19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

parë letrare ku pasqyrohet terrori i historisë bashkëkohore, histori e cila për

shumicën dërrmuese të banorëve të globit nënkupton ose vdekjen, ose

shndërrimin e njeriut në makinë, shpërbërjen e personalitetit, çnjerëzimin e

tij”.

Ja disa copëza nga romani për të cilin po flasim:

- Evropa e ka braktisur prej shekujsh tregtinë me skllevër! Ata që u shitën të

fundit ishin zezakët, në Amerikë. Tregtia e skllevërve është e ndaluar në

mbarë rruzullin tokësor. Ligjet e ndalimit të skllavërisë përfaqësojnë një nga

arritjet më të mëdha të qytetërimit tonë. E tani kthejmë orën e historisë

mbrapsht dhe rifillojmë tregtinë me njerëz. Nga shekulli XX gdhihemi të

zhvendosur befas në epokën parakristiane, duke kërcyer mbi Rilindje e

Mesjetë (…) Nuk i lidhin me zinxhirë, sepse s’ka kurrfarë rreziku të

arratisen. Shoqëria moderne ka mënyra të ruajtjes së skllevërve, të cilat

lashtësia nuk i kishte. E kam fjalën jo vetëm për armët dhe telat me gjemba,

me rrymë elektrike vrastare, por edhe për mjetet burokratike: tallonat e

ushqimit, lejet policore që të mund të zesh vend në një hotel, të hipësh në

tren, të shëtisësh në rrugë, apo të shpërngulesh në tjetër qytet. As grekët a

egjiptianët e lashtë nuk do t’i kishin hedhur skllevërit në zinxhirë, po të

kishin pasur teknikat e kontrollit që shpikëm ne. Mirpo skllavëria mbetet e

njëjta. (…)

- Kultura jonë, Luçian, është zhdukur. Ajo kishte tri cilësi: e donte dhe e

respektonte të bukurën – zakon i mësuar nga grekët; e donte dhe e

respektonte të drejtën – zakon i mësuar nga romakët; e donte dhe e

respektonte njeriun – zakon që e mësuam vështirë e tepër me vonesë nga

krishterimi. Vetëm përmes respektimit të këtyre tre simboleve - Njeriu, E

Bukura dhe Drejtësia - kultura jonë perëndimore u bë ajo që ishte. E tani

humbet trashëgiminë më të rëndësishme: respektin ndaj njeriut. Pa këtë

respekt e dashuri, kultura perëndimore nuk mbijeton dot. Ka cofur!

- Njeriu ka njohur gjatë historisë edhe epoka shumë më të errëta se sa e

tanishmja, tha Luçiani. Është djegur në turrën e druve, është flijuar mbi altar,

është thërrmuar me rrotë, është shitur e është trajtuar si send. Nuk është e

drejtë të jemi kaq të ashpër ndaj epokës bashkëkohore.

- Të vërteta këto që thua - shtoi konti. Asokohe, në ato epoka të errëta, njeriu

shpërfillej, teksa barbaria e praktikonte flijimin njerëzor. Mirpo ne patëm

mposhtur barbarinë dhe kishim nisur të çmonim njeriun: kjo epokë sapo kish

filluar. Atëbotë u fanit shoqëria e tanishme, e qytetërimit teknik, dhe gjithë

ç’patëm fituar në shekuj u bë pluhur e hi. Kjo risolli përbuzjen ndaj njeriut,

207

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!