19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Çudi e çudirave. Nuk e di a e kishte paraparë autori ikjen e Misionarit dhe të

atyre dy zonjave në tekstin e kësaj drame-antidramë!

MAESTROJA

Misionarët, në përfundim të misionit, zakonisht kthehen në vendet nga kanë

ardhur. Lidhur me këtë çështje, prandaj, s’ka asgjë për t’u habitur.

REGJISORI

Por ai sikur la një porosi, që kishte të bënte me diçka brengosëse. Ishte një

vërejtje që m’u duk se rëndonte...

MAESTROJA

La një porosi të rëndë, ashtu siç është e rëndë e vërteta, ashtu siç është i

ashpër realiteti ynë, së paku.

REGJISORI

Na e kujtoi një bombë të dëshpërimit që dikush e ka kurdisur të shpërthejë

midis nesh... Obobo!!!

MAESTROJA

Sigurisht që me kumtin e tij bëri mirë, sepse, pavarësisht prej autorit,

autoritetit a fajtorit, të asaj që e tha... ne jemi të prirur që më tepër t’i besojmë

një të huaji.

REGJISORI

(Si në shaka)

Priti tash protestat...

MAESTROJA

Tek ne gjithkush është mjeshtër për t’i asgjësuar këto “bomba”, përveç

mjeshtërve të vërtetë. Secili, fundja, e kemi për detyrë të bëjmë nga një punë

të mirë. Ndoshta vetëm kështu mund t’i kthejmë Shpresën e Dashurinë midis

nesh.

REGJISORI

Ah, vetëm tash po e shoh dhe po e ndiej zbrazëtinë...

MAESTROJA

Varet për çfarë zbrazëtie e ke fjalën. Zbrazëtia e jashtme edhe përpihet

diqysh, por ajo e brendshmja, ajo gërryen...

REGJISORI

Megjithatë, mua më duhet ta shtjelloj më tej këtë dramë-antidramë.

178

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!