hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

REGJISORI Sipas jush, kjo çështje e vuri në lak? MAESTROJA Në mos ishte kjo kryesorja, me këtë atij iu plotësua ai helm që ta shpinte në vetëkryqëzim, në varr. REGJISORI E tmerrshme dhe mjaft e çuditshme... MAESTROJA E vërtetë. Ishte një i ri, i pamësuar me kurvëritë e jetës. S’e kishte menduar se mund ta tradhtonte ajo aq keq. REGJISORI E kuptueshme. Një femër të tillë shumë kush do të dëshironte ta kishte në shtrat. MAESTROJA Një femër të bukur do të mund ta dëshironte, por ndoshta jo edhe një lavire, një lavire që ta ha kryet. REGJISORI Gjërat e bukura e të shtrenjta gjithmonë e kanë çmimin e lartë. MAESTROJA Këto e joshën djaloshin. Këto e dehën pamëshirshëm dhe e tërhoqën drejt humnerës së fatit të vet. Por fatkeqësia tjetër është se me këto shkaqe është e vështirë t’i bindësh më të afërmit e tij. Ata do të dëshironin të ëndërronin gjithmonë për të një nuse të ndershme. REGJISORI Po. Me një nuse të tillë ai mund të martohej vetëm në ëndrra, siç edhe mund të supozohet se u martua. Me një nuse të tillë të përsosur mund të martohet vetëm në parajsën e vet, ku pushon tashmë shpirti i tij, dritë pastë! MAESTROJA Medet për jetën që tretet në humbëtirat e fatit tonë. Ajme që nuk dimë çka mund të na presë në të ardhmen!... REGJISORI Megjithatë, po thonë, se e korrim vetëm atë që e mbjellim. Qoftë në gjyqin e tokës, qoftë në Gjyqin e Qiellit, vetë duhet të përgjigjemi për veprimet tona. 184

MAESTROJA Para pritjes, apo pas pritjes? REGJISORI Kam dëgjuar të thonë se ëndrrat më të bukura ndodhin në pritje, ndërsa pas pritjes ndodh zhgënjimi. MAESTROJA Me çka mund ta përmbushim atëherë zbrazëtinë?! Ne prisnim të na kthehet kuptimi i jetës e po na kthehet sall trishtimi. Sall trishtimi ka qenë vizitori më i shpeshtë dhe më besnik i këtyre anëve. A di kush të më thotë kah po rrokulliset guri i fatit tonë, Imzot? SHPRESA (Hyn me rrëmbim) Vraponi shpejt, se një i ri, i dëshpëruar nga jeta, po do të hidhet nga kulmi i një ndërtese shumëkatëshe, që t’i japë fund!... (Ndërsa errësohet skena, dalin me rrëmbim) NË VEND TË EPILOGUT (Nuk dihej kush ia kishte vjedhur qetësinë. Qetësia e të vdekurit nuk i ishte dashur, por ky shqetësim e kishte gërryer së brendshmi. Bardhyli, shpeshherë e kishte pyetur veten: njeriu lindet me shqetësimin, apo atë e përfton nga trandjet e shpirtit? Një kohë kish qenë i qetë, në ekuilibër, plot vetë-besim, por diçka ishte shprishur brenda tij. Një gjendje e rëndë, depresive, e kish bërë të dilte jashtë lëkure. Ndoshta Bardhyli kishte kërkuar edhe të rritej, të zgjerohej, ta ndërrojë fatin e tij.) “Kam kërkuar të shkel në truallin e së panjohurës. Kam dashur dhe kam synuar ta kapërcej vetveten”, kishte thënë në një rast. (Ndoshta ishte dashur të pyesë edhe për gjëra të tjera: qerren e jetës a e drejtojmë vetëm për vete, apo edhe për të tjerët? Kështu kishte hyrë në pyllin e dilemave, edhe pse jo verbërisht. Kështu kishte hyrë në mjegullën e meditimeve si oshënari dyfytyrësh: si ai që jeton i lumtur duke hequr dorë nga gëzimet e jetës e herë si ai që pendohet për një dorëheqje të tillë. Në rrjedhën e këtyre përsiatjeve Bardhyli një ditë kishte pyetur pa ngurrim, pa turp dhe plot vetëdije: mos ia kishte vjedhur qetësinë dikujt? Ndonëse 185

MAESTROJA

Para pritjes, apo pas pritjes?

REGJISORI

Kam dëgjuar të thonë se ëndrrat më të bukura ndodhin në pritje, ndërsa pas

pritjes ndodh zhgënjimi.

MAESTROJA

Me çka mund ta përmbushim atëherë zbrazëtinë?! Ne prisnim të na kthehet

kuptimi i jetës e po na kthehet sall trishtimi. Sall trishtimi ka qenë vizitori më

i shpeshtë dhe më besnik i këtyre anëve. A di kush të më thotë kah po

rrokulliset guri i fatit tonë, Imzot?

SHPRESA

(Hyn me rrëmbim)

Vraponi shpejt, se një i ri, i dëshpëruar nga jeta, po do të hidhet nga kulmi i

një ndërtese shumëkatëshe, që t’i japë fund!...

(Ndërsa errësohet skena, dalin me rrëmbim)

NË VEND TË EPILOGUT

(Nuk dihej kush ia kishte vjedhur qetësinë. Qetësia e të vdekurit nuk i ishte

dashur, por ky shqetësim e kishte gërryer së brendshmi. Bardhyli, shpeshherë

e kishte pyetur veten: njeriu lindet me shqetësimin, apo atë e përfton nga

trandjet e shpirtit?

Një kohë kish qenë i qetë, në ekuilibër, plot vetë-besim, por diçka ishte

shprishur brenda tij. Një gjendje e rëndë, depresive, e kish bërë të dilte jashtë

lëkure.

Ndoshta Bardhyli kishte kërkuar edhe të rritej, të zgjerohej, ta ndërrojë fatin e

tij.)

“Kam kërkuar të shkel në truallin e së panjohurës. Kam dashur dhe kam

synuar ta kapërcej vetveten”, kishte thënë në një rast.

(Ndoshta ishte dashur të pyesë edhe për gjëra të tjera: qerren e jetës a e

drejtojmë vetëm për vete, apo edhe për të tjerët? Kështu kishte hyrë në pyllin

e dilemave, edhe pse jo verbërisht. Kështu kishte hyrë në mjegullën e

meditimeve si oshënari dyfytyrësh: si ai që jeton i lumtur duke hequr dorë

nga gëzimet e jetës e herë si ai që pendohet për një dorëheqje të tillë.

Në rrjedhën e këtyre përsiatjeve Bardhyli një ditë kishte pyetur pa ngurrim,

pa turp dhe plot vetëdije: mos ia kishte vjedhur qetësinë dikujt? Ndonëse

185

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!