19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nuk është hequr e tërë errësira nga ky vend. Sa herë nuk ka ndriçim, errësira

mbetet e pranishme.

DASHURIA

Diçka po i rrënon disa shpirtra. Ata që po ia marrin jetën vetes sikur kanë

vënë alarmin. Pse po iu lëviz trualli ndër këmbë këtyre njerëzve, a mund ta

shpjegoni hirësi? Ç’është ky vetëkryqëzim i paparë ndonjëherë ndër ne?

Dëgjohen ezani i hoxhës dhe kambanat e kishës në të njëjtën kohë.

MISIONARI

Ky veterrësim dhe vetëdënim është brengosës, sepse nuk thuhet kot se një

njeri është i tërë njerëzimi. Megjithatë le të lutemi që t’i falë Krijuesi.

Prandaj, nëse njëqind herë do të rrëzohemi, edhe njëqind e një herë do të

duhej të ngriheshim. Besoj dhe madje ngulmoj se detyrë e qeverisë suaj

mbetet asgjësimi i bombës së dëshpërimit, që dikush ua pat kurdisur.

(Errësohet skena)

IV. (IKJA NGA VETJA)

REGJISORI, MAESTROJA, Hija e BARDHYLIT

Skena e pamjes së parë. I njëjti dekor, përveçse është dendësuar zbrazëtia.

Me mëtimin për ta zhdrivilluar perin e lëmshit të shfaqjes, Regjisori e

Maestroja sikur mbesin padashur të ngujuar në shfaqje për të shpjeguar

ç’ndodhi dhe deri ku shkuan zhvillimet e shfaqjes. Më i habitur në këtë rast

është Regjisori, të cilit sikur i ka ikur situata nga kontrolli. Në këta dialogë,

megjithatë, sikur rivendoset “rendi” pasi inkuadrohen në shtjellimin e temës

së dramës-antidramës. Kjo bëhet veçmas me shkrirjen e bisedës së tyre në

çështjet thelbësore të shfaqjes. Një muzikë e lehtë sikur i mbush disa nga

zbrazëtitë evidente.

Hija e BARDHYLIT

Jam ngushtuar së tepërmi. Ngushtë më bie lëkura, ngushtë më bie bota,

ngushtë më bie kozmosi, ngushtë më bie liria... Ka kohë që s’kam qeshur, ka

kohë që s’kam kënduar, ka kohë që botën e shoh të pikturuar në ngjyrat e

zymtisë. Ka kohë që dhembjet e shpirtit më zgjojnë nga gjumi, nga ai gjumë

me ëndrra të këqija. Frika për jetën, për të ardhmen më është bërë

veshmbathje! Kam harruar të jetoj. Jeta po ndodh pa mua. Pema e jetës po i

çel sall lulet e pikëllimit. Pema e jetës po i lidh e po i pjek sall frutat e

hidhura të dëshpërimit.

176

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!