19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

OAZI I PËRKTHYESIT

OAZA TRADUCĂTORULUI

CRISTIAN POPESCU

(1959-1995)

Këshilla nga nëna

Kristianin apo Kristin duhet ta kuptoni. Shumë gjëra thotë për ne, por mos ia

merrni me gjithë mend. Ai na do dhe na nderon. Por edhe ne kemi pasur

gjithmonë besim në talentin e tij. Kur shkruan për mua se jam koketë dhe se

ai nuk mbledh ku të mundet jo vetëm ngjyrosëse për thonjtë e mi, por edhe

njëfarë boje të trëndafiltë, që të mos prishim pará për pudër e buzkuq - këtë e

thotë ashtu me mirësjellje dhe, në të vërtetë, kujdeset për kursimet e mia. I

tillë është ai. Nuk është bërë për këtë botë. Në të vërtetë, unë mbaj një pjesë

të madhe të fajit: atëhere, gjatë atyre nëntë muajve, sa e mbaja në bark, s’kam

parë veçse ëndrra erotike. Natë për natë. Nuk flinte me kast, që t’i shikonte

ato ëndrra. Ndjeja se si rrekej të më shtrëngonte në krahë që përbrenda, por

s’kishte i gjori ku të kapej. Dhe më binte me shkelma, siç bëjnë rrugaçët

nëpër filma, në sallën e kinemasë, kur ndërpritet zëri. Ç’të bësh. Ç’mund të

bëhet tani? Kam dëgjuar se po vdiqe në gjumë, ëndrra mbetet atje, mes

tëmthave, si një kristal. Do ta le me gojë të ma nxjerrin me kujdes, të mos e

thyejnë, që ta shohë Kristiani sa herë të dojë. Se më kot shtrëngon femra pa

hesap në krahë. Kam lexuar edhe nëpër libra. Kot. Kështu që ëndrrën time të

fundit po ia le atij.

Duhet ta kuptoni. Të mos e merrni me gjithë mend. Në ju thëntë se jam gati

të ruaj në një qeskë bishtat e cigareve të mia që kur isha e re, bishtat e ndotur

me buzkuq, dhe kur e braktis ndonjëra ia jap atij që t’i puthë fshehurazi që të

platitet, duhet të mendoni se është i vetmuar. Nuk dinim ç’të bënim me të.

Nuk nxjerr një fjalë goje për ditë me radhë. Gjithmonë i kam thënë: “Biri i

mamit, mos e vrit kaq shumë mendjen. Se të laj e të hekuros, se po sipas

kokës tënde jeton, se kam sakrifikuar jetën. E di unë se çfarë ndodh pasi vdes.

Me të arritur atje, fillon të rinohesh. Po jo dosido. Por ata vite që t’i plakin

fëmijët, të rinojnë ty. Po brenda familjes. Kur ti të letohesh, unë do të jem

tërë nur, e bukur, dhe do të më dojë prapë yt atë, si njëherë e një kohë. Mos e

vrit mendjen se po sjell pak pará në shtëpi. Ç’të bësh. S’ke ç’bën.

Nëna ime është e kujdesshme. Kur pres bukën, ajo e mbështjell me cohë dhe

kur e thyej, ajo e ve menjëherë në allçi.

Pasi Kristi doli nga unë, ndjehesha ashtu, e gjymtë, uloke dhe do ta kisha

paguar sadoqoftë një doktor të më presë e të më ndehë një protezë në bark.

187

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!