19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

mëparshëm: “Të të puth në shtratin e zjarrtë, / nuk mund! / të m’i ftohësh

afshet e natës, gjithashtu.”

Në fushën e lirikës erotike të traditës, kritikën tonë letrare e ka shqetësuar

dukuria e diskrecionit, mungesa e identifikimit nga ana e poetëve për vajzën

që kanë dashur, dukuri kjo që është shfaqur që tek Naimi, në poemthin

erotik“Bukuria” dhe ka vazhduar, me ndonjë përjashtim të rrallë, deri tek

Migjeni, që është cilësuar si “poeti më i skajshëm i mundshëm në poezinë

tonë të traditës”, dhe “poeti, ashtu siç fshehu lidhjen emocionale me një

vashë që e desh nga sytë e bashkëkohanikëve dhe bashkëqytetarëve, po me aq

rreptësi e fshehu edhe nga lexuesi i vargjeve të tij” 11).

Pa mohuar kushtet shoqërore të kohës, që janë bërë pengesë për të shfaqurit

publik të së dashurës a të të dashurit, dhe vetë mëndësinë e kohës, mendoj se

shkak i kësaj dukurie është edhe natyra e përmbajtur e shqiptarit. Çabej, një

nga njohësit më të mirë të psikologjisë së popullit tonë, ka shkruar: “Thelbi

shpirtëror i popullit tonë është rezervimi” 12). Çajupi, përveç emrit të gruas

së vdekur, Evgjenisë, ka përmendur emra që sipas gjase janë emra fiktivë.

Kështu edhe Camaj. Ndryshon puna me Gaspër Palin, që përmend në lirikat e

tij erotike emrin e vajzës që dashuroi dhe me të cilën pati marrëdhënie intime,

Kleyden, shqiptuar me aq bukuri e brishtësi artistike në poezitë: “Dritë të

mshehuna”, “Vashë e panjohtun”, “Zane stuhish”.

Sikur e ndjen peshën e rëndë të diskrecionit të poezisë së traditës, Sulkuqi

bën përpjekje të çlirohet prej saj. Në poezinë “Pas 30 vjetësh”, poezi kushtuar

shokut të maturës, “poetit dhe njeriut fisnik Nexhip Ejupi”, që dikur

shkruante vjersha për te, ajo poetizon: “Të t’them të drejtën, / vjershat kur

lexoja, / ‘kështu jam veç unë’ – me vete mendoja”. Por “më mirë që nuk fole,

/ më mirë që s’të kuptova. / Kaq bukur s’do shkruaje, / sot s’do të takoja”.

(është fjala për një takim poetësh).

Gjithsesi, u shpall apo nuk u shpall idenntiteti i së dashurës a i të dashurit,

nuk ka ndonjë vlerë në rrafshin e realizimit poetik: as nuk e bën më të

përsosur dhe as nuk e lë të mangët poezinë.

Mjeshtëria në fushën e poezisë erotike të Iliriana Sulkuqit qëndron në vlerat

estetike të kësaj poezie, që njëmendësohen në përcaktimin e objektit poetik,

në mënyrën e qasjes ndaj tij, gjuhën, stilin, figuracionin. Ajo që e dallon më

së shumti veçorinë e përcaktimit të objektit poetik është burimi i këtij objekti

nga rrethanat jetësore të poetes; dhe ajo që e dallon mënyrën e qasjes ndaj

objektit poetik është sinqeriteti i plotë, çka përbën një nga çelësat e suksesit,

mos më kryesorin, përveç talentit të padiskutueshëm dhe pjekurisë së arrirë

223

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!