19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E t’e shurbenj û kam.

Kur drita e zbardhën qiellin

Dejtënori ëndrrat harron.

E ka për nuse fjamurin,

Për mall detin këndon.

Dashuria është ndjenjë e fuqishme. Me elemente simbolike të hiperbolizuara,

që bartin kumte poetike të pasura, jepet fuqia e madhe e pasionit: “Në më

thëntë shpirti “Po”/ mbi dhjetë shpifje fluturoj, / e shkërmoq një mal të tërë, /

dhe një lis e hedh në tokë, / le të ketë lisi rrënjë.” (“Në më thëntë shpirti

‘Po”).

Shpesh përjetimi i këtij pasioni të fuqishëm paraqitet si dehje shpirtërore,

gjendje jo normale e njeriut, delir, etj. Në poezinë “Dy dehje”, thuhet: “Di se

nga dy dehje / njëra rri me mua.”. Për te sakrifikohet çdo gjë: “Prej teje, / dua

botën e rremë / pa ty, s’e dua as të vërtetë.” Për t’u theksuar është se koncepti

për dashurinë në erotikën e Sulkuqit është real, i jetës. Ndërsa Lasgushi

ndonjëherë i atribuon dashurisë një burim abstrakt, të mëvetësishëm: “Se

s’dashuronja as un’ as ti, / po dashuronte dashuria”; Sulkuqi e zbret në tokë:

“Po nuk u deshem ne të dy, / s’ka si të duhet dashuria”. Në një poezi tjetër,

jetësohet një situatë edhe më konkrete : “Ditën / zihemi me dashurinë, / natën

/ për te na merr malli.”.

Poezia e dashurisë, në përgjithësi, dhe, në mënyrë të veçantë, motivet erotike

tek kjo poeteshë kryqëzohen shpesh me motivet e mërgimit, çka nuk është e

re në poezinë tonë gojore dhe të lavruar; por në poezinë e saj janë të gjalla

notat e aktualitetit të mërgimit shqiptar të viteve të fundit, më së tepërmi, i

detyruar nga kushtet ekonomike, politike e shoqërore. Nuk duhet harruar

edhe një impuls shpirtëror i shqiptarit për mërgimin. Çabej ka vënë re që

“dëshira e përhershme e shqiptarit për shtegtim” ka gjetur pasqyrimin e saj në

“këngët e përmallshme të mërgimit” 10). Ky kryqëzim motivesh ka jetësuar

poezi të ndjeshme dhe shpesh shumë të bukura. Në poezinë "Mbamë këtu"

(Bisedë me veten), poetesha i drejtohet vetes:

"Mbamë këtu, nëse je imja?

mos më degdis në dhè të huaj!

ku të më qajë një korb i verbër,

ku të këndohem e harruar".

Në poezinë “Letër burrit nga Shqipëria në NY”, theksohet tensioni i ndarjes,

në një vështrim më tepër sensual. "...Dhe kthehem, / përkthehem / në shtratin

e gjerë . . . / gjysmë e çarçafit . . . / agohet pa rrudhur/... " Ndërsa në poezinë:

“ . . . Që të afrojnë me ndarjen”, përsëritet me një realizim krejt të ri motivi i

222

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!