19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

krejt si në barbari. Njeriu ndrydhet sot vetëm në përmasën e vet shoqërore…

Ikim më mirë? Qënka vonë!

Luçiani këqyri sahatin.

- Ora ime paska ngelur, tha. Sa është ora, baba?

- 25!

- Nuk marr vesh, tha Luçiani.

- E marr vesh që s’e merr vesh!. Askush nuk don të marrë vesh! Është ora 25:

ora e qytetërimit evropian. (…)

- Ja, pra, i shitur tek gjermanët, i dashur Moritz! Tha shefi i ekipit duke

qeshur. Pyes veten sa të holla do të kenë bërë hungarezët me lëkurën tënde.

S’më duket se kushton shumë. Do kenë marrë ndonjë arkë me plumba në

këmbim. Kam dëgjuar se gjermanët nuk paguan me të holla. Kanë dhënë

armë e municione. Më shumë se një arkë me municion nuk besoj se kanë

dhënë për ty. Një arkë për të gjitha: lëkurën, kockat, mishin.

Shefi i rrahu supin dhe qeshi sërish:

- Është një çmim mjaft i mirë! Rusët s’do të kishin dhënë kaq: tek ata njerëzit

kushtojnë më lirë.

Personazhi kryesor i romanit është një fshatar i ri rumun, ortodoks, që

zyrtarisht quhet Johann Moritz dhe i shërben priftit të fshatit Fantana

(Shatërvani). Ai kalon parreshtur mes situatash të skajshme, shprehi të

absurditetit të një bote që nuk del dot nga traumat. Kryexhandari i fshatit e

damkos si hebre - ndonëse e di mirë që është rumun i krishterë - që të shtjerë

në dorë Suzanën, bashkëshorten e Johanit. Pasi arratiset në Hungari, Johani

kapet, pandehet spiun rumun dhe torturohet keqas. Më tej internohet në

Gjermani, ku një specialist i epërsisë së racës ariane e sheh si mishërim të

„familjes heroike”. Si roje në një kamp përqëndrimi, Johani ndihmon

arratisjen e një grupi francezësh, mirpo sos ai vetë në një kamp përqëndrimi

amerikan si nazist i dyshuar për krime lufte. Ngjarjet dendësohen në mënyrë

marramendëse dhe heroi i romanit kalon nga njëra fatkeqësi në tjetrën pa u

ndërkryer. Sjellja e tij është një „qeverisje” e qetë, fshatçe, e trandjeve të

fatit. Johani kërkon vendin e vet në një univers ku është gdhirë me një

vetëdije të epërme pafajnie dhe me një kuptim po aq të thellë gjërash e

qëniesh. Ai gjithmonë ka bindjen se ndodhin keqkuptime dhe saherë thirret

për t’u ndëshkuar, sa herë dënohet e nëpërkëmbet, në fakt pret që ta lirojnë.

Sipas kritikut Paul Miclau, në romanin „Ora 25” ravijëzohet një fytyrë e

panjohur e kombit rumun: me një filozofi të lindur, ky duron botën dhe

historinë, duke i çuar në shpinë drejt përjetësisë. Pafajnia e heroit është një

mënyrë të jetuari, për të mbetur i lirë’.

168

208

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!