19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

(Errësohet skena)

V. (DASHNORËT E LIRISË)

REGJISORI, MAESTROJA, SHPRESA, Hija e BARDHYLIT

Mund të mbetet i njëjti dekor i skenës nga Pamja paraprake. Në qendër të

këtij ambienti restoranti janë Regjisori dhe Maestroja. Pozita e tyre mund të

ujdiset në vendet më të përshtatshme për skenën, qoftë në ulëse të larta që

vendosen afër shangut e me fytyra të kthyera kah publiku, qoftë rreth një

tryeze. Ata (...) në fillim ndodhen si të hutuar, më pas si të huaj, për të krijuar

një atmosferë të pazakontë, si ata njerëzit kur ndiejnë nevojë të dalin nga

anonimiteti në një hapësirë ku askush për ta nuk i jep pesë pará. Megjithatë,

ata janë pjesë e shtjellës së kësaj drame-antidramë dhe, si të tillë, ndiejnë

nevojë të dialogojnë për problemin e është bërë tashmë jo vetëm çështje

sociale, por edhe një fenomen. Sado dikujt mund t’i duket normal, ai

përbrenda e ka hidhësinë e tmerrin. Mos është goditje e Providencës për

larje mëkatesh, apo?!...

Hija e BARDHYLIT

Kush e kishte mbjellë bimën e frikës në zemrën time? Sa herë nuk dukej

dielli, hijet e dendësonin terrin në gjakun tim. Ai terr shpeshtohej në gjakun e

damarëve dhe në gjakun e mendimeve. Që kur binte gjysmëterri, a muzgu i

sëmurë, mbi dashurinë, më shfaqeshin lloj-lloj formash të frikshme. E dija se

frika ime u jepte atyre formë dhe fuqi. Ajo bartej në trajta amorfe dhe më

linte të zbrazët. Rreth meje lulëzonin ferrat e skëterrës, ferrat e dhembjes.

Mbase dikush kishte dashur të m’i ndërronte disa germa në Librin e Fatit. E

pyesja veten, meqë nuk kisha kë tjetër ta pyesja, kush e vari pikëllimin në

germat e librit të jetës sime?

Pse më krijove, Imzot: për t’u çuditur unë me të tjerët, apo të tjerët me mua?

E di se këtë klithje nuk do ta lëshoja po të mos përplasesha tatëpjetës së jetës

së dëshpërimit tim, po të mos më gulçonte ankthi i mëdyshjeve ekzistenciale,

po të mos ma ngjyroste fytyrën tisi i melankolisë, po të mos më derdhej në

shpirt shiu i pikëllimit, po të mos më shtypte qielli i paanë i Kosovës. Këtë

shqetësim mbase nuk do ta nyjëtoja po të mos më perëndonte dielli i fatit

andej bregut të shpresës. M’u bë se u err jashtë e u err brenda. Mbase vetëm

kur u err brenda, terri u përhap edhe përjashta. Obobo!!!

REGJISORI

(Ngrihet nga vendi ku qëndron i ulur në publik)

Maestro, a mund të vazhdojmë?

MAESTROJA

181

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!