hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

Në këto shtigje, por një hap më përpara, hasim poetin e talentuar Gaspër Pali, i cili, siç ka vërejtur studiuesi Alfred Çapaliku, “Si rrrallëkush në lirikën shqiptare vizaton ethshëm skena sensualiste, por në çdo sekuencë ndjenja mbetet fisnike dhe nuk ngatërrohet, as në kufirin ekstrem, me instinktin.” 7). Fike dritën, se terri - the – më pëlqen: Se kur mkatnohet, vjen mbi shpirt tim terri, Pse mkati asht terr, e mkati po shpërthen T’shuhet drita n’dhomën tonë . . . Në një rast tjetër, duke komentuar poezinë “Zane stuhish”, ky studiues ka shkruar: “Shtjella e kësaj poezie është erotike, gjer në konsumim të plotë” 8). E u shkrimë bashkë me shoqi-shojnë Si dy-tri dru në votër nji flakë përftojnë. Në këtë rrafsh poetik, Sulkuqi tregohet e kursyer, pa teprime në strukturën tekstore dhe në të njëjten kohë me një nëntekst poetik të pasur. Një xhevahir i rrallë poetik është poezia "Mështeknë". Vetë përcaktimi i objektit poetik - (mështekna është berioza e Eseninit, birch i Frostit, maranxhja e Camajt) - të sugjeron një motiv femëror. Mështekna është një dru pylli i viseve tona të ftohta, me trung të drejtë e të hijshëm, me lëvore të lëmuar e të bardhë, herëherë me një lëkurë si me do luspa të mëdha që në hije-dritat që krijojnë përfton përjetime poetike. Ajo duke "u veshur dhe zhveshur" fiton një konotacion figurativ të fuqishëm. Camaj i ka kënduar: "Një bimë maranxhe çveshet pa turp / në pikë të mjesditës.” Mështeknë Buzët më humbën mes buzëve, Gishtërinjtë mbi tastjerat e brinjëve Trupi si grusht i mbledhur… Mështeknë, më thuaj, kaq vjet Si e ruan, Moj, virgjërinë?” Në tri vargjet e para dritësohet një skenë e vërtetë dashurie, e cila për një piktor modernist të talentuar do të shërbente si frymëzim për të realizuar një kuadër të madhërishëm. Në vargjet e fundit, me një kapërcim të befasishëm pindarik, përthehet linja poetike dhe jetësohet pyetja e pyetjeve, - një motiv erotik krejt i rrallë për letrat tona të dashurisë. Rrallë, shumë rrallë, është ndjerë në letërsinë tonë erotike femërore kjo dozë e fuqishme feminiteti dashuror, që sikur i është tëhuajtur zbrazëtisë së reflektimit në art të 218

përjetimeve të tilla, të cilat për t'u realizuar kërkojnë talent, mjeshtëri, guxim dhe çiltërsi. E pra, poezia shqipe i ndjen të nevojshme këto trajtesa motivore. Me inters për mënyrën e qasjes ndaj objektit artistik dhe, sidomos, për mënyrën e çuditshme se si e përthen atë, çka është e natyrës së ecurisë poetike të kësaj poeteshe, siç e vërejtëm tek "Mështeknë", na paraqitet poezia "Qamë në shteg Qabeje" Tek kjo poezi sendërtohet një kalim i befasishëm e i çuditshëm i motivit nga lehtësimi shpirtëror i dhimbjes së shkaktuar nga plaga e dashurisë tek lumturia që krijon po kjo dhimbje. Motivi shndërrohet e zhvillohet në "gaz e vaj": "Qamë e qeshëm bashkë, / nën udhë e mbi udhë" për të vazhduar "Qeshëm. Më pas qamë / si dy klithma shpirti . . . / Ndaj ag fjetëm bashkë / lodhur nga harrimi.". Vargu i fundit "Ndaj ag fjetëm bashkë, lodhur nga harrimi "vjen si përthyemje mbas përthyemjes. * * * Duke na dhënë elemente kreative të frymëzuara nga raste konkrete të përjetuara, me të cilat lexuesi mund të krijojë "historinë" e dashurisë apo të dashurive të saj, Sulkuqi ka pasuruar erotikën tonë me motive të reja, që nuk janë ndeshur më parë në letërsinë tonë. Ja ndonjë shembull: në poezinë “E hershme e shkruar sot", trajtohet një motiv origjinal dhe krejt i veçantë. Dy vajza dikur kanë dashur të njëjtin djalë, një dashuri e mbetur pa përgjigje. Sulkuqi poetizon, duke iu drejtuar shoqes së vet: "Dikur të thashë: / nëse e do siç unë e dua / ta fal, mos të t'humb edhe ty". Ka kaluar kohë, kujtesa që ngjallet kur takohen me njëra-tjetrën ringjall një plagë, që rishtas dhemb e djeg dhe bëhët për poeten farë e një bimësie poetike të njomë e të freskët: "Në takimet tona, ndodh shpesh, / një lot të na djegë mbi faqe . . . ". Një tekst i thjeshtë, por me një nëntekst poetik figurativ e emocional të pasur. Në poezinë "Kritikë Dashurisë", flitet për një letër "me një fjalë prej qielli" dërguar "mot e mot më parë", të cilën ia kujton i dashuri mbas shumë kohësh "vite-drite u dashka të vijë një përgjigje". Vetë procesi krijues në rrafshin e poezisë erotike është në vetvete një dhimbje, që lind për ta mposhtur dhimbjen e plagës së dashurisë, për ta sfiduar atë, "llaftarinë", po njëkohësisht është edhe një delir lumturie, (kur ajo gjen përgjigje). Në poezinë që po shqyrtojmë është vargu, pra krijimi i poezisë, që "e zë për krahu" poeten dhe e "degdis ndër dhembje" dhe është po vargu që "i shkrin" "shtratin e ngrirë nga ethja". Me fjalë të tjera, plaga që hap në shpirt dashuria është sfidë që shfren gjatë aktit krijues poetik dhe i jep poetit lehtësim shpirtëror, prehje, pauzë qetësie. Një disponim i tillë shpirtëror është, mesa duket, një veçori e përgjithshme e veprimtarisë krijuese, por në rastin e poezisë erotike, ku dhimbja individuale është më intensive, është më e theksuar. Kafka ka shkruar: “Për artistin, arti është vuajtje përmes së cilës ai lirohet për t’i përballuar një vuajtje të re.” 9). 219

Në këto shtigje, por një hap më përpara, hasim poetin e talentuar Gaspër Pali,

i cili, siç ka vërejtur studiuesi Alfred Çapaliku, “Si rrrallëkush në lirikën

shqiptare vizaton ethshëm skena sensualiste, por në çdo sekuencë ndjenja

mbetet fisnike dhe nuk ngatërrohet, as në kufirin ekstrem, me instinktin.” 7).

Fike dritën, se terri - the – më pëlqen:

Se kur mkatnohet, vjen mbi shpirt tim terri,

Pse mkati asht terr, e mkati po shpërthen

T’shuhet drita n’dhomën tonë . . .

Në një rast tjetër, duke komentuar poezinë “Zane stuhish”, ky studiues ka

shkruar: “Shtjella e kësaj poezie është erotike, gjer në konsumim të plotë” 8).

E u shkrimë bashkë me shoqi-shojnë

Si dy-tri dru në votër nji flakë përftojnë.

Në këtë rrafsh poetik, Sulkuqi tregohet e kursyer, pa teprime në strukturën

tekstore dhe në të njëjten kohë me një nëntekst poetik të pasur. Një xhevahir i

rrallë poetik është poezia "Mështeknë". Vetë përcaktimi i objektit poetik -

(mështekna është berioza e Eseninit, birch i Frostit, maranxhja e Camajt) - të

sugjeron një motiv femëror. Mështekna është një dru pylli i viseve tona të

ftohta, me trung të drejtë e të hijshëm, me lëvore të lëmuar e të bardhë, herëherë

me një lëkurë si me do luspa të mëdha që në hije-dritat që krijojnë

përfton përjetime poetike. Ajo duke "u veshur dhe zhveshur" fiton një

konotacion figurativ të fuqishëm. Camaj i ka kënduar: "Një bimë maranxhe

çveshet pa turp / në pikë të mjesditës.”

Mështeknë

Buzët më humbën mes buzëve,

Gishtërinjtë mbi tastjerat e brinjëve

Trupi si grusht i mbledhur…

Mështeknë, më thuaj, kaq vjet

Si e ruan,

Moj, virgjërinë?”

Në tri vargjet e para dritësohet një skenë e vërtetë dashurie, e cila për një

piktor modernist të talentuar do të shërbente si frymëzim për të realizuar një

kuadër të madhërishëm. Në vargjet e fundit, me një kapërcim të befasishëm

pindarik, përthehet linja poetike dhe jetësohet pyetja e pyetjeve, - një motiv

erotik krejt i rrallë për letrat tona të dashurisë. Rrallë, shumë rrallë, është

ndjerë në letërsinë tonë erotike femërore kjo dozë e fuqishme feminiteti

dashuror, që sikur i është tëhuajtur zbrazëtisë së reflektimit në art të

218

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!