19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Në rrafshin e shqiptimit poetik, vuajtja e dashurisë në qenësinë e saj është një

dhimbje e lumtur, një dhimbje që ndryshon nga çdo dhimbje tjetër njerëzore,

sepse përjetohet si dhimbje e ëmbël, që Lasgushi e ka poetizuar si: “këngë e

vaj bashkuar”. Ai ka shkruar: “Gjeneza – më precizërisht: ekzistimi i

‘magjisë dhembëse”: qenia e gazit helmplot, që fshihet domosdoshmërisht në

gjirin e dashuronjësve, e ka mburimin e thellë. Ky mburim rrjedh nga natyra

e dashurisë . . .” 6).

Kjo “këngë e vaj bashkuar” tek poezia e Sulkuqit është një ndjenjë e

dëshiruar: “Mos ma zgjo ëndrrën, / dua të dhembë”; ose: “Paguajmë

shtrenjtë, / sa shtrenjtë paguajmë / të na dhembë”. Në një poezi tjetër thuhet:

“mos ma fshih lotin, lëre të rrjedhë.” Ka aq e aq vargje të bukura rreth këtij

aspekti të përjetimit të dashurisë. Përvijohen dy polet ndjenjësore të

dashurisë: gëzimi dhe trishtimi, gazi dhe vaji, dhimbja dhe kënaqësia. Tek

Sulkuqi, mbizotëron poli i dhimbjes. “Po të mbledh / ditët e dashurisë, / më

dalin shumë më pak se një pikë loti. / Po të mbledh / hapësirat e dhimbjes, /

kam frikë mos më mbytet globi”.

Gjithësesi, edhe pse në më pak vargje, dashuria ekzaltohet edhe si ndjenja më

e lumtur, si sublimitet i këtij pasioni universal të njerëzimit:

Aty ku buzët vure ti,

Po pi burim – burimburuar . . .

M’u deh, o shpirt, me dashuri,

Prej ëndrrës që më mbeti zgjuar . . . !

Buronja borën po e pi,

Ku pijmë të dy të dashuruar . . .

Aty ku buzën vure ti

Po pi burim të kthjellëruar . . .

Nuk janë të pakta motivet që sendërtojnë lumturinë e magjinë e kësaj

ndenjeje, sublimitetin e saj. Në to dashuria përjetohet më tepër si ëndërr se sa

si realitet, më tëpër si dëshirë se sa si realizim. Kështu poezia e

Sulkuqit fiton, ndonjëherë, nota platonike dhe përmasa universale. Ajo në

këto raste ecën plotësiht në shtigjet lasgushiane.

Jo vetëm dhimbje e dëshiruar, e ëmbël, dashuria, duke qenë burimi,

gjeneratori që vë në lëvizje jetën, forca që e mban gjallë atë, është edhe një

dhimbje e nevojshme dhe e domosdoshme: “Nëse më zgjon sot e pas-mot /

me heshtje-dhimbje, dashuri, / të kthehem gjethëz në stinë pa mort, / ku edhe

dimri fal rini.” (“Zotin e bëj të flas me zë”).

216

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!