19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nuk është pa vlerë edhe “arkitektura” e poezisë; përkundrazi, ajo ka rolin e

saj, që nuk është thjesht viziv, nuk ka thjesht funksionin e bukurisë së pamjes

a plotësimin e nevojës për shlodhje-kalim syri. Ajo ndikon në bartjen e

mesazhit dhe ndihmon për një kuptim sa më të mirë të tekstit dhe, sidomos, të

nëntekstit poetik nga ana e lexuesit, e aktivizon atë më shumë në

përvetësimin e tyre. Po bie vetëm një shembull: poezia “Mështeknë”, për

tekstin dhe nëntekstin që ka, natyrshëm njëmendësohet në dy strofë; ndërsa

në vëllimin poetik “… Më kërkon falje” është botuar në monokolonë; në

antologjinë poetike “Poezi” është botuar në tre distikë dhe në një strofë

treshe. (!)

Përfundimisht, Iliriana Sulkuqi ka një poetikë të veten, veçori të stilit artistik

që e dallojnë atë, veçori që burojnë nga temperamenti tejet i hovshëm

impulsiv, talenti i padiskutueshëm dhe pjekuria artistike. Ajo ka sjellur në

sofrën kombëtare të poezisë erotike një poezi femërore me nota lirikodramatike,

me vlera të larta estetike, dhe, siç e kemi thënë më lart, ka

zgjëruar dimensionet e poezisë së dashurisë në hapësira poetike pak ose

aspak të njohura më parë; ka krijuar përftesa semantike dhe stilistike

originale të hijshme e të pasura në kuptimësinë poetologjike, duke siguruar

kështu një komunikim të përhershëm me lexuesin.

Referenca:

1). Th. S. Eliot, “Tradita dhe talenti individual”. Cituar sipas Anton Nikë Berishës

“Çështje teorike të letërsisë”, shtëpia botuese “Faik Konica”, Prishtinë 2005.

2). Klara Kodra, “Poezi e qartësisë”, në vëllimin “Poezi” të Iliriana Sulkuqit, f. 251.

3). Ali Aliu, “Kërkime – Studime, kritika, ese”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”,

Tiranë, 1990, f. 292.

4). Vehbi Bala, “Lasgush Poradeci dhe poetë të tjerë të viteve 20-30”, në “Historia e

letërsisë shqiptare”, Tiranë 1983, f. 528.

5). Sabri Hamiti, “Lasgush Poradeci - Vdekja e Nositit”, shtëpia botuese “Rilindja”,

Prishtinë, 1978, f. 30.

6). Lasgush Poradeci, “Poezi, et coetera . . .”, tek “Lufta e penave – Zgjedhje

antologjike e polemikës shqipe”, nga Sevdai Kastrati, “Botimet Toena”, Tiranë, 2002,

f.424

7). Alfred Çapaliku, “Gaspër Pali – Jeta dhe vepra”, shtëpia botuese “Camaj – Pipa”,

Shkodër, 2002, f. 42.

8). Alfred Çapaliku, vepër e cituar, f. 46.

9). Franz Kafka, cituar sipas Anton Nikë Berishës “Njëmendësia e fjalëve – Mundësi

interpretimesh letrare”, shtëpitë botuese “Shpresa & Faik Konica”, Prishtinë, 2006,

f.226.

10). Eqrem Çabej, “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”, Përgatitur për shtyp

nga Brikena Çabej, shtëpia botuese MCM, Tiranë 1994, f.43.

11). Ali Aliu, vepër e cituar, f. 331.

12). Eqrem Çabej, vepër e cituar, f. 28.

13). Mitrush Kuteli, “Poetë dhe detraktorë”, tek “Lufta e penave”, f. 490.

14). Agim Vinca, “Aspekte të kritikës sonë”, “Rilindja”, Prishtinë, 1977, f. 125.

226

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!