hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

Në rrafshin e shqiptimit poetik, vuajtja e dashurisë në qenësinë e saj është një dhimbje e lumtur, një dhimbje që ndryshon nga çdo dhimbje tjetër njerëzore, sepse përjetohet si dhimbje e ëmbël, që Lasgushi e ka poetizuar si: “këngë e vaj bashkuar”. Ai ka shkruar: “Gjeneza – më precizërisht: ekzistimi i ‘magjisë dhembëse”: qenia e gazit helmplot, që fshihet domosdoshmërisht në gjirin e dashuronjësve, e ka mburimin e thellë. Ky mburim rrjedh nga natyra e dashurisë . . .” 6). Kjo “këngë e vaj bashkuar” tek poezia e Sulkuqit është një ndjenjë e dëshiruar: “Mos ma zgjo ëndrrën, / dua të dhembë”; ose: “Paguajmë shtrenjtë, / sa shtrenjtë paguajmë / të na dhembë”. Në një poezi tjetër thuhet: “mos ma fshih lotin, lëre të rrjedhë.” Ka aq e aq vargje të bukura rreth këtij aspekti të përjetimit të dashurisë. Përvijohen dy polet ndjenjësore të dashurisë: gëzimi dhe trishtimi, gazi dhe vaji, dhimbja dhe kënaqësia. Tek Sulkuqi, mbizotëron poli i dhimbjes. “Po të mbledh / ditët e dashurisë, / më dalin shumë më pak se një pikë loti. / Po të mbledh / hapësirat e dhimbjes, / kam frikë mos më mbytet globi”. Gjithësesi, edhe pse në më pak vargje, dashuria ekzaltohet edhe si ndjenja më e lumtur, si sublimitet i këtij pasioni universal të njerëzimit: Aty ku buzët vure ti, Po pi burim – burimburuar . . . M’u deh, o shpirt, me dashuri, Prej ëndrrës që më mbeti zgjuar . . . ! Buronja borën po e pi, Ku pijmë të dy të dashuruar . . . Aty ku buzën vure ti Po pi burim të kthjellëruar . . . Nuk janë të pakta motivet që sendërtojnë lumturinë e magjinë e kësaj ndenjeje, sublimitetin e saj. Në to dashuria përjetohet më tepër si ëndërr se sa si realitet, më tëpër si dëshirë se sa si realizim. Kështu poezia e Sulkuqit fiton, ndonjëherë, nota platonike dhe përmasa universale. Ajo në këto raste ecën plotësiht në shtigjet lasgushiane. Jo vetëm dhimbje e dëshiruar, e ëmbël, dashuria, duke qenë burimi, gjeneratori që vë në lëvizje jetën, forca që e mban gjallë atë, është edhe një dhimbje e nevojshme dhe e domosdoshme: “Nëse më zgjon sot e pas-mot / me heshtje-dhimbje, dashuri, / të kthehem gjethëz në stinë pa mort, / ku edhe dimri fal rini.” (“Zotin e bëj të flas me zë”). * * * 216

Një tis i tejdukshëm sensualiteti, i endur mes ëndrrës dhe zhgjëndrrës, mes dëshirës dhe bëmës, mes fantazisë dhe realitetit, përbën një risi tjetër të vyer për letërsinë tonë erotike, që poetja Sulkuqi e ka realizuar me sukses. Më së tepërmi është një frymë sensualiteti që vibron aty-këtu, një shkëndijëzë që feks mbi motivet erotike. Në raste të tilla, realiteti jetësor në vetëdijen artistike të autores krijon një realitet përfytyrues poetik, që bart ide e mesazhe aq të këndshme, të bukura e të hijshme për një poezi femërore. Në këto motive dritësohet një feminitet intim që rrallë ndeshet në letrat tona. Duhet thënë se që në krye të herës, kur filloi të lavrohet lirika erotike në gjirin e letërsisë sonë, asaj nuk i kanë munguar notat sensuale; por ajo ka pasqyruar kufizimet e kohës dhe duke qenë kultivuar vetëm prej poetëve burra, i ka munguar deri vonë vizioni femëror i trajtimit. Edhe në poemthin erotik “Bukuria” të Naimit, sado që tek ai mbizotëron botëkuptimi panteist dhe femrës i janë veshur atribute hyjnore, nuk mungojnë ngjyrimet semantike sensuale. I dashuruar marrëzisht, Naimi prehet duke puthur këmbët “mëkatare” të së dashurës: Baltë e pluhur do të bëhem Të më shkeli këmbë e saj E të prehem duke puthur Atë këmbë pasandaj. Duke ecur i tëri në gjurmët e Naimit, por duke e zëvendësuar sfondin panteist me një sfond magjepës fshatarak, Lasgushi në poezinë “Ti po vjen që prej së largu”, ka kënduar: Ti po vjen që prej së largu magjiplotë-e dalëngadalë. Ti po vjen që prej së largu duke shkitur mbi lëndina. Nënë thembërzat e tua përgëzohet trëndelina, Shtrihet luleja mitare e zëmbakut që t’u fal. E si shkon me hap të matur më pushton një dhëmbshuri: Do të tretem të kullohem në kalim të këmbës s’ate, T’i pushtoj i llaftaruar ato hapëza mëkate . . . Ndërsa, duke poetizuar në frymë popullore, në poezinë e titulluar “Balladë”, në gojën e vashës na ka dhënë pasazhe të gjera sensualiteti: Trim më more-edhe më shtrove, Trim më ngrove-e më pushtove’ Trim më puthe-e më mbarove’ Trim o trim seç trimërove. 217

Një tis i tejdukshëm sensualiteti, i endur mes ëndrrës dhe zhgjëndrrës, mes

dëshirës dhe bëmës, mes fantazisë dhe realitetit, përbën një risi tjetër të vyer

për letërsinë tonë erotike, që poetja Sulkuqi e ka realizuar me sukses. Më së

tepërmi është një frymë sensualiteti që vibron aty-këtu, një shkëndijëzë që

feks mbi motivet erotike. Në raste të tilla, realiteti jetësor në vetëdijen

artistike të autores krijon një realitet përfytyrues poetik, që bart ide e mesazhe

aq të këndshme, të bukura e të hijshme për një poezi femërore. Në këto

motive dritësohet një feminitet intim që rrallë ndeshet në letrat tona.

Duhet thënë se që në krye të herës, kur filloi të lavrohet lirika erotike në

gjirin e letërsisë sonë, asaj nuk i kanë munguar notat sensuale; por ajo ka

pasqyruar kufizimet e kohës dhe duke qenë kultivuar vetëm prej poetëve

burra, i ka munguar deri vonë vizioni femëror i trajtimit. Edhe në poemthin

erotik “Bukuria” të Naimit, sado që tek ai mbizotëron botëkuptimi panteist

dhe femrës i janë veshur atribute hyjnore, nuk mungojnë ngjyrimet semantike

sensuale. I dashuruar marrëzisht, Naimi prehet duke puthur këmbët

“mëkatare” të së dashurës:

Baltë e pluhur do të bëhem

Të më shkeli këmbë e saj

E të prehem duke puthur

Atë këmbë pasandaj.

Duke ecur i tëri në gjurmët e Naimit, por duke e zëvendësuar sfondin panteist

me një sfond magjepës fshatarak, Lasgushi në poezinë “Ti po vjen që prej së

largu”, ka kënduar:

Ti po vjen që prej së largu magjiplotë-e dalëngadalë.

Ti po vjen që prej së largu duke shkitur mbi lëndina.

Nënë thembërzat e tua përgëzohet trëndelina,

Shtrihet luleja mitare e zëmbakut që t’u fal.

E si shkon me hap të matur më pushton një dhëmbshuri:

Do të tretem të kullohem në kalim të këmbës s’ate,

T’i pushtoj i llaftaruar ato hapëza mëkate . . .

Ndërsa, duke poetizuar në frymë popullore, në poezinë e titulluar “Balladë”,

në gojën e vashës na ka dhënë pasazhe të gjera sensualiteti:

Trim më more-edhe më shtrove,

Trim më ngrove-e më pushtove’

Trim më puthe-e më mbarove’

Trim o trim seç trimërove.

217

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!