19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

do isha i mirëpritur në botën që mendoja të isha kandidat. Por ajo qenie e

ftohtë mu përgjigj:

- Ç’të duhet jeta? Jeta është një zakon i lashtë ndërtuar mbi gurë....eja me ne ,

ne jemi më shumë se këta të gjallët...., më thoshte.

Megjithëse ajo ditë ishte e mbushur me mëri, me uri dhe pa shpresë....Ndjeva

se dikush më trokiti në sy. Dora mu mpi mu bë miza-miza. Këmbët më

morën me vete, larg asaj ftohtësire....

Kështu, mu duk sikur e mbyta mendimin e çasteve të mëparshme brenda

vetes për mos humbur pështjellimin e nderit... bukurinë e fëmijëve.

Unë shikoja gjithë botën. Mbrapa mureve kishte jetë, dëgjoheshin zëra dhe të

qeshura. Dikush ia kishte marrë një kënge rinore. Përtej xhamave të dritareve

dalloheshin kalimtarë dhe çifte të kapur prej krahu. Te sheshi i vogël i

lojërave disa fëmijë po luanin me top. Lart qielli ishte i pastër... Qyteti merrte

frymë gjithandej në mënyrën e vet.

Para meje mu hap një album fotografik. Ja jeta ime fëminore, prindërit, nëna

larguar nga jeta me shumë dhimbje. Në album fëmijët, dy engjëj prej mishi

dhe gjakut tim. Po...ata një ditë do të rriten, do kërkojnë, do pyesin se kujt i

pata borxh a frikë.

Albumi shfletohet radhë-radhë, por shumica e faqeve është e pastër, e bardhë,

ende të pa shkelura.

Unë ndjeja gjithçka... ndjeja atë që quhet jetë... Fëmijët do rriten do

burrërohen do bëhen prindër. Në ditë feste dhe gëzimi ata me mall do shtojnë

fletët e albumit... Plotë shok e miq. Unë do u gëzohem luleve të jetës,

mbesave dhe nipërve. Një dashuri më e fuqishme do më pushtoj shpirtin,

dashuria për njeriun, për të bukurën, për të ardhmen, dëshira për të jetuar i

dobishëm, për të pasur një jetë timen, pa luspa dhe rrudha.

Megjithëse nuk shpëton dot nga lotët e luleve dhe të gjakut- jeta përsëri është

shumë e dashur. A nuk duhet kjo jetë...?

Duke menduar për të ardhmen, për atë që na takon të gjithëve, një lëngë drite

më qasesh nëpër sytë. Shpesh mendojmë se ne duhet të besojmë për ato gjëra

që nuk ekzistojnë...por jo...! Pasi ato (që vetëm ekzistojnë si hije) e humbasin

shijen e së vërtetës. Dhe që nga ky çast iu betova vetes se:

Nuk do Vdisja Kurrë....!!

Asnjeri nuk duhet të vdes i padobishëm... Ashtu si Dielli... dhe jeta është një

diell...!

Ishte pranverë, ajri ishte shumë i ëmbël, më i ëmbël dhe më i pastër se më

par.Njerëzit kishin dalë të gjithë nëpër rrugë, buzë detit.

Një diell i vogël po ngjitej mes gjelbërimit të ullinjve drejt bregut të detit.

Lart qielli ishte qëmtuar nga retë. Qyteti gumëzhinte gëzueshëm së bashku

me kalimtarët dhe me shpirtrat e tyre kacavirurë rrugëve të jetës. Ora e

madhe e Markatos tregonte në çdo çast orën e saktë...

Vlorë, 1-10-2005

205

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!