19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ishin të papërfytyrueshme, deri edhe disa vite më parë, qoftë edhe nga

optimistët më të guximshëm, kanë kërkuar jo vetëm energji mendore e fizike,

por edhe fonde kolosale. Këto të fundit janë shpenzuar pangurrim, sepse i

shërbejnë zhvillimit të vendit dhe interesit të të gjithë shtetasve, në qytet e në

fshat, krejt shoqërisë. Nga ana tjetër, një gjë e tillë, pra shpenzimi “me bujari”

i fondeve në sektorët e mësipërm, natyrisht që dikton kursimin dhe kufizimin,

në një masë apo në një tjetër, të fondeve që mund dhe duhej të caktoheshin

për destinacione të tjera. Këtu kemi parasysh edhe shpërblimin e të

përndjekurve politikë. Kërkesat e tyre janë trajtuar si plotësisht të drejta dhe

qeveritë e të gjitha kahjeve, që kanë drejtuar vendin gjatë kësaj periudhe gati

njëzetvjeçare, janë përpjekur të bëjnë diçka në këtë drejtim, pa e zgjidhur dot

problemin plotësisht, deri tani. Por ky “mosrealizim” mendoj se nuk duhet të

shfrytëzohet për të goditur majtas-djathtas dhe për të krijuar përshtypjen se

kemi të bëjmë me një zhgënjim të pafund, apo me mosmbajtje të premtimeve

të dhëna ndaj të përndjekurve politikë. Kuptohet, “as Roma nuk u ndërtua për

një ditë”, por as nuk është gjetur ende ndonjë formë respekti, mirënjohjeje e

nderimi që ta kthejë vetmohimin e djeshëm të idealistëve në paqe shpirtërore

sot, madje në mundësi reale që shlyerja e vuajtjeve t’i afrojë ish të

përndjekurit në procesin e evropianizimit të Shqipërisë. Mbase këto

pamundësi, pa përmendur humbjen e natyrshme të durimit, bëjnë që poezia

t’u nënshtrohet insinuatave apo këmbënguljeve pamfletore se “bijtë e shefave

tanë të djeshëm, janë bërë shefa të bijve tanë", apo që aksh parti (një e më

shumë të tilla) qënkan maska të Partisë së Punës, të drejtuara nga vegla të ish-

Sigurimit famëkeq!

Dihet se një sistem politik i ri ndërtohet mbi të vjetrin, duke u shoqëruar e

përsosur me shndërrime rrënjësore, të gjithëmbarshme. Por kjo nuk

parakupton kurrsesi një proces që ngjan me “tabula rasa”, pra me rrafshimin

e gjithçkaje, sikurse predikonin proletkultasit më 1917, në Rusi. Në këtë

këndvështrim, jo vetëm pasardhësve të krerëve komunistë, por gjithkujt që i

ka shërbyer regjimit diktatorial, - me përjashtim të atyre që kanë bërë krime, -

demokracia nuk ua mohon të drejtën ta rishohin me sy autokritik qëndrimin

vetjak dhe mundësisht, me bindje, të marrin pjesë në ndërtimin e shoqërisë së

re. Lidhur me dukuri e ngjarje të këtij lloji, populli ka fjalën e urtë: “Nga

ferra del trëndafil”, ashtu siç ka edhe të anasjelltën e saj.

Si të gjithë qytetarët shqiptarë, edhe unë ushqej bindjen se poezi me rënie të

papëlqyera, që zgjohen saherë autori i jep përparësi anës tejet materiale të

jetës, në dëm të asaj shpirtërore, duke shformuar idealet për të cilët luftuan

dhe u flijuan mijra bij e bija të kombit, nuk përfaqësojnë veçse diçka

aksidentale, kalimtare.

211

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!