hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

Më së shumti, lirika erotike e Sulkuqit është refleks i një lutjeje, një dëshirë e ndezur, një gjakim i zjarrtë që pasioni përvëlues i dashurisë, i përjetuar si ëndërr, të shndërrohet në realitet; por që përgjithësisht, nuk e kalon këtë prag, pra nuk jetësohet: “Fshihma lotin / prej një ëndrre / bëma ëndrrën të vërtetë’ (“Fshihma lotin”); ose “Prita hënën / të trokisja në portën tënde / si ëndërr”. Nuk mund të lihet pa u vënë re se leksema endërr, sikurse edhe disa leksema të tjera që përbëjnë çelësa poetikë në frymëzimet e kësaj poeteshe, ka një konotacion të pasur që ndryshon nga një motiv në një tjetër. Kështu, ajo në më të shumtën e rasteve nuk përdoret në kuptimin e saj të parë, leksikologjik, si ëndërr gjumi, dhe as si një gjendje ëndërtare e njeriut të zgjuar, por në kuptimin e vetë ndjenjës së dashurisë, është metaforë e këtij pasioni. Në poezinë “Vetëm ti”, thuhet: “Unë e di / se vëtëm ti, / përmbi gji më je shetitur, / që nga sot e mot e mot / që kur ëndrra më trazoi.” Ose, “Pa të ftuar më erdhe në ëndërr . . . / pa emër, pa të shkuar, pa të ardhme, / ‘të tashmen’ – në ëndërr jetova. / si ‘e tashme’ frikur u largove” (“Emër pa emër”). Duhet thënë, gjithashtu, se nganjëherë është vështirë të përcaktosh në mënyrë kategorike kuptimësinë e kësaj lekseme si stilemë, sepse ajo mund të interpretohet kështu dhe ashtu: “Në shtratin e ëndrës t’u futa . . . / me aromë gruaje të marrë, / tek ëndrra ime u ktheva.” * * * Në motivet e dashurisë si endërr e parealizuar shpesh zotërojnë notat e një keqardhjeje për një rini të ikur, të parinuar, për një dashuri të parealizuar, dhe që gjithnjë tingëllon si një thirrje për ta respektuar dashurinë, për t’i dhënë asaj vendin që i takon në jetë, d. m. th. kryevendin. “Hej, ç’më ikën puthjet! (Nuk e di se ku . . . ?) / ngrinë mbi buzë të ngrira / a mbi fjalë pa prush! ?” (Puthjet). Këtij cikli motivor i takon poezia e bukur tejet origjinale “Si shpend drejt vdekjes”: Përballë të erdha si njeri As nuk më pe, as nuk më preke . . . Mërgova fshehtas te loti im Si zogth i trembur prej një ngrice . . . Loti, një tjetër çelës i poezisë së Sulkuqit, në vargun që shkëlqen nga dhimbja: “mërgova fshehtas te loti im”, ka konotacionin e ëndrrës, dashurisë, vuajtjes. Në poezi të tjera, ai ka edhe konotacionin universal të vuajtjes njerëzore dhe të dhimbjes për vuajtjet e të tjerëve, që shfaqet në mjaft poezi të saj. Herë të tjera, duke marrë karakter universal, poezia e Sulkuqit kthehet në ankesë, qortim, kritikë deri në protestë ndaj kushteve shoqërore, ekonomike e 220

shpirtërore, po edhe subjektive, që i bëhen pengesë dashurisë, si në poezinë “Kreshendo”: Do të lutem për të fundit herë . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . për vajzat që flirt bëjnë me vete, për meshkujt që s’dinë ku venë, për burrat që dehin burrërinë . . . për djemtë që kërkojnë dashurinë.”... Në poezinë "Nga gjithë sa kam shkruar", poetesha me nota keqardhjeje gjykon dashurinë a dashuritë e mbetura pa përgjigje. Rinia kalon dhe "s'mund të ndizesh më / kur në hi je tretur". Gabon ai që pretendon të mjekojë plagë të vjetra: "Kush premton që di / të mbyllë një plagë të vjetër, / pa dashje gabon, / hap një plagë tjetër.". Por, përballë këtyre notave pesimiste e disfatiste ngrihet madhërishëm dashuria e femrës si nënë dhe si motër: Çdo gjë që kam shkruar, Fjalë poezish - do t’i gris harruar Pa dhimbje në shpirt Do mbetem veç nënë Do mbetem veç motër, Kështu qenka thënë Jeta bëhet lodër. Ky motiv trajtohet, gjithashtu, në poezinë “Dashuritë e mia”. Ndërsa, në poezinë “Puthuni, aktorë”, për dashurinë e pakufishme të nënës, thuhet që ajo rron “edhe kur i shkulet zemra”. Në erotikën shqipe të traditës, ka shembuj të bukur, në të cilët dashuria e mbetur pa përgjigje, dashuria e pafat, vuajtja e pangushëlluar, e ka drejtuar muzën poetike në shtigje të tjera dashurie, në ato universale. Me një simbolikë të tejdukshme, në poezinë “Dejtënori” (Detari), Serembe gjen jo vetëm prehje dhe qetësim shpirtëror, por edhe lumturinë, duke e bartur ndjenjën drejt një ideali po aq të lartë e të fisëm. Ti te ky dhe . . . pushonj Te deti û dejtënor! Ti prehe, û luftonj Me shi, rrufe dhe bor! Po ti, kopilje, e di Se yti më së jam: Ruata te nj’yll û i zi 221

shpirtërore, po edhe subjektive, që i bëhen pengesë dashurisë, si në poezinë

“Kreshendo”:

Do të lutem për të fundit herë

për vajzat që flirt bëjnë me vete,

për meshkujt që s’dinë ku venë,

për burrat që dehin burrërinë . . .

për djemtë që kërkojnë dashurinë.”...

Në poezinë "Nga gjithë sa kam shkruar", poetesha me nota keqardhjeje

gjykon dashurinë a dashuritë e mbetura pa përgjigje. Rinia kalon dhe "s'mund

të ndizesh më / kur në hi je tretur". Gabon ai që pretendon të mjekojë plagë të

vjetra: "Kush premton që di / të mbyllë një plagë të vjetër, / pa dashje gabon,

/ hap një plagë tjetër.". Por, përballë këtyre notave pesimiste e disfatiste

ngrihet madhërishëm dashuria e femrës si nënë dhe si motër:

Çdo gjë që kam shkruar,

Fjalë poezish - do t’i gris harruar

Pa dhimbje në shpirt

Do mbetem veç nënë

Do mbetem veç motër,

Kështu qenka thënë

Jeta bëhet lodër.

Ky motiv trajtohet, gjithashtu, në poezinë “Dashuritë e mia”. Ndërsa, në

poezinë “Puthuni, aktorë”, për dashurinë e pakufishme të nënës, thuhet që ajo

rron “edhe kur i shkulet zemra”.

Në erotikën shqipe të traditës, ka shembuj të bukur, në të cilët dashuria e

mbetur pa përgjigje, dashuria e pafat, vuajtja e pangushëlluar, e ka drejtuar

muzën poetike në shtigje të tjera dashurie, në ato universale. Me një

simbolikë të tejdukshme, në poezinë “Dejtënori” (Detari), Serembe gjen jo

vetëm prehje dhe qetësim shpirtëror, por edhe lumturinë, duke e bartur

ndjenjën drejt një ideali po aq të lartë e të fisëm.

Ti te ky dhe . . . pushonj

Te deti û dejtënor!

Ti prehe, û luftonj

Me shi, rrufe dhe bor!

Po ti, kopilje, e di

Se yti më së jam:

Ruata te nj’yll û i zi

221

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!