19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Pse të mos vazhdojmë përderisa publiku po pret?

REGJISORI

Ata vanë e më s’u kthyen. Por, çështja e vetëvrasjes së Bardhylit, sa

interesante dhe e dhimbshme, po mbetet mjaft enigmatike.

MAESTROJA

Ai thonë se e donte Lirinë. E donte aq tepër, sa nuk mund të shpjegohet.

REGJISORI

A ia kishte shfaqur dashurinë Lirisë?!

MAESTROJA

Thonë se jo vetëm që ia shfaqi dashurinë asaj, por edhe luftoi për të.

REGJISORI

Atëherë ç’ndodhi?

MAESTROJA

Ah, femra është si jeta, si fati, si vetë hija. Kur e ndjek, të ik. Kur i ikën, të

ndjek pas.

REGJISORI

Ç’doni të thoni me këtë?

MAESTROJA

Ajo ishte një vashë e bukur, tepër e bukur dhe joshëse për djaloshin. Por,

meqë ishte e bukur, i joshte edhe të tjerët, pothuajse të gjithë. Bukuria dhe

sjellja e saj aq shumë u keqkuptuan, saqë ajo ngjante në një lavire.

REGJISORI

Me një lavire?!

MAESTROJA

Pikërisht. Mbase mund të ishte, siç e përmenda më parë, edhe keqkuptim. Por

krijohej përshtypja se kush çohej më herët asaj mund t’i falte puthje, kush

mundej më parë ia ndrydhte gjinjtë, cilit t’i jepej rasti do të mund t’ia përvilte

fustanin, kush të vinte në radhë i pari mund ta pallonte.

REGJISORI

Dhe?

MAESTROJA

182

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!