe hapësirat më të pasura të Kontinentit Plak sajuan ca

ishuj kulture të vënë mirë nën kontroll (në fakt: ishuj të lënë në mëshirë të

politikës), tkurrën hapësirën e qarkullimit të kumtit kulturor, dhe kjo çoi në

shfytyrimin e së Vërtetës. Duke ngatërruar traditën kulturore me jetën e

kulturës, - e cila çdo ditë ka për detyrë të mos japë shpirt, - Perëndimi nuk

bëri pothuajse asgjë për ta ndryshuar gjendjen, i bindur se fryma e

internacionalizmit proletar do ta mortnojë krejt kulturën ballkanike, pa e

prekur fare atë perëndimore. Prandaj vjen çasti kur Perëndimi e kap veten të

pushtuar nga një dobësim e ligavitje ende vezulluese, por dëshpërimtare dhe

pa shpresë, që as edhe burokracia dhe zbrazëtia e një tjetër gjuhe të drunjtë

nuk i paraqitin dot si të paqëna. Për pasojë, detyrohet, aty nga fundi i viteve

'80, të shembë kufijtë gjeopolitikë.

23

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!