19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

AUDACES FORTUNA JUVAT 52

ARQILE V. GJATA

Asnjeri mos të vdesë i pa dobi

- Një esse për jetën -

Shpesh hedh shikimin në kohën e ikur të jetës ngarkuar me mall dhe ngjyra të

domosdoshme të cilat nuk na përsëriten më. Ajo iku dhe la pas një mal me

dituri, pse jo dhe prapsira. Në jetë dhe pse ka më shumë lot se gjak, ti ke

pjesën tënde, ke emrin tënd.... që akoma nuk e di kur do e mësosh me saktësi,

pjesën dhe vlerën e vetvetes.

Në këto çaste nuk e kuptoja atë përzierje heshtjesh ardhur deri në trupin tim

për faj të shpirtit. Ajo kohë më shkëlqen si yll e mi ndriçon kujtimet, që

s’jemi në gjendje t’i shikojmë në fytyrë. Kujtimet janë rrëfenjza që s’kanë

vlerë, veç për mua deri për sa të jemi të dobishëm.

Kisha dëgjuar, që kur je i pikëlluar, i dobët, i drithëruar për një fjalë të mirë,

do të gjendet afër një shok, një mik, apo një gjysmë shprese. Ato kujtime

marrin kuptim tani që i kujtojmë dhe padyshim tani që kërkon t’i ngjitësh në

një copë letër me bojë, që duhen vite të harrohen.

E gjithë kjo histori, që dua të tregoj më shumë për njerëzit e mi se sa për vete,

nga goja e hiçit i grindur me veten mu ngjall një dëshirë për të qarë !! Të

qarët të lehtëson shpirtin, ta shkul nga mendimi, atë veprim që ke ndërmend

të kryesh. Njeriu ka nevojë të qaj....ky fenomen të jep të drejtë, të ngushëllon,

është një mik në çaste të vështira kur të krijohet një lëmsh hidhërimi brenda

shpirtit për ta vënë trupin në lëvizje për jetën.

Në këto çaste që ndodhte kjo histori, më dukej vetja si i balsamosur në

ambientet e lokalit ku punoja. Askush nuk e dinte çfarë do ndodhte brenda

meje, kurrkush nuk më shikonte se çfarë shpikje do bëja...Kisha muaj që roja

përgjysmë, por ndjeja se dikush po mi hiqte ditët për poshtë këmbëve dhe se

po firoja mendërisht. Mendimet po gërgateshin në atë që, jeta dhe vdekja janë

binjak dhe, që nuk e di kush nga të dyja është më e lumtur..? Dhe jetën dhe

vdekjen nuk i ndal dot askush, ato ekzistojnë, ndërthuren me njëra tjetrën,

marrin eksperiencë prej mendimit të tyre dhe bashkëjetojnë brenda kohës, e

kërkojnë njëra tjetrën brenda fisit, shoqërisë dhe botës.

Pran meje në këto çaste ndodhej një ‘’qenie e gjallë’’ që mund të më

ndihmonte për këto mendime...E mbaja në duar dhe... po e ledhatoja, doja ta

pyesja se si mund të kisha sa më pak dhimbje, deformime në fytyrë dhe në se

52 Fati mban anën e guximtarëve / Destinul ţine partea curajoşilor – lat.

204

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!