hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

ALARMI HAEMUS ALARMA HÆMUS CONSTANTIN VIRGIL GHEORGHIU Ora 25 (fragmente) „Më 23 gusht 1944, në orën dhjetë të mbrëmjes, emisioni i radios kroate ndërpritet befas. Përcillet një lajm i veçantë. Mbreti i Rumanisë i jep urdhër ushtrisë së vet të dorëzojë armët. Rumania ndalon luftën. Ajo kapitullon pa kushte. Ushtria sovjetike ka pushtuar tashmë mbarë vendin. Rumania është kapur në lak. Kufijtë e saj janë sovjetikisht të mbyllur. Im atë dhe gjithë të mijtë janë kapur. Shpërthej në lotë. Vajtoj gjithë natën. Vigjëloj mbi vdekjen e atdheut tim. Rumania nuk ekziston më. Jam pa atdhe. I mërguar”. Romancier, gazetar dhe prift ortodoks, lindur më 15 shtator 1916 në Razbojeni, rrethi Neamc i Rumanisë. Ndjek mësimet ushtarake në Kishinjev (Moldavi) dhe Cernowitz (Ukrainë) dhe në vitin 1936 regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë të Bukureshtit. Më vonë ndjek Fakultetin e Teologjisë në Hajdelberg (Gjermani). Ndërmjetviteve 1942-1943 është sekretar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rumanisë. Bëhet i njohur si gazetar në periodikun „Timpul” (Koha), ku pat punuar edhe Eminesku. Për shkak të dashurisë me Zambakun e Zi (alias Ecaterina Burbea, me prejardhje hebraike) detyrohet të heqë dorë nga gazetaria. Drama e dashurisë së tij do të përshfaqet në romanin e famshëm „Ora 25” (çifti Trajan Koruga – Eleonora West). Gheorghiu punësohet si diplomat në ish-Jugosllavi nga ku largohet për t’u vendosur përfundimisht në Francë në vitin 1948. Duke ndjekur traditën familjare, priftërohet në vitin 1963 dhe zgjidhet Prift i Madh i Patrikanës Ekumenike të Kostandinopojës, si dhe Ekonom Stavrovor i Kishës Ortodokse Rumune të Parisit. Ka shkruar mbi dyzet vëllime me prozë, ese, kujtime. Romani „Ora 25” u ekranizua nga Hollivudi dhe në rolet kryesore interpretuan Anthony Queen dhe Julie Cristie. Përkthyer në frëngjisht nga Monique Saint-Come, doli nga shtypi në vitin 1949 në Paris dhe njohu një sukses të mbamendshëm. Thelbi i titullit të romanit është: pasi mbyllet koha e natyrshme, shënjuar nga njëzetekatër orët e ditënatës, dyndet Ora 25, ora apokaliptike, barbare, e „qytetërimit të ri evropian”, ku njeriu ka vlerën e një sendi të thjeshtë. Mendimtari dhe shkrimtari i njohur rumun me famë botërore Mircea Eliade është shprehur se „Romani ‚Ora 25’ është vepra e 206

parë letrare ku pasqyrohet terrori i historisë bashkëkohore, histori e cila për shumicën dërrmuese të banorëve të globit nënkupton ose vdekjen, ose shndërrimin e njeriut në makinë, shpërbërjen e personalitetit, çnjerëzimin e tij”. Ja disa copëza nga romani për të cilin po flasim: - Evropa e ka braktisur prej shekujsh tregtinë me skllevër! Ata që u shitën të fundit ishin zezakët, në Amerikë. Tregtia e skllevërve është e ndaluar në mbarë rruzullin tokësor. Ligjet e ndalimit të skllavërisë përfaqësojnë një nga arritjet më të mëdha të qytetërimit tonë. E tani kthejmë orën e historisë mbrapsht dhe rifillojmë tregtinë me njerëz. Nga shekulli XX gdhihemi të zhvendosur befas në epokën parakristiane, duke kërcyer mbi Rilindje e Mesjetë (…) Nuk i lidhin me zinxhirë, sepse s’ka kurrfarë rreziku të arratisen. Shoqëria moderne ka mënyra të ruajtjes së skllevërve, të cilat lashtësia nuk i kishte. E kam fjalën jo vetëm për armët dhe telat me gjemba, me rrymë elektrike vrastare, por edhe për mjetet burokratike: tallonat e ushqimit, lejet policore që të mund të zesh vend në një hotel, të hipësh në tren, të shëtisësh në rrugë, apo të shpërngulesh në tjetër qytet. As grekët a egjiptianët e lashtë nuk do t’i kishin hedhur skllevërit në zinxhirë, po të kishin pasur teknikat e kontrollit që shpikëm ne. Mirpo skllavëria mbetet e njëjta. (…) - Kultura jonë, Luçian, është zhdukur. Ajo kishte tri cilësi: e donte dhe e respektonte të bukurën – zakon i mësuar nga grekët; e donte dhe e respektonte të drejtën – zakon i mësuar nga romakët; e donte dhe e respektonte njeriun – zakon që e mësuam vështirë e tepër me vonesë nga krishterimi. Vetëm përmes respektimit të këtyre tre simboleve - Njeriu, E Bukura dhe Drejtësia - kultura jonë perëndimore u bë ajo që ishte. E tani humbet trashëgiminë më të rëndësishme: respektin ndaj njeriut. Pa këtë respekt e dashuri, kultura perëndimore nuk mbijeton dot. Ka cofur! - Njeriu ka njohur gjatë historisë edhe epoka shumë më të errëta se sa e tanishmja, tha Luçiani. Është djegur në turrën e druve, është flijuar mbi altar, është thërrmuar me rrotë, është shitur e është trajtuar si send. Nuk është e drejtë të jemi kaq të ashpër ndaj epokës bashkëkohore. - Të vërteta këto që thua - shtoi konti. Asokohe, në ato epoka të errëta, njeriu shpërfillej, teksa barbaria e praktikonte flijimin njerëzor. Mirpo ne patëm mposhtur barbarinë dhe kishim nisur të çmonim njeriun: kjo epokë sapo kish filluar. Atëbotë u fanit shoqëria e tanishme, e qytetërimit teknik, dhe gjithë ç’patëm fituar në shekuj u bë pluhur e hi. Kjo risolli përbuzjen ndaj njeriut, 207

ALARMI HAEMUS

ALARMA HÆMUS

CONSTANTIN VIRGIL GHEORGHIU

Ora 25

(fragmente)

„Më 23 gusht 1944, në orën dhjetë të mbrëmjes, emisioni i radios kroate

ndërpritet befas. Përcillet një lajm i veçantë. Mbreti i Rumanisë i jep urdhër

ushtrisë së vet të dorëzojë armët. Rumania ndalon luftën. Ajo kapitullon pa

kushte. Ushtria sovjetike ka pushtuar tashmë mbarë vendin. Rumania është

kapur në lak. Kufijtë e saj janë sovjetikisht të mbyllur. Im atë dhe gjithë të

mijtë janë kapur. Shpërthej në lotë. Vajtoj gjithë natën. Vigjëloj mbi vdekjen

e atdheut tim. Rumania nuk ekziston më. Jam pa atdhe. I mërguar”.

Romancier, gazetar dhe prift ortodoks, lindur më 15 shtator 1916 në

Razbojeni, rrethi Neamc i Rumanisë. Ndjek mësimet ushtarake në Kishinjev

(Moldavi) dhe Cernowitz (Ukrainë) dhe në vitin 1936 regjistrohet në

Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë të Bukureshtit. Më vonë ndjek

Fakultetin e Teologjisë në Hajdelberg (Gjermani). Ndërmjetviteve 1942-1943

është sekretar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rumanisë. Bëhet i njohur

si gazetar në periodikun „Timpul” (Koha), ku pat punuar edhe Eminesku. Për

shkak të dashurisë me Zambakun e Zi (alias Ecaterina Burbea, me prejardhje

hebraike) detyrohet të heqë dorë nga gazetaria. Drama e dashurisë së tij do të

përshfaqet në romanin e famshëm „Ora 25” (çifti Trajan Koruga – Eleonora

West). Gheorghiu punësohet si diplomat në ish-Jugosllavi nga ku largohet

për t’u vendosur përfundimisht në Francë në vitin 1948. Duke ndjekur

traditën familjare, priftërohet në vitin 1963 dhe zgjidhet Prift i Madh i

Patrikanës Ekumenike të Kostandinopojës, si dhe Ekonom Stavrovor i Kishës

Ortodokse Rumune të Parisit. Ka shkruar mbi dyzet vëllime me prozë, ese,

kujtime. Romani „Ora 25” u ekranizua nga Hollivudi dhe në rolet kryesore

interpretuan Anthony Queen dhe Julie Cristie. Përkthyer në frëngjisht nga

Monique Saint-Come, doli nga shtypi në vitin 1949 në Paris dhe njohu një

sukses të mbamendshëm. Thelbi i titullit të romanit është: pasi mbyllet koha

e natyrshme, shënjuar nga njëzetekatër orët e ditënatës, dyndet Ora 25, ora

apokaliptike, barbare, e „qytetërimit të ri evropian”, ku njeriu ka vlerën e një

sendi të thjeshtë. Mendimtari dhe shkrimtari i njohur rumun me famë

botërore Mircea Eliade është shprehur se „Romani ‚Ora 25’ është vepra e

206

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!