19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

MAESTROJA

(Nga prapaskena)

Skena është për Misionarin dhe për personazhin e ri që do të dalë në shfaqje.

MISIONARI

(Dashurisë)

Ku je, më e mira e të mirave?

DASHURIA

Unë edhe kur jam nuk e di se si më duket se nuk jam. Nuk di si t’ua them,

hirësi, nuk jam për vete apo për të tjerët.

MISIONARI

E di, e di. Të gjithë ankoheni te unë. Madje, edhe para se të ankoheni, sikur

do të më jepni shenjë se çdo gjë duhet ta ndreq unë.

DASHURIA

Nga një Misionar gjithsesi se do të pritej një gjë e tillë.

MISIONARI

Mirëpo disave, m’është mbushur mendja, se do të duhej t’ua rregulloja edhe

jetën në shtrat. E atë nuk e bëj dot. Jo vetëm se nuk e bëj, por madje edhe

sikur ta kisha në dorë nuk do të kishte kuptim ta bëja.

DASHURIA

Por po m’duket se po harroni hirësi se investimi në lumturinë e të tjerëve

është investim në lumturinë e vetes.

MISIONARI

Keni të drejtë kur filozofoni kështu. Por një gjë është duhet ta dijë edhe ai që

nuk e di: shpresat duhen varur vetëm te vetja. Më duket se është thënie e një

shkrimtari gjerman.

DASHURIA

Si mund ta thoni një gjë të tillë për një vend që doli i rrënuar nga lufta, për

një vend me plagë të hapura, me qenie të dashura që ende nuk dihet ku iu

kanë mbetur eshtrat.

MISIONARI

Desha ta them vërtetësinë e hidhur, a vërtetësinë e vërtetë. Fëmijët presin

gjithmonë nga të tjerët: edhe mbrojtje, edhe mbështetje... Të rriturit, të

pjekurit do të duhej të zbatonin një tjetër filozofi të jetës.

173

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!