19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

imtësi vetjake, të cilat, përndryshe, nuk ngutej t’i përdhoste kush. Le të

këqyren me këtë rast, si dëshmi, dritaret e shtëpive në disa zona ballkanike:

ato janë të ulëta, dy pëllëmbë mbi themele, sepse askush nuk hidhte

vështrime brenda.

Ndarja e njerëzve në klasa u krye, në radhë të parë, sipas përmasave të

kamjes që u ngatërrua me pushtetin. Ky e rindau hapësirën në të lirë dhe në të

pakapërcyeshëm. Tash e mbrapa jo gjithkush mund të hynte diku, jo

gjithkush mund të dilte nga diku, jo gjithkush mund të qe zot i një hapësire të

caktuar. Me kalimin e kohës, hapësira mori trajtën dhe strukturën e atyre që e

sundonin, njëlloj si një burg, të themi, që sendërton përfytyrimin ndëshkimtar

të atij që mbyll e jo të atij që mbyllet. Po a e njohim ne, vallë, të fshehtën e

hapësirës, të pronësisë mbi të, të lëvizjes së njeriut nga një hapësirë në

tjetrën? Sa mund të qëndrojë dikush në një hapësirë dhe pse? Kur mund të

hyjë dikush diku dhe pse? Pyetjet bëhen gjembaçe kur vjen fjala për hapësirat

që na ndalohen - disa nuk na lejohen prej njerëzve, disa prej Yjorit. Për të

lehtësuar kalimin, je i detyruar të paguash. Me çfarë? Një traditë tejet e pasur

shpirtërore na i përcjell (aq sa mundet / sa duhet) – se jo gjithkush mund të

tretë kumtin e saj – edhe të kodifikuara mënyrat me të cilat fitojmë aftësi për

të hyrë në hapësira të epërme. Por sa më shumë përparojmë shpirtërisht, aq

më pak të drejta kemi në këtë botë. Të drejtat janë të ndryshme. Kurse kjo

botë, në gjendjen e tanishme, nuk tolerohet nga Zoti, por mëshirohet prej Tij.

Një shprehje e njohur thekson se pushteti duket vetëm kur përdoret keq.

Prandaj shumë njerëz nuk e shohin Pushtetin e Perëndishëm. Mërgimi i

pushtetit që bartin njerëzit fillon kur pushteti bëhet tepër i dukshëm,

mendjemadh, kryeneç, dhe thyen çdo kufi të moralit e madje edhe të

qesharakes. Atëbotë pushteti kalon nga ata që e bartnin, deri në përdorim të

keq tek të tjerët, të nënshtruarit, gjallimi i të cilëve ishte vetëm i toleruar, jo

edhe i respektuar, se për dashje të të afërmit si vetveten as që mund të bëhet

fjalë. Rënia e pushtetit, kalimi nga njëra njësi tek tjetra shihet pikërisht në

rritjen e tolerancës mes palëve. Sepse dikush toleron vetëm kur kupton se nuk

mund të sundojë si më parë. Ngjallen asisoj bisedimet, ujditë e tipit: unë të

toleroj, o filan person, moj bashkësi, lëvizje, mendësi etj, por kërkoj në

këmbim të tolerancës sime (…)

Rrjedha e ngjarjes duket tejet e natyrës politike, por gjendet e plotë edhe në

jetën kulturore. Mbarëvajtja e kësaj të fundit nënkupton mjaft mungesa,

durim e flijime, teksa në kohën tonë parakupton fuqinë për të mposhtur një

kalvar të vërtetë. Në të kundërt kumti kulturor shpërbëhet, shartohet, përthith

copëza vlerash të rreme, të sajuara, të bymyera, duke i shërbyer nënkulturës

22

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!