19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nuk mundja pa të. Po dalëngadalë u mësova. Filloi të më pëlqente. Në

mbrëmje, kur i jepja të pinte, vishja fustanin e nusërisë, vija rruazat, ulja

dritën e llampës, pudrosja gjinjtë dhe i lyeja me buzkuq. Lija mënjanë edhe

trishtimet, duke menduar se gjithsesi do ta shante ndonjëri ndonjëherë e do ta

kthente mbrapsht në të s’ëmës. Isha e re dhe ende në fëmijën e parë. Ç’të

bësh. Kur mbushi dy muaj, i vizatoja qime nën sqetull, në mjekër, kudo ku

s’kishte. Ia vizatoja me lapsin e syve. Ai rrinte i qetë dhe fërrmonte. Nuk mi’i

ndante sytë.

Nëna është nikoqire. Ajo e ruan sheqerin në gotat e një sytjeni të vjetër, të

zverdhur, të kapur me dy gozhda pas murit. Se vetëm kësisoj ëmbëlsohet një

tenxhere e tërë qumështi me një lugëz të vetme sheqeri. Biri i mamkës. Ti s’e

di. Por kur mbushe 13 vjeç, erdhe në shtëpi me një kafaz të madh, sa ti në

këmbë. Dhe që atëhere, çdo vit, për ditëlindjen tënde dhe timen, dyndesh, të

shtyjmë edhe ne, se sikur don të hysh edhe tani në atë kafaz. Dhe na lexon që

atje brenda gazetën dhe mundohesh të ulërish ndaj nesh siç ulërije kur dole

nga unë. Ne të dëgjojmë, të puthim, të urojmë përshumëvjet gëzuar dhe

platitesh. E di unë se njëherë do të arrish të bëhesh poet i shquar. Punë e

madhe se nuk të duan femrat dhe të dridhet dora kur e shpie lugën në gojë.

Punë e madhe se duhet të ta kujtoj unë se si e quajnë tët motër saherë kërkon

ta thërresësh nëpër shtëpi. Punë e madhe se ti je ende me një këmbë te jot

ëmë kur të tjerët kanë arritur tashmë me një këmbë në varr. Mos e çaj kokën,

bir i mamit. Do t’ua tregosh ti qejfin atyre. Do të të varrosin. Me shërbesë,

me lotë, siç është zakoni. Por pas tri-katër ditësh, unë do të kërkoj të të shoh

pakëz, të të nxjerrin pak që atje. Dhe do të jetë qivuri bosh. Dhe brenda tij, në

muret e tij: vetëm shënime nga ato të ndyrat, si në nevojtoret publike. Mos e

çaj kokën, biri i mamit. S’ke ç’bën. Nuk je bërë për këtë botë.

Pema gjenealogjike

Të dielën në varrezë vijnë shumë njerëz. Shumë njerëz hyjnë e dalin nga varri

si shtëpi i familjes sonë, që ka dy porta: një për burra, një për gra. Kur s'e

sheh njeri, gjyshja hyn nga burrat, që të bëjë muhabet me tim atë, me tim

gjysh.

Pema gjenealogjike e familjes Popesku është madhështore. Ajo rritet në

parkun Çishmixhiu, pranë liqenit. Gjithnjë është e stolisur me llampa e lulka

dhe rri shartuar me një shtyllë telegrafi. Në degët e saj kam varur ca lodra dhe

fruta porcelani. Në lëvozhgën e saj kam gërvishtur me një thikëz: "Popesku +

Dana + Kristi + mami = LOVE"

Kur isha i vogël, kisha një nënkrejse të madhe, të butë, të ngrohtë, mbushur

me tul buke. Dhe e luta mamanë të më qepte shumë feta buke njëra me

tjetrën, që të kem edhe një jorgan. E dija unë që femrat janë gjithë tul,

prandaj janë kaq të ngrohta e të buta.

188

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!