19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Më së shumti, lirika erotike e Sulkuqit është refleks i një lutjeje, një dëshirë e

ndezur, një gjakim i zjarrtë që pasioni përvëlues i dashurisë, i përjetuar si

ëndërr, të shndërrohet në realitet; por që përgjithësisht, nuk e kalon këtë prag,

pra nuk jetësohet: “Fshihma lotin / prej një ëndrre / bëma ëndrrën të vërtetë’

(“Fshihma lotin”); ose “Prita hënën / të trokisja në portën tënde / si ëndërr”.

Nuk mund të lihet pa u vënë re se leksema endërr, sikurse edhe disa leksema

të tjera që përbëjnë çelësa poetikë në frymëzimet e kësaj poeteshe, ka një

konotacion të pasur që ndryshon nga një motiv në një tjetër. Kështu, ajo në

më të shumtën e rasteve nuk përdoret në kuptimin e saj të parë, leksikologjik,

si ëndërr gjumi, dhe as si një gjendje ëndërtare e njeriut të zgjuar, por në

kuptimin e vetë ndjenjës së dashurisë, është metaforë e këtij pasioni. Në

poezinë “Vetëm ti”, thuhet: “Unë e di / se vëtëm ti, / përmbi gji më je

shetitur, / që nga sot e mot e mot / që kur ëndrra më trazoi.” Ose, “Pa të ftuar

më erdhe në ëndërr . . . / pa emër, pa të shkuar, pa të ardhme, / ‘të tashmen’ –

në ëndërr jetova. / si ‘e tashme’ frikur u largove” (“Emër pa emër”). Duhet

thënë, gjithashtu, se nganjëherë është vështirë të përcaktosh në mënyrë

kategorike kuptimësinë e kësaj lekseme si stilemë, sepse ajo mund të

interpretohet kështu dhe ashtu: “Në shtratin e ëndrës t’u futa . . . / me aromë

gruaje të marrë, / tek ëndrra ime u ktheva.”

Në motivet e dashurisë si endërr e parealizuar shpesh zotërojnë notat e një

keqardhjeje për një rini të ikur, të parinuar, për një dashuri të parealizuar, dhe

që gjithnjë tingëllon si një thirrje për ta respektuar dashurinë, për t’i dhënë

asaj vendin që i takon në jetë, d. m. th. kryevendin. “Hej, ç’më ikën puthjet!

(Nuk e di se ku . . . ?) / ngrinë mbi buzë të ngrira / a mbi fjalë pa prush! ?”

(Puthjet).

Këtij cikli motivor i takon poezia e bukur tejet origjinale “Si shpend drejt

vdekjes”:

Përballë të erdha si njeri

As nuk më pe, as nuk më preke . . .

Mërgova fshehtas te loti im

Si zogth i trembur prej një ngrice . . .

Loti, një tjetër çelës i poezisë së Sulkuqit, në vargun që shkëlqen nga

dhimbja: “mërgova fshehtas te loti im”, ka konotacionin e ëndrrës, dashurisë,

vuajtjes. Në poezi të tjera, ai ka edhe konotacionin universal të vuajtjes

njerëzore dhe të dhimbjes për vuajtjet e të tjerëve, që shfaqet në mjaft poezi

të saj.

Herë të tjera, duke marrë karakter universal, poezia e Sulkuqit kthehet në

ankesë, qortim, kritikë deri në protestë ndaj kushteve shoqërore, ekonomike e

220

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!